Një deputet ukrainas i përfshirë në një hetim për korrupsion ka humbur jetën në një taksi të premten në rrethana të çuditshme.
Policia ukrainase ka konfirmuar se ka nisur një hetim për vdekjen e 33-vjeçarit Anton Polyakov. Në një deklaratë, policia konfirmoi paraprakisht se 33 vjeçari papritur ishte ndjerë keq në taksi. Mjekët e ambulancës u përpoqën ta sillnin në jetë, por nuk ia dolën.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Kiev tha se Polyakov u gjet pa ndjenja në sediljen e pasme të një taksie, të cilën policia e ndaloi për shkak të shkeljeve të trafikut.
Policia ka konfiskuar disa dokumenta, një celular dhe paratë, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.