FOTO/ Socialistët fusin demokratin në mes: Opozitarë, por vëllezër

14 Tetor 2021, 16:24Politika TEMA
FOTO/ Socialistët fusin demokratin në mes: Opozitarë, por

Duket se seanca parlamentare nuk prodhon vetëm debate por edhe “paqe”.

Ndryshe nga aktrimi politik i zakonshëm ku thuajse të gjithë shfaqen si armiq me të gjithë, fotografi Agim Rama ka fokusuar një moment.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku deputetët socialistë Nasip Naço dhe Xhemal Qefalia kanë futur në mes demokratin Luan Baçi dhe të tre shfaqen të buzëqeshur.

Natyrisht që ata i bashkon veç të tjerash përkushtimi i madh për hallet e popullit për të cilat punojnë pa u lodhur ditë e natë që t’i zgjidhin. (TemA)

2 komente në “FOTO/ Socialistët fusin demokratin në mes: Opozitarë, por vëllezër”

  1. I bashkon hajdutelleku says:

    Haha haha140 hajdutet e Parlamentit i vjedhin leket e 3 milion shqipetarave!d

  2. Ideali says:

    Komuniste te tre, fshatare dhe injorant, edhe pse me kostume firmato. Hajdutlleku eshte pasoje e ketyre qe permenden me lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje