Dimër me Covid dhe grip, Bino: Vaksinim për të dy viruset, ulet rreziku për jetën

14 Tetor 2021, 18:33Sociale TEMA

Këtë dimër nuk do të ketë vetëm Covid-19, por edhe grip të stinës. Referuar të dhënave dhe situatës nga vendet e tjera, ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë qarkullimin e gripit dhe koronavirusit njëkohësisht. Silva Bino nuk përjashton praninë e gripit në vendin tonë edhe pse deri tani nuk ka raste të izoluara.

“Vjet nuk kemi pasur grip, por kishim një mbyllje më të madhe. Eksperienca që na vjen nga hemisfera jugore dhe nga shtete të tjera flasin dhe për qarkullim të gripit. Një bashkëqarkullim i gripit me Covid-19 është një ngjarje e rëndësishme, që çon në rëndim të situatës dhe ngarkesës në spitale. Për këtë arsye, kërkohet vaksinimi dhe për Covid-in dhe për gripin”, u shpreh Bino për A2.

Qarkullimi i gripit në pandemi do ta rëndojë situatën në dimër duke shtuar edhe ngarkesën në spitale. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik rekomandon kryerjen edhe të vaksinës së gripit, e cila do të nisë të aplikohet nga java e ardhshme. Bino sqaron se ajo mund të kryhet në të njëjtën kohë me vaksinën anti-Covid.

“Kemi të dhëna të mjaftueshme që vaksinimi ndaj gripit dhe ndaj Covid-it mund të kryhet në të njëjtën ditë. Nuk kemi raste të izoluar me grip, por kjo s’do të thotë që ai nuk qarkullon dhe kjo është arsyeja që rekomandojmë vaksinimin edhe ndaj gripit”.

Mbi 200 mijë doza vaksina të gripit pritet të vijnë në Shqipëri dhe prioritet do të jenë kategoritë e riskut. Vaksina e gripit është 4-valente dhe mbulon gripin e tipit A dhe B.

2 komente në “Dimër me Covid dhe grip, Bino: Vaksinim për të dy viruset, ulet rreziku për jetën”

  1. L says:

    Ok mom.ka.e femer
    Kta kushedi SA bonus marrin NGA kompanite farmaceutike.
    Mir.politikanet qe I zgjedhim me gjoja,po kta sharlatane qe vendors in se CA bejne ne kush I Ka zgjedhur?
    Po re me sore te kesaj dhe atyre si kjo,per 100 vjet ne shpi do rrinit te mbyllyr

  2. e verteta??????? says:

    kjo edhe surratin e ka si shejtan kjo eshte big shejtan njeri i peshtire vegla te rendomta qe ti bojne miletit kek njeri shpirt lig ta dhont zoti keq e me keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje