Ish-zv.ministri: Sa energji prodhon Shqipëria dhe pse po rriten çmimet. Ja pse nuk duheshin shitur hidrocentralet

11 Tetor 2021, 19:30Ekonomia TEMA

Ish-zv.ministri i Energjetikës, Pajtim Bello ka folur në emisionin “Zona Zero” në Top News, për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe për rritjen e pritshme të çmimit të energjisë.

Bello tha se Shqipëria i siguron vetë 80% të nevojave për energji elektrike, por është bërë gabim me shitjen e hidrocentraleve.

“Ende nuk ka rrijte të çmimit të energjisë. Ka trokitje që mund të shkohet në një rritje të çmimit të energjisë elektrike. Aktualisht ka rritje të gazit dhe karburanteve. 

Tregu i jashtëm është tërësisht i çrregulluar. Rritja e kërkesës për energji, ka bërë që të kemi rrijte të gazit dhe naftës. Me ardhjen e dimrit rritet edhe më tej nevoja për gaz. 

Të gjithë po kërkojnë të krijojnë stok energjetik, prandaj çmimet u rriten. Ne nuk jemi të lidhur me gazin, por ne blejmë energji elektrike.

Vendi ynë, me gjithë HEC-et private siguron 80% të energjisë. Problemi është se ne detyrohemi të eksportojmë kur ka shumë reshje, dhe importojmë në periudhat e thata. Qeveria nuk duhet të lejojë që kriza energjetike, të gjenerojë kriza të tjera. Nuk duheshin shitur hidrocentralet.

Këta politikanët që flasin për situatën energjetike, thonë gjëra të çuditshme”, tha eksperti Bello.

16 komente në “Ish-zv.ministri: Sa energji prodhon Shqipëria dhe pse po rriten çmimet. Ja pse nuk duheshin shitur hidrocentralet”

  1. Samiu says:

    Po ky qe flet , po te hapni letrat ka qene zv minister kur jane shitur HEC et, mos te thene ka qene minister dhe ja dha Italianeve per nje cope buke.
    Yy zorraxhi, njeri…

    1. vezhguesi says:

      Samiu-HEC-et ju shiten Kurumit dhe jo italianeve (ketu behet fjale per HEC-et e Ulzes dhe Shkopetit. Nje gabim tjeter eshte kur tha se zoti Bello ishte zv minister kur u shiten keto HEC-e. Ne fakt, Pajtim Bello, te cilin e njoh personalisht per me shume se 30 vjetesh, ka qene gjithmone kunder shitjes se HEC-eve, te cilet u shiten prej Qeverise Berisha dhe jo prej socialisteve, ne qeverine e te cileve zoti Bello ka sherbyer si Zv Minister. Ai nuk ka qene kurre Minister, sic thoni juve. Ai gjithmone ka mbajtur postin e Zv ministrit.
      Para se te ngresh akuza, informohu dhe mos merr kot si pushka e jevgut. Si do te te vinte ty, sikur te te akuzonin kot fare nga individe te pa informuar?

      1. Realisti says:

        Samiut nuk i behet gje se kush e akuzon se ai nuk ka patur nuk ka per te patur kurre cipe. Ai ben pjese ne klubin KCK. Thjesht hedh bomba tymi qe te fsheje antaresine…

  2. ska problem says:

    Kush jua la keto veprat nena k…. e apo babai b….. r ju doni qe te cohet ja pese minuta ai babloku pa shihni ku i harroni grate

  3. erandi says:

    E besoni qe ky Pajtim BOLJA do te vepronte ndryshe… Keta te gjith jane te pa fytyre por nje gje eshte e vertete qe ne energjitke jane bere investime te dukeshme dhe ne kohen e keti pallesvkabinat elektrike ishin pa dyer e jo me per ndonje investim.
    Nje gje eshte e vertete qe nuk eshte bere ne energjitike SKAVICA, ky eshte regullatori i energjitikes.

    1. specialisti says:

      erandi-per hir te se vertetes, “bole” po tregoshe ti, me gomarlleqet qe shkruan.
      Ne fakt, investimet me te medha ne energjitike jane bere pikerisht ne kohen kur zoti Bello ka qene zv Minister dhe njekohesisht dhe kryetar i keshillit mbikqyres te KESH-it.
      Sa i perket, Skavices, ai hidrocentral eshte teper i nevojshem si regullator sic thoni edhe juve, por ka probleme me shpronesimet ne Maqedoni.
      Kane qene pikerisht keto shpronesime jashte kufinjve te vendit tone qe kane penguar ndertimin e tij qe ne kohen e Enverit, pasi Jugosllavia ne ate kohe kerkonte demshperblime jashte cdo lloj llogjike ekonomike per te lejuar permbutjen e territoreve te saja, qe per hir te se vertetes, jane toka shterpe dhe zallishte. Aresyeja e vertete ishte se ndertimi Skavices, me te cilin jam marre vete per shume vite, e bente Shqiperine te pamvarur nga pikpamja energjitike dhe kjo, natyrisht nuk u leverdiste jugosllaveve.

  4. Mali says:

    nuk ju kuptoj zoterinj. Perse iu djeg kur denoncohet shitja e hidrocentraleve Ulez, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 prej ciftit Berisha-Meta? Nese ju mendoni se eshte bere mire qe jane shitur keta hidrocentrale atehere thuajeni hapur. Nuk kini perse merreni me sharje dhe fjale banale, kjo eshte dobesi e njerezve kr nuk kane nje mendim apo argument. Kur dikush shkruan me emer edhe oponenca te behet po me emra jo nen petka te tjera!.. Une pershendes z.bello per kete denoncim. Mali

  5. Ndertusi i H/C says:

    Hidrocentralet e Ulzes, Shkopetit dhe te Bistrices 1 e 2 jane shitur ne periudhen 2006 – 2009. Ishin hidrocentrale qe e prodhinin energjinë elektrike me kosto shume te ulet dhe pa shpenzime te mëdha. Por kur hyn politika ne mes behet gjithçka qe te marre suport nga te huajt qeveria e SB. Keto jane nje nder mbrekullite qe ka bere ajo qeveri. Te hapen letrat nga SPAK dhe te shikohet pse jane shitur ato H/C per 5 leke, qe eshte djersa e mundi i popullit, pavaresisht se jane ndërtuar ne vitet 1960-1970

  6. PO , PO says:

    Kujt i vlejne keto derdellitje qe beni sot ? Ku ishit atehere (ne opozite) kur Saliu beri kerdine me ekonomine e vendit dhe sidomos masaker te vertete ne sektorin energjitik ? Pse nuk dhate alarmin e te shkaktonit “termet” ne ate kohe , por rrinit si mut dhe tani u “zgjuat” ?

  7. Tetovari2 says:

    Jo SPAK të hetojë pse janë shitur për 5 lekë por ur
    gjentisht të hetohen edhe koncesionet e dhëna për shfrytëzimin e minierave të kromit,ku nuk kalon 1a2,3 muaj mostë ketë aksidente me pasojë vdekjeje,
    mos të flasim për kushtet mizerablë dhe rogat qesha
    rake.Poashtu të hetohet edhe dhënia e koncesioneve
    fushat naftëmbajtëse të shqipërisë.

  8. Nje mergimtar says:

    Eshte per te ardhur keq qe asnje politikan,qeveritar apo opozitar nuk del me analiza te sakta dhe te qarta.Te gjithe thurin fjali pa kuptim e coroditese.Ky Bellua ka qene zv/minister ne kohen e Nanos.A ishte ky me shoke qe planifikuan TEC-n e Vlores.A parashikuan keta ato HEC-et e vegjel qe me pas i zbatoj qeveria Berisha.A e dinte qeveria Berisha se ndertimi i TEC-it te Vlores ishte jo rentabel,pasi kur ishte ne opozite doli ne protesta bashke me ambientalistet e Z.Guri?A ka korrupsion ne shitjen e kater HEC-ve?Pse qeveria e ketyre viteve nuk icoi per hetim ne prokurori keto privatizime?Te gjitha shkrimet e diskutimet politikanet i bejne per vota e pushtet e jo per mireqenien e masave.Ky eshte sistemi yne i “Rrugeve te pa shkelura”

  9. Teli says:

    O mergimtar. perse drejton pyetje, Nese di gje thuaje konkretisht. Leri aludimet. Nese je dakord qe te shiteshin kater hidrocentralet mbroni mendimi tuaj. Autori e ka denoncuar kete shitje qysh ne 2013 me nje thirrje te hapur Botuar në Gazetën Dita në 5 Janar 2013 dhe ribotuar perseri ne 9 tetor 20121!. nese te dhimbset Saliu qe eberi kete masaker kjo eshte puna jote, pot nuk ke pse kalon ne akuza e aludime per gjera qe nuk lishen me Z.Bello, puna e te cilit nuk lishet me Tec Vore qe juve shkruani. Lexije ate qe iu citova nese gjeni kohe. Teli

  10. Per ata qe u sakrifikuan ne HEC-e says:

    HEC-et e Ulzes, Shkopetit, Bistrica1 dhe 2 u shiten me ndermjetesine e sypeshkaqenit vetem per 25 meleone dollare. E zente haka e dhjetra puntoreve qe vdiqen gjate ndertimit te ketyre HEC -eve dhe qindra te tjereve qe ju shkaterua jeta nga puna tejet e veshtire dhe me mjete primitive.

  11. Telo says:

    Cudi e madhe. Nuk guxon kush te denoncoje pislleqet e saliut se cakenjte e tij iu versulen per ti shqyer. tjetri te thote ja ujku dhe ju i thoni se ujku je ti. Hidrocentrali Ulez, shkopet, bistrica 1 dhe Bistrica 2 jane shitur ne vitin 2013 nga Sali berisha dora vete. Mos i pafte shpirti rehat per kete krim ndaj sistemit elektrik dhe ndaj punjesve qe u larguan nga puna. Pajtim, bravo mos u ndiko nga njerzit e pa pergjegjshme. Telo

  12. ENTSOE says:

    HEC Ulez, Shkopet, Bistrice 1 dhe 2 gjithsejt 75 MW ne kohen e Berishes viti 2012 ishte nje dhurate per Kurumin Turk, icili pa keto Centrale do te falimentonte. Keta HEC pervec parave nga prodhimi normal I energjise elektrike paguhen extra dhe per sherbimet per ruajtjen e sigurise te Sistemit Energjitik, sepse Jane Centrale qe vetleshohet kur sistemi Ka Rene. Centralet sot qe behen nuk I Kane keto vecori teknike, sepse Jane investime private dhe ata I bjen shkurt nuk shpenzojne para. Tjeter HEC Bistrica 1 dhe 2 Kane prodhim konstant te energjise elektrike sepse nuk Jane me burime shiu por me uje burimi karstik gjeologjik. Keto Centrale ishin ajka e gatishmerise teknike te Sistemit. Korrupsioni dhe injoranca Kane bere dem capital.

  13. aliu says:

    Egzakt sic e the ENTSOE. Nuk e luan topi. ajke sistemit dhe krenari. I flen qenat per te vjedhu vete. Lexova artikullin ne gazeten DITA date 5 janar 2013 qe rekomandoi Teli. Qe atehere Z Bello e ka bere nje thirrje publike per Saline kryeminister, per Bujar nishanin President dhe per grupet parlamentare te kuvendit. Ka kerkuar ndalimin e privatizimit, ka dhene edhe argumenta. E cfare mund te bente me shume? kush foli dhe e mbeshteti? Askush dje dhe askush sot, perkundrazi ka edhe derdimene qe e pergojojne per hesapin e mekatareve qe shiten hec-et: Saline dhe Ilirin. Turp per ata, ne vend qe ta mbeshtesin!.. Bravo ENTSOE. Aliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje