Tritan Shehu është revoltuar në Kuvend se po e kufizojnë të flasë atë dhe deputetët e opozitës.
Atij iu përgjigj Rama me ironi, duke thënë se për të, sa më shumë që ata flasin, aq më mirë është.
Tritan Shehu: Ju e para duhet të kërkoni vendosjen e rregullave. Ky është Kuvendi i deputetëve sovranë. Të vendoset ajo e drejtë e panegociueshme. Jo vetëm për ne. E kam edhe për kolegët e majtë. Ju duhet të bëni thirrje që deputetët të jenë sa më aktivë. Si mund të jenë.
A ka mundësi? Ç’ka përveç fjalës? Kjo është demokracia? Ka Shqipëria gjendje të jashtëzakonshme? Dua ta di. Ja ku është kryeministri…Ma thuaj! Ju personalisht, jam i bindur se ju e kërkoni këtë gjë.
Rama: Për mua duhet të flisni pa limit. Sa më shumë të flisni ju aq më mirë është për mua. Po të them po të jetë për mua…