Nuk i pushoi kolla gjatë takimit, mediat: Putin, shumë i sëmurë, por nuk tregon

13 Tetor 2021, 16:44Bota TEMA
Nuk i pushoi kolla gjatë takimit, mediat: Putin, shumë i

Një video ku Vladimir Putin shfaqet duke u kollitur gjatë një mbledhje qeverie, ka shqetësuar jo pak dhe e ka detyruar presidentin rus që të mohojë se është i infektuar me Covid-19.

Por spekulimet nuk janë ndalur, pasi Putin ka anuluar edhe praninë në një konferencë të G20-s për Afganistanin.

Kolla që e ngacmonte vazhdimisht, ngriti dyshimet se presidenti rus është vërtet i sëmurë, por kjo nuk pohohet publikisht.

Disa thonë se gjendja shëndetësore është pikërisht arsyeja përse Putin ka shmangur disa takime. 69-vjeçari u përpoq t`i bindte ministrat e tij se është mirë dhe ka mjaftueshëm antitrupa, ndërsa për kollën fajësoi “ajrin e ftohtë”.

Politikania Valentinna Matviyenko, tha megjithatë se kolegët e saj janë të shqetësuar për shëndetin e kreut të shtetit, i cili nuk e mori dozën e dytë të vaksinës antiCovid me pretendimin se ka një numër të madh antitrupash në organizëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje