I ftuar në “Debat” në A2 CNN, avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe nismë e ish-kryeministrit Berisha për t’u takuar me bazën e partisë. Për Ngjelën, Berisha po e bën këtë lëvizje pasi ka frikë nga pushteti gjyqësor në Shqipëri, jo se u shpall “non grata” nga SHBA.
Ai bën thirrje që SPAK duhet të punojë pa presione, ndërsa sipas tij, goditjet e mëdha duhet të nisin në kampin e majtë.
“Mos u ngutni dhe mos i krijoni presione SPAK-ut. Këtu po ecet hap pas hapi të shkohet në rangjet e larta. A e shikoni ish-kryeministrin si del nëpër popull dhe bërtet? Mendoni se e ka ngaqë është “non grata”? Jo, por ka frikë nga pushteti gjyqësor në Shqipëri.
Nuk është vetëm ai, por asnjëri nga këta nuk ndihet i sigurt. Unë i njoh nga afër, di edhe fakte, por nuk janë prova. Lëreni SPAK-un të punojë pasi 2 vite ka dhe të shikojmë kë do na marrë në proces penal.
Kini parasysh një gjë, duhet të fillojë majtas. Pse duhet të fillojë majtas? Kemi skemën e Napoléon Bonaparte. Kur ai goditi korrupsionin i ra majtas, pasi edhe ai ishte i majtë ishte në pushtet. Shenjat janë që edhe këta kështu po fillojnë”, u shpreh Ngjela.
Ai tha se politika amerikane duhet të koordinohet me maxhorancën dhe opozitën për hapin e fundit të reformës në drejtësi, thithja e profesionistëve.
Si shembull për këtë, avokat Spartak Ngjela solli atë të albanologut Johan von Han, i cili kur studionte gjuhën shqipe punonte gjyqtar në Greqi.
“Kjo çështje i takon ekspertizës shqiptare dhe të huaj. Unë konstatoj që po zbrazet dhe nuk po mbushet. Mund të kenë mundësi t’i bëjnë edhe në Shqipëri, por jo me 6-mujorët e Saliut. Enver Hoxha të paktën bëri reformë, por i solli nga Rusia.
Ky bëir një kurs në Plepa dhe e shikoni se ku e katandisi drejtësinë. Nuk mund të bëjmë më nga këto gjëra se janë turpe. Diçka duhet bërë, qoftë edhe me huazim. Mund të huazohen këshilltarët dhe gjyqtari të jetë shqiptar. Por nuk mund të presim se djegim sistemin”, tha Ngjela.
Me këtë ide nuk ishte dakord avokati Jordan Daci. “Mendoj se sovranitetin nuk duhet ta dorëzojmë te të huajt, për sa kohë ka burime shqiptare të mjaftueshme”, tha ai.
Sovran Daci ka frike se te huajt marrin atdhene!? Nuk eshte i sinqerte dhe nuk thote te verteten; qe eshte ne mbrojtje te hajduteve aktuale.
Shko re loqe , mire ta boni Enveri qe te kalbi ne burg.
O Daci, sovraniteti nuk ruhet me avokat qe jane per te lare halet e gjykateve. Kostumet firmato nuk ju bejne intelektual. 7 lekur me ja u rrjep prap copat e injoranteve ngeleni.
Cfare sovraniteti thote ky tyci. Kur ti si shoqeri sben dot ligjin ne gjithe territorin praktikisht nuk e ke sovranitetin. Ne shqiperi eshte sovran huri dhe paraja. Le te bejme sovran ligjin per ca vjete edhe pastaj shohim. Sovraniteti i rrumpalles.
Thjesht palaco. Bir blloku.Me dy prinder ministra.
Po avokat po.
Drejtesia me koka turku nuk eshte drejtesi.
Amerika eshte penduar per Berishen se e ka kuptuar se ka humbur politikisht tek nje pjese e shoqerise.
Faktet shkojne ne gjykate, ne Shqiperi apo Amerike nuk ka rendesi, pastaj mund ta shpallte non grata.
Gabimi tjeter edhe me i madh i Amerikes, kur kerkoi ta perjashtonte edhe nga partia, gje qe Berisha me te drejte e lidh me sovranitetin e partise.
Ambasadorja amerikane luajti keq poltikisht.
Dhe e fundit, nuk eshte Berisha qe paska vjedhur me shume ne Shqiperi.
Ai vend eshte i shkaterruar teresisht dhe i pa korrigjueshem.
I ngjan pusit të vesit,të keqes dhe të perversionit ekzistencial.
O Taku I Kiços
Ky qëndrimi parashikues artikullor I joti, prej 12 vjetësh, “I patundur”, ndonjëherë është shenjë e paralizës. Bej nje check up ( jo tek Vilma se ajo te nxjerr te paperdorshem) tek Klodi I spitalit turk qe ” vogliono fare l’ americano”. Ishalla paraliza nuk te ka kapur edhe leshin e hundes dhe vesheve se pastaj ske shprese. Ne te gjitha rastet Edvini nuk te ka ne asnje liste punesimi.
Ne peridhen komuniste qe nga viti 1946 sovjetiket ishin ne te gjithe digasteret shqiptare si specialist e keshilltar. Nga Ministria e Mbrojtjes, e Brendeshme etj. Gjykates sovjetik nuk dokumentohet te kete pasur. Per arsyen e vetme se drejtesia shqiptare nuk kishte nevoje per udhezime e keshilla, ja kalonin dhe sovjetikeve te pushkatonte pa ta bere gjyqin.
Ne kemi specialist po pa ndergjegje qytetare dhe profesionale. Ne kemi jurist qe nuk zbatojne ligjin, jo se nuk e kuptojne por se duan te vjedhin. Sepse ata dominohen nga fryma e korrupsionit, jo nga fryma e drejtesise. Prandaj duhen te hujt tek ne.
Ore çe marrin akoma neper emisione kte trap apo per gallate!!!
Ne çdo emision permend luften kunder korrupsionit te Napoléon qe I RA MAJTAS ngase ishte edhe vete I tille. Po pret ky qe RAMA te perdor metoda 200 vjeçare per te luftuar korrupsionin.
Hajde mendje hajde.