Rrëfimi i bashkëshortes së komisarit Gani Malushi: U tradhtua nga kolegët, e futën në kurth

12 Tetor 2021, 21:20Politika TEMA

Një nga komisarët e Policisë së Shtetit të vrarë është Gani Malushi. Ai u ekzekutua në 2003 dhe vrasja e tij dyshohet se lidhet me detyrën e tij në Tropojë pasi konsiderohet si njeriu që mori guximin për të hetuar dosjen e parë për konfliktet e përgjakura të Tropojës.

Bashkëshortja e Gani Malushit rrëfehet për “Unpublished” për gjithçka ndodhi gjatë kohës kur i shoqi luftonte bandat. Esma Malushi tregon se ishin shumë të lidhur më njëri–tjetrin dhe një pjesë të shqetësimeve për kërcënimet dhe rrezikun, Ganiu i ndante edhe me të.

“Të them të drejtën sa herë që vinte Ganiu nga qyteti ku punonte, fillonte diskutonte sa unë i thosha, mjaft nuk dua të di por tani them faleminderit që ka biseduar sepse nëpërmjet bisedimeve të tij unë kam mësuar të vërtetën e sulmit dhe të tradhtisë që i bënë ditën e fundit”, tregon Esma.

Çdo ditë për bashkëshorten e komisarit, kalonte me frikën se kriminelët herët a vonë do të hakmerreshin mbi Ganiun.

“Atij nuk i shkonte ndërmend që do ndodhte një ngjarje e tillë, ndërsa mu po sepse duke parë mënyrën e punës, mënyrën e të punuarit me sinqeritet, me ndershmëri duke marrë përsipër qytetet me probleme të vështira, të mëdha me rendin dhe sigurinë, unë e kam përjetuar humbjen e Ganiut edhe në Berat, edhe në Tropojë, rrija me frikë. Përplasja me njerëzit e krimit të bën të frikshëm sepse të punosh në polici duhet të jesh në grup, nuk mund të punosh vetëm. Dekonspirimi i aksionit ishte një humbje e madhe për vetë policinë, kështu që kishte gjithmonë tradhti brenda radhëve kur donin të bënin një aksion”, shprehet bashkëshortja e komisarit.

Esma Malushi artikulon akuza të rënda për radhët e Policisë së Shtetit, pasi sipas saj Ganiu është tradhtuar nga kolegët e tij.

“Me datën 6 gusht ne pimë kafen e mëngjesit në shtëpi. Unë u merrja me një punë do dilja, punë private tregti. Ganiu u nis për në Durrës pasi i kishin thënë që duhet të dorëzosh një letër, dhe këtu është tradhtia që i është bërë Ganiut dhe në orën 10:00 më njoftojnë që Ganiu është plagos, të paradites”, tregon Esma.

Sipas saj kërkesa që iu bë komisarit për të dorëzuar shkresën ku kërkonte lejen vjetore, ishte kurth i mirë organizuar.

“Ganiun e kanë telefonuar nga Drejtoria e Qarkut të Durrësit që do shkoj të çoj shkresën që fillon lejen e zakonshme që është një nga absurdet që mund të ekzistojnë që shefi i komisariatit të Krujës të çojë letër në Durrës, pastaj krimi ka qenë i organizuar, i kanë dalë përpara në pritë, domethënë që Ganiu është tradhtuar nga vetë brenda policia”, akuzon Esma Malushi.

Për ish-drejtues të policisë një nga pikat e dobëta të sistemit është edhe mosfunksionimi i bashkëpunimit mes policisë dhe organit të hetimit. Në jo pak raste persona të kapur nga policia, janë liruar nga gjykata e më pas ata janë hakmarrë ndaj efektivëve. Nga ana tjetër sipas Havarit edhe policia ka pjesën e saj të dështimit në luftën kundër krimit të organizuar.

“Problemi i prokurorisë me policinë ka qenë i vazhdueshëm dhe vazhdon. Por policia ka pjesën e saj sepse ka punuar dobët, jo profesionalisht në qepjen e dosjen me argumente ligjorë që ai mos të lëvizi nga vendi, pastaj dhe gjykatat kanë përgjegjësitë e tyre. Jo më kot Vetingu ka larguar 150 gjykatës dhe prokurorë të korruptuar që janë pasuruar, kush ju a dha lekët? Erdhën nga qielli? I kanë marrë nëpërmjet korrupsionit dhe kjo ka dëmtuar rëndë rendin dhe qetësinë publike në Shqipëri”, shprehet Mit’hat Havari.

Në fund nga e gjithë kjo mbeten kujtimet dhe keqardhja për çdo jetë polici të rënë në krye të detyrës.

“Kur merr vesh ngjarje të tilla që një oficer policie humb jetën në një aksion është një tronditje e madhe. Çdo humbje, çdo polici, ne që e vuajmë në shpirtin tonë, e kemi në kurrizin tonë, na duket sikur ka ndodh në familjen tonë, na kthehet përjetimi i vuajtjes, i sikletit, i dhembshurisë dhe mendojmë çdo heqin ato familje me këtë rrugëtim të gjatë të jetës”, shprehet Esma.

5 komente në “Rrëfimi i bashkëshortes së komisarit Gani Malushi: U tradhtua nga kolegët, e futën në kurth”

  1. Opgj says:

    Gim Pepa pinte kafe çdo ditë para drejtorisë në Durrës! Një ditë pas vrasjes të gjithë telefonat celularë të drejtuesve kanë qenë të fikur sepse kishin frikë se mos i telefononte Gim Pepa….

    1. Jon says:

      Duhet patjer qe bashkeshortja e z.Gani Malushi te kerkoje rihapjen e hetimit, pavaresisht se eshte marre persiper krimi nga nje person. Kush e ka fut ne prit dhe e ka tradhetuar si dhe kush e ka porosite vrasjen e tij, ti bashkohen Ganiut aty ku eshte.

  2. puba says:

    ore pse ed rama nuk e njef gani malushin, shtet plehre, ed rama ishte besimi sot ed rama esht me keq se sali berisha

    1. Xhemal Hasa says:

      O puba , e mori provimin motra ore ??

  3. spartak says:

    Më vjen keq dhe shpreh mbështetjen morale për z. Esma dhe fëmijët e çiftit Malushi .
    Një gjë duhet ta kesh të qartë z. Esma . Ganiun tënd e vrau parja . Kur po i prekeshin interest ekonomike , harxhuan pesë , që të shpëtonin pesë qindët .
    Historinë dhe emrat I mori ndoshta krejt me vehte në varr, por edhe me mbyll ndonjë gojë , me pare e kërcënime e kanë mbaru atë punë .
    Dhe parja ka bo ligjin e padrejtësisëprej 30 vjetësh duke e çu korrupsionin aty ku nuk preket mo me dorë .
    Me pare, burri huaj , dha urdhër nga burgu në Ekuador a Kolumbi , me rrëmby në mes të ditës në mes të Kamzës atë që s’kishte faj , por ama kishte lidhje , ishte vëllai . Madje, ndën hundën e gjithë policisë edhe e zhdukën , sa që nuk gjindet asnjë gjurmë .
    Bo vaki të ndodhte kjo në kohën , siç e quajmë ne . të Enverit ? Nuk është nostalgji , por klithma e një populli të tërë, për të pas e për të bo shtet .
    Komisar Arben ZYLYFTARI , me paret dhe porosinë e një TAFIL spurdhjaku u godit , madje ai , edhe nga burgu i Drenovës , me pare , ka organizu dhe realizu disa vrasje .
    Komisar Çukun , a e vranë tek dera e shtëpisë . Kush e vrau ? Parja . Atë komisarin , për të cilin u akuzua Arben FRROKU , kush e vrau ? Parja . E sa e sa të tilla mund të përmendim e përshkruajmë ? Plot . Po gjithë këto vrasje gjoja ndërmjet bandash kush i nxit ? Veç pares , asgjë tjetër . Kush i nxorri nga burgjet , gjoja kriminelat ma të rrezikshëm të dënuar edhe me burgime të përjetëshme ? Veç pares asgjë tjetër . Madje për mua , kot i bien në qafë asaj vajzës gjygjtare nga Kruja , Enkelejda HOXHA , nënë e dy fëmijëve , shenjtore . Kushdo burrë gjykatës apo prokuror , jo më grua vetmitare , të ishte në atë pozicion , njëlloj do kishte bërë , kur me dhjetra të tjerë paraprakisht me pare e kishin bo hazër dhe ja çuan veç me e firmos , ose e priste hataja .
    Po pse kështu ?
    Sepse Sistemi i korruptuar Politik , degradoi dhe influencoi në korrupsionin edhe të organizmave të shtetit si DREJTESINE , POLICINE dhe ADMINISTRATEN . Vetëm duke ushqy e mbështet pa drejtësitë e këtyre organizmave , pushteti politik siguronte paprekshmërinë e vet dhe boni kërdinë në grabitjen e këtij populli dhe pasurive, që kishte e ka ky vend e ky shtet .
    Mithat HAVARI . Përpara pareve , shumë pak do kishin rezistu , madje do ishin heq qafe , e do ju kishte mbyllë goja prej kërcënimeve .
    Ti e din dhe i njef mirë, se i ke patur edhe kolegë , se ku kanë hyp sot prej korrupsionit kupola në hije e policisë . Shefa Komisariatesh , shefa policie e Policë gjygjësor . Prej korrupsionit të tyre janë vra me dhjetra e qindra njerës , madje dhe gra , nëna me mbrojtje me vendime gjykate , mu në mes të Tiranës , mu nës , mu në shtëpi para syve të fëmijëve .
    Më thuaj Mitahat HAVARI , a ju prek ndoj fije floku një polici të vetëm . Ato biles , me indiferencën dhe duke shit informacionet e punës , I kanë fry zjarrit të konflikteve dhe deri vrasjeve .
    Parja zbyth edhe vetë Ramën e jo më këtë të riun, Nanon me gjithë FBI-të e tij .
    Pa ju heq krimit e korrupsionit , kriminelave të çdo kallupi a ngjyre ( ma të rrezikshëm janë ato lart, që urdhëruan edhe vrasjen e Gani Malushit ) nuk do ketë PROKURORI , SPAK , FBI e GJYKATE, që të mos zbythet e frikësohet , sikur edhe seicilin prej tyre e familjarët e tyre t’i ruash me nga një taborr me policë . Lene se çfarë përrallis Kimi . Deklaratat e saj , veç sa i gudulisin kriminelat , se po qe për t’i prek , e merr vesht ne ajo se si përfundon .
    Po këta politikanë pranuan dhe sajuan edhe Ligjin e VETTINGU
    VETTING LESHI .
    Me bo sikur po ecën reforma , dhe se do rregullohen gjërat . Ka fillu ka katër vjet , dhe po punojnë, që ta zgjasin dhe katërmbëdhjetë të tjera . Kujt I bohet vonë ..Pse ? S’do as mend e as kalem . Paguan POPULLI miljona euro çdo muaj . Si e kan nis e po punojnë këta do rrijmë edhe 100 vjet me VETTING nëpër duar e nëpër këmbë , kështu që, politikanëve e PUSHT-TETAREVE askurrë nuk do ju vijë radha as për 50 vjet .
    Merre me men . Bojnë ballafaqime , verifikime, debate e gjygje veç për një gjykatës a prokuror, që po zgjat , jo me muaj por me vite . E për çfarë : Se nuk justifikon pasuritë, që ka VETEDEKLARU .
    Shife . Ai është I krimbur në pare e prona dhe as VETEDEKLARIMIN e tij nuk mbron dot .
    O tempora o mores .
    Vaj medet sikur ti deklarojë sipas këtij NENI shtesë :
    Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave, që i nënshtrohen proçesit të Vettingut , u sekuestrohet, përveç fshehjes dhe pasuria e tyre njëlloj .
    Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë 4-5 fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar , a ka msheh , ku i ka msheh dhe si , e kush ja ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 40 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Kryejeni atë më lart me NEN-in shtesë dhe zbatojeni sekuestron 100 % , sikur edhe për 1 lek ma tepër . Ky quhet VETTING .
    Kanë frikë deputetët ta miratojnë nenin shtesë . Këtu do duket fytyra e vërtetë e deputetëve tanë , se sa duan ta pastrojnë sistemin e Padrejtësisë dhe Politikën nga kriminelat dhe hajdutët . Mjaft më . Nuk mund të fshiheni as edhe një minutë me maskarada . Ka shku aty ku s’mban më .Mos kujtoni se edhe gjithë këto vrasje nuk e kanë shumica zanafillat nga sistemi i kalbur i PADREJTESISE dhe Politikat anti kombëtare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje