Për tufat e analfabetëve dhe injorantëve, që po na bëjnë gjyqin pse jemi kundër Berishës dhe pro Bashës

14 Tetor 2021, 09:55Politika TEMA

Nga Ergys Mërtiri

Prej kohesh, nje mase histerike jo e vogel militantesh jane hedhur ne sulm dhe pushkatojne cdo njeri qe merr guximin te beje gjene me normale ne bote: Shpreh mendimet e tij. Eshte indinjuese dhe peshtiruese te shohesh sesi kjo turme perpiqet te helmoje debatin, duke vjelle vrer ndaj gjithkujt qe, me vullnetin e vet te lire, pozicionohet kunder Berishes. Me kujton gjyqet publike ne kohen e Enverit, ku turmat mblidheshin dhe kerkonin denime me vdekje per te akuzuarit. Eshte e dhimbshme te konstatosh se mentaliteti, agresiviteti, injoranca, dufi e perversioni ka mbetur po ai.

Edhe ne komentet e miqve, por edhe te mijat, njerez as i njoh e as me njohin, me nje urrejtje, vrer, cinizem, fodullek e arrogance te cuditshme, vijne dhe komentojen me sulme, perqeshje, ngerdheshje, shpifje, akuza, fyerje… bark e te vjella.  Shoh miq te mite, te cilet i vleresoj per dijen qe kane mbi politiken dhe shoqerine, te cileve iu marrin mend edhe profesore duke u konsultuar me ta per shume ceshtje, te masakrohen nga tufa analfabetesh, qe nuk kane lexuar nje liber politologjike ne jete!

Njerez te njohur e te panjohur, shprehen neper komente: Kam pas respekt per ty, por ketu me zhgenjeve!

Te zhgenjeva se thashe mendimin tim?! Eshte e tmerrshme. Pra duhet te mos e themi ate cfare mendojme, qe te mos zhgenjejme, njerez qe as ia kane haberin asaj cfare gjykojne!

Eshte gjithcka e papranueshme dhe tregon nivelin e mjerueshem mendor te kesaj pjese te shoqerise. Do te ishte realisht fatkeqesi te toleronim qe njerez te tille, me te paarsyeshmit, me te paskrupullit, me injorantet, me te paedukatet, me agresivet prej nesh, te kushtezojne ate cfare themi dhe mendojme. Nese ky vend bie ne dore te kushteve qe vene njerez me fryme e mentalitet te tille, ky vend, dhe cdo vend mbi faqe te dheut, ka marre fund.

Ceshtja eshte se kesaj klime i sherbejne shume disa rrufjane neper media. Ka plot njerez ne politike e media qe iu fryjne teorive te konspiracionit, gjuhes se akuzes e lincimit, shpifjeve dhe pergojimit, duke ndihmuar te perforcohet kjo kulture. Gjithmone prapa idiotesise se turmave ka kopuke qe ferkojne duart dhe nxjerrin perfitime.

Po keshtu, ka dhe disa oportuniste qe i shkojne gjithmone pas avazi turmave. Ata nuk thone kurre dicka qe do ti zemeroje njerezit, perkundrazi, i lajkatojne ata duke artikuluar fuqishem ate qe shumica ka qef te degjoje, pavaresisht nese kjo perputhet apo jo me te verteten. Keta jane populistet. Ata nuk flasin per te mbrojtur ndonje te vertete, por per te qene te pelqyer, te deshiruar, te duartrokitur. Kjo eshte nje prej formave te “tradhetise se intelektualeve” per te cilen fliste Julien Benda.

Une kam zgjedhur rruge tjeter. Nuk mendoj se kam aq peshe sa te transformoj shoqerine, dhe as e mbaj veten per dijetar te madh, por kompromis me ate qe mendoj per te vertete nuk bej. Mund te mendoj gabim, por preferoj te qendroj ne gabimin tim, sesa te pohoj gjera qe nuk i besoj, dhe nuk ia lejoj vetes te nenshtrohem perballe marrezise se masave.

E bej kete, jo per ju, jo per njerezit, per asken, por per veten time. E bej kete, sepse nuk dua ta shoh veten si kodosh qe manipulon publikun per perfitime cfaredo. Me pelqen me shume te me shajne kur them te verteten sesa te me duartrokasin kur genjej, prandaj, po e them cope se nuk ma ndjen per opinionet e masave pa tru qe komentojne lart e poshte ne tym e as nuk me step numri i madh i tyre. Perkundrazi, me bind me shume se kam te drejte. E verteta ne pergjithesi nuk gjendet tek masa e gjere, sepse, sic thote Gustav Le Bon, turmat nuk jane kurre te arsyeshme.

Sa per sqarim, prej kohesh jam rreshtuar hapur kunder kesaj qeverie, per shkak se e shoh ate si nje force politike qe po e degjeneron kete vend. Me bindje jam i djathte konservator qe prej dy dekadash, kur shume pak njerez mendonin per keto lloj tematikash ne kete vend, por gjithsesi nuk jam as anetar i ndonje partie dhe nuk kam lidhur kerthize me ndonje politikan. Por, pertej kesaj, duke qene se kam vendos te jetoj ketu dhe te mos emigroj, natyrisht qe me intereson se ne c’duar bie fati i ketij vendi.

Jam kunder Sali Berishes, jo se kam ndonje inat personal me te, as se kam ndonje simpati per Lul Bashen, por sepse e shoh pranine e tij ne PD si shkaterrim total. Mire keq, keshtu mendoj. Mund ta diskutoj kete me kedo, por dhe nuk kam perse ta fsheh mendimin tim dhe as pse hesht, vetem pse disa çetnike te rrjeteve sociale, kane vendosur ti sherbejne idhullit te tyre, duke fyer e poshteruar kedo qe i del kunder. Kjo eshte e padrejte, eshte e turpshme, eshte e ndyre dhe i sherben vetem shkaterrimit te  debatit, asgjesimit te arsyes, cfare shpie gjithmone ne zgjidhje ekstreme emocionale.

Mendoj se cdo mendje e arsyeshme, ka per detyre te reagoje ndaj kesaj fryme banditeske, pavaresisht nga bindjet qe perfaqeson. Debati duhet mbrojtur, pavaresisht nese jemi pro apo kunder atij qe flet, sepse debati na ndihmon te jemi me te arsyeshem. Ata qe, perkundrazi, stimulojne energjite negative qe shperthejne nga rrjetet sociale jane vetem pushte te kesaj kenete.

30 komente në “Për tufat e analfabetëve dhe injorantëve, që po na bëjnë gjyqin pse jemi kundër Berishës dhe pro Bashës”

  1. blendi ...ziu says:

    Duhet te jeni edhe KUNDER BERISHES edhe KUNDER BASHES, ose do te mbeteni aty ku jeni ?!!!

    1. tani11 says:

      Jo tufa plako, por kope! Bagetite e vicidolit.

      1. Vranakonti says:

        Sali Berisha,gomar me zile.Zilen ja ka vene i jat Ram Berisha se kur ishte i vogel humbiste neper pyll.

  2. Franz Kafka says:

    Duke qene perfaqesues i nje force shpellaresh, ky nuk ka hallin qe thote por ka thjesht inat qe turma idioteve sic e quan nuk perkrah idhullin e tij Basha por perkrah Berishen

  3. Tironsi says:

    ERGYS TE JAP SHUME TE DREJTE NE GJITHÇKA QE PARASHTRON.POR FATKEQESIA E VENDIT TONE ESHTE QE KA NJE OPOZITE NE DEGRADIM TOTAL DHE ESHTE EMERGJENTE KRIJIMI I NJE TE DJATHTE TE VERTETE.DUHET TE KUPTOJME QE PD NE SHUMICEN E SAJ ESHTE NE FRYME BERISHIANE E ME MENTALITET KOMUNIST.

  4. ??SHPRESOJ TË PASTROHET E DJATHTA NGA LLUMI DHE BALTA. says:

    Zoti Mërtiri .
    Kjo ndodh kur je i një anshëm dhe bën të zezë edhe të bardhën ,kur të intereson .
    Bëhesh i pa besueshëm, dhe vuan këtë që po vuan .
    Ti nuk ke qën dhe je vetëm kritik me pozitën, ti ke mohuar ABSOLUTISHT ÇDO ARRITJE TË KËSAJ QEVERIE.
    Ti ke harruar se ne , populli i pozitês që mbështesim
    këtë qeveri të poshtër dhe të korruptuar jemi më shumë shumë më shumë se ju dhe na quani si të doni , por jemi më të kënaqur me këtë qeveri që kemi.
    Tmerrohemi kur mendojmë që mund të vij Berisha apo Lul Basha , që asnjiherë
    të vetme( veç përjashtimit të satrapit i detyruar nga Amerika), nuk ka bër një gjë të ajrit .
    Ky është fati i tarafit tënd, që po vuan prej tarafit të vet .

  5. Arti says:

    Shume shkrim i sakte, nuk heq asnje presje te lumte .

  6. ëëëhhhëëhëë says:

    Shikojini mirë keto fëtyrat të salduara, shikojani gojen, shikojani koken petake, shikojini dhëmbët e tyre të lulsë nga buka e kollomoqit, hahahaha, të gjithë janë nga fshatrat e Tropojës. I kam rregjistruar klithmat dhe ulçitjet e tyre në këtë miting, ku një copë të ketij rregjistrimi po jua tregoj : ” ëëëëhhhëëë gëëëërrrrëë khëëë hëëëë hheeeeee ëëëëë, vallahi, ëëëë, jem me ty o yll hëëë eeee ghëëëërr, mos çaj trap per Amerikant, rroftë Serbia, ëëë khhëëë¨, gëëëërr pt’hy hëëë, o Zmajl a e kije ni duhan, po me të dredhun hëëëë, kkhëëë, Qazim a din gja kur na japin copen e byrekut, ëëë, hëëë gëëërrrr pt’hy, pasha tyrben e Azemit jem me ty bre dielli mi tokë, hëëëë, shaban ka t’vjen era përç hëëë gëëërrr, kam ecë n’kam 25 killometro e jam ndjersitë e jam ba ujë khëëëë.”, rregjistrimin komplet të ketyre mushkaveqë gulçatin,ndiqeni sonte në You-tube. Sallam a llokum ju, bre llumi i Malsisë.

    1. Psikoanalitor says:

      Fytyra (surreter ne te vertete) …….”pellazgesh” “autochtone” ..duken tamam………te mbarsura nga inçeset….po ti kalosh ne doren e psikiatrit asnje per be nuk duhet te shijoje liri daljen ,por duhen mbajtur ne izolim ne psikiatri si te rrezikshem ndaj njerezimit.

  7. Na ruajt zoti says:

    E vërtetë gjithçka
    Sa për kopukë mediash ke një bushat që dërdëllisin për tu paguar…

  8. Tomi says:

    me bashen apo me berishen o gys djali ,je thjeshte i keqpozicionuar gjithsesi
    kjo sdo te thote qe piktori ka te drejte ,do te thote se jane te gjithe njesoj dhe te pozicionohesh me njerin apo tjetrin sben fare po fare fare diference o plak ….jane te gjithe nje e keqe e madhe e ketij vendi

  9. Artan says:

    Veshgim i drejte

  10. Ideali says:

    I paturp ky provincial i ardhur ne Tirane. Ore kaqor, a mund te kalojne 4 apo 5 humbje pa dhene doreheqjen drejtuesi i PD. Ketu ndalo.Mos shko me tutje. Ketu do niste dhe do te mbaronte zgjidhja.

  11. Franz Kafka says:

    ky analist ben gjoja sikur nuk e di se ajo force qe perkrah ne thelb eshte e gjitha sic e ka cilesuar vete. Pra jo se eshte merzitur prej injoranteve por eshte merzitur se perse ata nuk perkrahin idhullin e tij Basha por Berishen

  12. Likja says:

    Partia demokratike prandaj degradoje se afroje llumin e SHqiperise. Tani u kujtove o Ergys.

  13. kujtesa says:

    Analisti duhet te arrije qe njerezit te besojne qe Basha nuk e ka shitur opozicionin !~Pastaj te vazhdoje analizen.

  14. Petrit says:

    Secili ka mendimin e lire te shprehë ate qe mendon
    Por askush nuk ka te drejte te etiketojë te tjerët me fjalen analfabet
    Ke te drejten tane te mbeshtesesh cilido lider politik qe te duash por pa ofenduar askend
    Kaq e thjeshte eshte

    1. Mira says:

      Nuk mora mundimin te ta lexoj shkrimin pasi e di pozicionin tend. Mos u cudit kur te shajne e s’te besojne sepse je konsumuar ne studiot televizive kur ben analistin, filozofin , historianin . Kujton se degjuesit jane me poshte se ti nga niveli e njohurite dhe kujton se te admirojne ty pa fund. Je i gjithi bosh , kallp thote populli. Para mund te fitosh si sherbetor neper studiot ku nuk shkelin njerezit e mencur dhe te ditur por ti s’ke per tu bere kurre dikush. Fatkeqesi per studentet ku ti [email protected]

  15. Titi says:

    Fatkeqesisht ky eshte realiteti shqiptar, kudo, ne rruge ne kafe ne autobus zeri I injorances mbizoteron.Jane kusure te vjetra tonat, te monizmit qe I mbajti te izoluar dhe te Berishizmit qe I liroi nga “zinxhiret” me menyre te pakontrolluar per ti perdorur per pushtetin e tij.

  16. Tragjedi says:

    500 vjet…Sulltani…50 vjet komunisti b…q…i Gjirokastres…30 vjet hajvoni i Vicidolit….rakia 50 lekshe…dhe Xhamijat e lesh-qenve arab…plus propaganda e gabelve te Athines…..beje vete “llogarine” se ku eshte ky popull ngs “gjendja” e formimit e civilizimit……..

  17. Shaqo says:

    … sipas gjithckaje qe shkruan, je i djathte ok por jo me kete te djathte, i majte nuk je, ok, e djathta veshtire se do te vije ndonjehere ne pushtet; nuk ka koke dhe nuk ka patur ndonjehere, e majta eshte dukshem me mbi 200.000 votues me teper, pra do te jete perseri e perseri ne pushtet; por me sa kuptohet per ty ne mire eshte anarkia se aty e gjen veten. Kjo nuk ndodh se nuk te lene ara 200.000 me teper qe u pelqen rregulli e ligji. Jo se ty nuk te pelqen, por nuk te pelqen e majta qe eshte shume me teper progresive ne drejtim te shtetit ligjor.
    Origjinen duhet ta kesh te majte, gjate rruges je transferuar tek e djathta per arsyet qe i di ti. Ruaj bindjet e tua; duke besuar se nje dite do te kthehesh ne identitet, te uroj gjithe te mirat.

  18. Velo says:

    Nuk ma ndjen fare çfar shkruajnë në opinione thot, por i quan injorantë dhe analfabet. Ja ndjekja pra, dhe i djeg bytha aq shumë sa i ofendon në grup të tërë.

  19. Buckethead says:

    SHIKOJ FYTYRAT E KETYRE MILITANEVE TE SALI BERISHES DHE DICKA NUK SHKON , ,,,,,,

  20. Pokeristi says:

    Nje zë i së vertetes.Nje ze irevoltes intelektuale,nje ze ishqetesimit intelektual,nje ze ishqetesimit qytetar-
    Te lumte Ergys.

  21. tirona says:

    Shkrimin e fillon me frazen “‘Kam rrespekt per ty por ketu me zhgenjeve”‘ pavaresisht si i quan ti plehra apo analfabete ato kane te drejte sepse jane mesuar me ty neper studio te ndryshme televizive te shohin te kunderten e asaj shprehjes tjeter me poshte ,me mire te me shajne kur them te drejten sesa te me duartrokasin kur genjej……Ty gjithmon te kane duartrokitur kur ke genjyer per saliun dhe lulin dhe tani brenda muajit paske ndryshuar opinion !!!!!!! vetem n.q.s je si jovam bregu qe gabimet i kupton me vonese dhe kthesen e mer pak me vonese.

  22. dritan says:

    Ë-të, te emri yt, i ke shkruar po në artikull jo.

  23. cipini says:

    Mos u merrni me personin dhe rrenjet e tij, merruni me ato qe ai shkruan . Cdo rresht i ketij shkrimi eshte me se i sakte dhe nuk i heq asnje “presje”. Njerezit ne imazhet e “Foltoreve” te Sali Berishes mund ti shikoni dhe analizoni, syte e eger, nofullat e shtrenguara “deri ne thyerje” dhembesh”, profile fytyre e koke prej njerezish qe jane rritur neper kullota malesh pa patur komoditet jastekesh. Keta jane degradimi i civilizimit shqiptar per fat te keq.

  24. Opinion says:

    Ke te drejte vetem per nje gje.Eshte absurde te diskutohet sot per lirine e fjales dhe te mendimit.Arkitekti,meshiruesi apo materializuesi I lincimit te njerezve me mendime te pavarura dhe kundershtuese me te liderit eshte Sali Berisha.Dhe per kete ai ka perdorur cdo gje deri tek sulmi dhe lincimi fizik.Edhe sot me te njejtat mjete ai manipulon dhe eksiton turmat por kete here brenda stanit,oborrit te tij dhe kunder atij qe ka zgjedhur vete.Me te dhe perkrah tij por me pak agresiv ka qene Lulzim Basha.Pra keta jane dy ane te te njejtes medalje dhe ne funksion te mentalitetit qe mbizoteron ne PD.Atehere une pyes,ku ke qene ti zoteri,kur keta dhe gjithe shpura e tyre sulmonin dhe asgjesonin dhe fizikisht opoziten e kohes apo mendimin kunder qofte dhe brenda partise se tyre.Prandaj mos qaj por reflekto dhe reago kunder per Saliun dhe Lulin.Mbajtja e nje krahu nuk e sheron kete parti.Kjo qe po ben zotrote eshte me se paku oportunizem politik.

  25. Astrit says:

    Ky popull ka nevoje per njerez qe thone fjalen e tyre publikisht per çfardo lloj problemi dhe ashtu si e gjykojne ata. Do jete fatale per civilizimin tone qe te stepemi nga primitiviteti e injoranca. Kujtoni ulerimat e turmave ne kohen e Enver Hoxhes qe ulerisnin pa gjykuar e pa pasur meshire per jeten e njeriut. Nuk duhet te lejojeme qe te na rikthehet diktatura e turmave primitive. Stop primitivitetit e gjykimit kanunor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje