Kryeministri Edi Rama i ka kujtuar kryeopozitarit Lulzim Basha disa këshilla private.
Ai i është drejtuar duke i thënë se nga mënyra si flet i ngjan atij të foltores, duke iu referuar Sali Berishës.
Rama ironizoi Bashën edhe në lidhje me mënyrën se si ai i tha deputetit Shalsi, duke i thënë se është në pikë të hallit.
“Me keqardhje dëgjova atë logorenë në vend të mirëmnëgjensit pas ardhjes i fundit këtu z. Lulzim. Ta kam thënë edhe personalisht, mos e imito atë të foltores sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja dhe sa më shumë klith si personazhi i foltores aq më shumë dukesh si ai i qajtores.
Një burrë që vë kujën me fjalë që si prind i thua fëmijëve të tua se nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjera dhe në sy të qindra mijëra të tjera është një burrë në pikë të hallit”, tha Rama.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
Tani na dolët aleat me një të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Se unë nuk jam fare i asaj shtëpie prodhimi të pllakave të gramafonit që për cdo gjë thotë se e ke bërë për këtë arsye dhe nuk jam këtu për t’i thënë zotërisë ore mos keni marrë ndonjë kaush me fara luledielli nga ky? Se i keni qejf farat e lulediellit në përgjithsi?
Nuk po e them unë nuk hyj në këto nuk hyj unë në këto.
Tani Lulëzim ta kam thënë që unë hallexhinjve nuk i shtoj hallet, je hallexhi sot, unë po të ndjek dhe më vonë kemi kohë prap, ti je hallexhi për momentin, zgjidh hallet e tua por vetëm një gabim mos bëj që të hysh në garë me atë të foltores duke bërë gojën qenef. Këtë mos e bëj se nuk ta zgjidh hallin kjo se në këtë fushë është më i mirë aki se ty se ai është origjinali ti je kopja. A kupton? Ashtu.
Në atë fushë mos konkuro me të, për qenef është botërisht qenefi i Shqipërisë, ti mos konkurencë qenef me qenef se nuk je, je shumë pllakë majolike për të qenë si ai.
Komisinin në fjalë ju duhet ta harroni se komisioni në fjalë nuk bëhet, Republika e Shqkiperise vazhdon betejën në territor asnjëanës dhe sa i përket pjesës me kë në krye këtu këtë e kanë zgjidhur shqiptarët, ju keni pjesë tjetër kush në krye ku, kjo është pjesa juaj, ajo është e juaja unë nuk përzihem unë duke qenë se kam një dobësi mbase dhe çështje moshe, duke qenë pak më i madh ose shumë më i madh se Lulëzimi thjesht përsërita mos e imito atë, imitove atë re në gropë se si ai nuk bëhesh dot e mos u befsh kurrë.
Kështu që ji në lartësinë e flokëve të krehura me kujdes, ji në lartësinë e kostumit të mbërthyer me kujdes, në lartësinë e buzëqeshjes tënde mos e prish gojën si e prishe sot se tregon që je në hall shumë të madh e nuk arrin dot as ta menaxhosh hallin tënd.
Përgjithësisht je dalluar që i fsheh miorë ato që mendon por të paktën jo me gojë të lutem, nuk mundet dot të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti.
Për mua një herë si njeri që të kam konsideruar e të konsideroj mik është fyese.
Ku, te cadra e kurvave?!
Mjaft bukur ia ke thene zoteri.
Rama hajduti fshin karin pas shurrimit me debila si puna e Bashes. Oooo Bash kari, shko vete ne burg, do e ngrysesh jeten aty me vicidolat. Or qelbesire qe s’ke lene gje pa bere kunder Shqiptareve.