Çmenduria: Kullat në Tiranë, 5 mijë euro metri

8 Tetor 2021, 21:20Ekonomia TEMA

Besimi në ekonomi në sektorin e ndërtimit shënoi rënie të fortë gjatë shtatorit me 6.4%, ku ndërtuesit raportuan ulje të porosive aktuale, por pritshmëri të mëdha për rritje të çmimeve edhe në vijim.

Agjentët imobiliarë pohojnë se çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht, ndërsa rritja më e madhe është konstatuar te kullat në qendër të Tiranës ku çmimi më i lartë sipas tyre arrin deri në 5 mijë euro/m2.

Por, kush janë blerësit e këtyre njësive dhe për çfarë po përdoren më shumë?

“Për kullat ka kërkesë të rritur për ambiente zyrash, biznese kryesisht por edhe banimi apo si formë investimi për t’i lëshuar me qira më vonë. Klientët që blejnë janë po ata që kanë filluar të blejnë që në vitet ’90, të huajt dhe emigrantët vijnë të tretët.

Çmimi më i lartë që në kemi të listuar dhe si informacion tregu ka arritur deri në 5 mijë euro/m2. Ky është një çmim i kërkuar, i reklamuar. Flasim për linjën e bulevardit që nga 3500 euro/m2 ka shkuar deri në 5 mijë euro/m2 dhe kjo nuk është më utopi, por do të thotë që ka pasur kërkesë dhe çmimi është rritur”, tha Erion Alimema, agjent imobiliar.

Luhatje të ndjeshme të çmimeve vihen re edhe në zona të tjera përtej qendrës së kryeqytetit shpjegojnë agjentët imobiliarë, ndërsa shtojnë se qytetarët po preferojnë së fundmi komplekset e pallateve për shkak të lehtësive që ofrojnë në shërbime.

“Blerësit po kërkojnë gjithmonë e më shumë që të jetojnë nëpër komplekse sepse kërkojnë të kenë diçka në zonën e banimit. Zona e liqenit ka pasur çmime 1000-1100 euro/m2 tani mund të kemi nga 1200-1300 euro/m2 dhe duke u shtrirë deri të Tegu në 2000 euro/m2 maksimumi.

E vetmja zonë që ka një çmim stabël është ish-Fusha e Aviacionit që ka një çmim stabël 850-900 euro/m2, zona e 5 Majit dhe afër spitaleve që kanë thuajse të njëjtin çmim thuajse kanë një çmim standard” , tha Erion Alimema, agjent imobiliar.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit apartamentet janë shtrenjtuar me 6.7% më shumë sipas Bankës së Shqipërisë, ndërsa prej 2013-ës me gati rreth 49.4%, ku Tirana ka çmimet më të larta të banesave ku që prej asaj kohe janë dyfishuar.(TCH)

9 komente në “Çmenduria: Kullat në Tiranë, 5 mijë euro metri”

  1. Te dhjefsha brenda Kullave dhe jashte me plehru Zhvillimin e plehrave says:

    hahahaahahaaa ju pallofsha kullat
    hibritat ne histeri

  2. Eh po europe says:

    Per Shqiperi shume…. une e kam blere me 10.600 euro metri katrore dhe parking i hapur ( jo boks ) 2.80 m × 4 m 45 mije euro dhe 17 % tva puno nje jete per nje apartament kjo eshte jeta .

  3. Mua edhe te ma falin Nuk vij me te jetoj ne ate Shqiperi qe e keni kthyer ne nje Hale!!!
    Perse te harxhoj leket per te jetuar ne nje vend me ushqime kanceroze, pa Spitale, me Doktoret Shqiptar mashtrues she hajdut, dhe te pa Afte, pa drejtesi, aty ku edhe qente e rruges jane te korruptuar,
    NO THANKS FuckyouVerymuch ,

    1. shqiptari says:

      Gazetatema.net-mos se na fike. Aman hajde te jetosh ne Shqiperi, se po nuk erdhe ti, kushedi se si do veje halli i jone qe jetojme ketu.
      Ti o koqe, ruaj kosheren se bletet te kane lene shendene me kohe e me vakt.
      Meqenese na e ditke anglishten, Fuck you too

  4. Lali says:

    Pse me Sa e doja ti me 500

  5. Trotski says:

    Ketu duhet te nderhyje Ligji dhe Shteti.Çmimet caktohen me analize Konkrete.Nuk duhet te lejohet Fitimi SuperMaksimal ..

  6. sapa says:

    Kjo katrahure qe ka ky vend pse ndodh se jane shumica te ndershem?Po te kishte shumice te mire do e mundte te keqen!Por ja qe sundon vetem e KEQJA!

  7. Pirrakraps says:

    5000 euro metri???
    Meter linear, katror apo kubik???

  8. spata says:

    Mbas 20 vjetve nuk dote kete me tironas qe do te dominojne Kryeqytetin tone. me keto cmime askush nga tironsit apo shqiptaresdo kene mundesi te blejne apartamente . Blerjet do ti bejne te huajt dhe ata mepercedent kriminal nga e gjithe bota .Te na rrojne pordhilitikanet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje