Kriza e gazit në Europë, cili është roli dhe përfshirja e Rusisë?

12 Tetor 2021, 21:50Bota TEMA

Kur Vladimir Putin sinjalizoi javën e kaluar se Rusia mund të jetë e gatshme të ndihmojë për lehtësimin e krizës së energjisë në Europë, tregjet morën frymë më lirshëm. Rusia është furnizuesi më i madh me gaz natyror në Bashkimin Europian, dhe ka fuqinë të përmbysë situatën. Megjithatë nuk ka të dhëna se Rusia i ka rritur furnizimet që prej fjalimit të putin.

Rusia thotë se i është përmbajtur kontratave afat-gjata por ekspertët pyesin përse vendi nuk po përfiton nga çmimet aktuale për të depërtuar më shumë në tregun europian.

“Zakonisht palët reagojnë ndaj sinjaleve të çmimit. Në të kaluarën kemi parë Gazprom të reagojë ndaj mundësive në tregun europian. Kjo nuk po ndodh tani, dhe nuk e kuptojmë përse”, thotë Dennis Hesseling, Agjencia e BE për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë.

Disa politikanë dhe ekspertë europianë janë të shqetësuar se Rusia po përpiqet tu bëjë presion rregullatorëve të aprovojnë gazsjellësin kontrovers Nord Stream 2 që do të pomponte 55 miliardë metër kub gaz natyror në vit për Europën; të tjerë mendojnë se Rusia nuk ka gaz të tepërt dhe po përpiqet të krijojë rezerva për veten, në prag të dimrit.

Gazi natyror është burimi kryesor për ngrohjen e banesave në Bashkimin Europian. Për Simone Tagliapietra, ekspert i politikave energjetike dhe të klimës, me bazë në Bruksel, përfshirja e Rusisë në krizë është e qartë. “Ata duan të tregojnë se gazi rus është i rëndësishëm për Europën. Mund të kontribuojnë për t’i dhënë fund krizës dhe për të treguar se janë furnizues të besueshëm. Në të kundërtën, do të dëmtonin më shumë imazhin dhe rolin e gazit rus në Europë”.

Gazsjellësi shumë i politizuar do të dyfishojë kapacitetin eksportues të gazit të Rusisë në Europë përmes Detit Baltik dhe do t’i lejojë Moskës të anashkalojë armikun e saj politik Ukrainën si një rrugë kryesore për eksportet e saj fitimprurëse të gazit në Europë.

6 komente në “Kriza e gazit në Europë, cili është roli dhe përfshirja e Rusisë?”

  1. Evropi i ftohur ne ... says:

    1) ndryshe nga koha e jelcinit qe i la njerezit te vdisnin nga te ftohtit putini kujdeset nje here per popullin e tij pastaj per te shitur gaz ne evrope
    2) perse gjate gjithe veres nuk i mbushi depozitat e gazit evropa te cilat sipas vendit jane nga 2 deri ne 6 muaj rezerve?
    3) derisa kontratat e gazit jane permbushur nga ruset cili faj ngelet tek putini qe paprtitur cmimi i gazit u rrit jo vetem ne evrope po edhe ne azi dhe azija merr gaz nga gjiri persik?
    4) cfare ndikimi ka utopija e energjise se gjelber me ere ne diell tek llogarite e energjise per kete dimer?
    5) perse gazi i lirise nga amerika nuk po vjen ti shpetoje evropianet sic prementonte mikele pompino ministri i jashtem i trump?
    6) shume te fala nga stafi i Nord Stream 3 se me sa duket Nord Stream 2 nuk mjaftoka per te ngrohur sumat e plakura te evropit.

    1. Moisi Golemi says:

      Ti qenke kosovar, nga ata nostalgjikët e Titos.

      1. Vilsoni says:

        Nuk eshte kosovar o Moisi , po eshte grek bythqir i Janulles , nuk thone : Evropi kosovaret por lamashet e greqizuar pedofilet e Janulles ne vend te shkruaj Europa , shkruan Evropi …….

      2. Ilirjan says:

        Ai eshte nostalgjik I sllaveve… Putinit. Sidoqofte nuk ishte nevoja te lodhej esperti te shpjegonte.Para nje jave kam thene te njejten gje, ne nje koment ketu tek Tema. Gazsjellesi i balltikut eshte investuar per te anashkaluar Ukrainen. SHBA me kohe i ka kerkuar Gjermanise TE MOS TA BENTE. Mesa duket, KGB-STASI… vellazeria lindore, funksionon akoma dhe ne menyre fluide. Fluide si lumi i parave te Gazpromit dhe gjithe nentokes ruse. Gerhard Schroder 1998-2005 u akuzua per favorizim dhe lidhje korruptive me Mosken. Pastaj erdhi Merkel, Gjermanolindore, nje rusishtfolese e perkryer, (ashtu si dhe Putin qe ka jetuar vite ne DDR, eshte nje gjermanishtfoles i perkryer) punoi shume mire thone, por fakti qe NUK NDALOI avancimin è projektit te Balltikut Nordstream, flet me shume. Me fitoren e Trump(Clinton NUK DO TA LEJONTE KURRE ) cuditerisht SHBA nuk u ndje mé te kundershtonte Nordstreamin jo e jo, por as pushtimin e Krimese, Sevastopolit…e shkreta Ukraine! Ja pra si avancon Putin, duke shfrytezuar SIMPATIZANTET È RUSISE, ata qe i paguan dhe… ata te tjeret MIOPE SYLESHE dhe TRUTHARE qe s’ka nevoje as ti paguash. Bravo Putin!

  2. EPIROTASI says:

    Russia nuk eshte koloni e U.S.A.Eshte vendi me i pasur ne bote persa i perket pasurive minerale ,keshtu edhe per gazin.KONTRADIKTA qendron ne mes te miliarderve Amerikane te gazit qe duen te jene fornitoret e vetun pa konkurente ne europe. Exporti i gazit Amerikan ne Europe e rrit çmimin 2,5 me teper se gazi RUS. Russia me Gjermanine kane nderue gaze-sjellesin me te madhe te botes( qe livron 50 miliard metra kub ne vit) e qe quhet :NORD- STREAM)Amerika e disa shtete te tjera qe jane ne opzicion me Rusine kerkojne bllokimin e Nord-STREAMIT I CILI ESHTE GATI ME HAPE RUBINETAT e me fonizue gjithe Europen (edhe Shqiperine) me çmime disa here me lire se ay i U.S, OSE Arab.Kush paguen ? per keto? jemi ne qe boletat e gazit dhe E. eletrike do na vijne kete dimer deri ne 40% me te larta (sepse ngrohja e banesave fillon me 20Tetor.

    1. Ilirjan says:

      Epirotasi ?, lexoje nese deshiron komentin tim me siper.Rusia, sllavet kane pushuar tokat è Europes tash 200 vjete. Nuk u mjafton qe kane pasuri me shume se gjysma e botes. Edhe tokat shqiptare I kane sllavizuar. Cmimet è gazit jane loje e sllaveve,qe i ve NAIVET te manipuluar prej TE SHITURVE te zgjedhin: osé sllavet me “cmim te ulet” osé USA! Gjermania è Schroeder – it ZGJODHI. Europianet gjithmone kane shitur è blere FATET E POPUJVE. Mjere Ukraina?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje