Lulzim Basha: Nuk pështyj mbi 16 vite bashkëpunimi me Berishën, ty të eksiton nëse unë e përbalt

14 Tetor 2021, 12:29Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha tha këtë të enjte se nuk pështynte mbi 16 vitet e bashkëpunimi dhe partneritetit me Sali Berishën.

Gjatë replikave që pati me kryeministrin Edi Rama në sallën e Kuvendit ai tha se nuk ka ndërmend të përballet me Berishën.

“Padiskutim jemi të pakrahasueshëm. Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes tonë, i cili meqë ra fjala s’ke arritur të çosh asnjë para prokurorisë nuk krahasohet me më të mirin tuaj. Megjithatë ne e kemi nisur dhe do ta çojmë në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështyj mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën. Nuk pështyj. Si kundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, të eksiton ndoshta në çdo sens, të përballtjes, të llumit, të gënjeshtrave, të rrenave. Sigurisht vetëdijësohem për gabimet tona, për këto 16 vite dhe për këto 30 vite si PD.

Pyes veten time, çfarë duhet të bëj që PD të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresës, jo thjeshtë për demokratët, por të paktën për ata 63 përqind të shqiptarëve që nga votuan në 92-n dhe e di që ka një rrugë për të shkuar atje dhe ajo rrugë ka nisur, fatkeqësisht për ty ajo rrugë të merr dhe ty tatë poshtë. Dhe nuk ka fuqi mbi tokë të të ndalë. ME sjelljen blasfemuese dhe mungesën totale të dijes e jo të respektit që ke për fenë, nuk ka zot që të shpëton”.

2 komente në “Lulzim Basha: Nuk pështyj mbi 16 vite bashkëpunimi me Berishën, ty të eksiton nëse unë e përbalt”

  1. Berti says:

    ME ATE QE I BERE SALI BERISHA DO TI SHKERDHEJE ROBT TY.BRENDA 2 JAVEVE BERISHA DO TE NXJERRI ZGUPTHI TY DHE KUNATIN TEND NGA ZYRAT E PD.BLEJ NJE BILETE VETEM VAJTJE PER HOLLANDE !!!

  2. Franz Kafka says:

    Eshte duke kerkuar paqe me Berishen prandaj i con keto mesazhe. Por veshtire se Berisha do ndryshoje qendrim edhe sikur Basha ta ktheje vendimin mbrapsht prape do shkarkohet. Tani eshte teper vone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje