Kritika ndaj Borrell: E quajti të njëanshëm aksionin e policisë në veriun e Kosovës

14 Tetor 2021, 19:50Rajoni TEMA

Stuhi kritikash ndaj shefit të diplomacisë europiane, Jozef Borrel, për reagimin ndaj trazirave që përfshinë të mërkurën veriun e Kosovën. Në një deklaratë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, e quajti të njëanshëm dhe të paakordinuar aksionin e policisë së Kosovës kundër mallrave kontrabandë në Mitrovicën e Veriut.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara, të cilat rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha një ditë më parë, Josep Borrell.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ishte mes të parave që reagoi ndaj deklaratës së Borrell. Kritikat, sipas saj, duhej t’i drejtoheshin shteteve ku nuk po implementohet sundimi i ligjit. Von Cramon tha se aksionet ditore të Policisë nuk i takojnë dialogut.

“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, tha Viola Von Cramon.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, tha se BE-ja po tregon edhe një herë “paaftësinë” e saj në lidhje me Kosovën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça, theksoi se nuk kanë pse të koordinohen me askënd për aksione të tilla kundër kontrabandës, të cilat siç tha zhvillohen çdo ditë në Kosovë.

“Tash a është dashur edhe ne dje ta lajmërojmë dikë apo të koordinohemi me dikë për aksionin tonë. Ky aksion ka qenë puro kundër kontrabandës që është një plagë që po kullon në financa për çdo ditë për shtetin dhe qytetarët e varfër të Kosovës”.

Analistët në Kosovë e kanë cilësuar si të ngutshme të pakuptimtë dhe nxitëse deklaratën e Borrell. 10 policë dhe 10 qytetarë mbetën të lënduar gjatë revoltës së qytetarëve serbë kundër aksionit të policisë së Kosovës në veri. Tetë persona janë vënë në pranga, ndërsa 10 të tjerë janë në kërkim. Në shënjestër të sulmeve janë vënë edhe gazetarë.

4 komente në “Kritika ndaj Borrell: E quajti të njëanshëm aksionin e policisë në veriun e Kosovës”

  1. Ashtu Kot says:

    Duam apo sduam ne veprimet e policies se Kosoves ne Veriun e Mitrovices, duhen konsultuar me EULEKS. Ketu nuk eshte fjala per veprimet e policies se Kosoves ne Kosove, por eshte fjala vetem per kete zone qe eshte nen juridiksionin e EULEKS…..Rasti me i mire eshte qe ky problem duhet diskutuar, por inicimi i ketij problem nga ana e Kurtit, con uje ne mullirin serb.
    Kurti po te kish 2 pare ment duhet te kish vene ne dijeni EULEKS. Me siguri asnje nuk do e ndalonte. Ketu pune te Kurtit kane nje provokim i rende qe nuk perfiton Kosova. Kurti duhet te kerkoje, zyrtarisht qe EULEKS te largohet. Por deri sa EULEKS eshte atje, Kurti duhet ta marre parasysh. Ne te kundert ai i sherben Vuciqit qe te hiperbolizoje “dhunen ndaj serbeve” ne Kosove…..Ndoshta, ndoshta, kjo perkon me strategjine e Vuciqit qe kerkon te nxjerre Evropen dhe Ameriken jashte loje. Fakti qe Von Cramon argumenton paaftesine e Evropes per te zgjidhur kete problem, eshte thike me dy presa. Pyetja qe i shtrohet kesaj zonje eshte ne se ajo di se kush vec Evropes dhe Amerikes duhet te merren me zgjidhjene ketij problem. Mos valle duhet pyetur edhe Rusia??? Fjalet e kesaj zonje jane te “embla” per ne, por nuk jane ilaci qe kanseri i quajtur Serbi te eliminohet nga Kosova. I vetmi ilac qe Serbia te largohet nga Kosova, eshte Evropa dhe Amerika, si dhe EULEKS bashke me NATON. Deri sa ato te jene atje, Albini duhet ti pyesi brenda qellimit qe jane vene. Policia e Kosoves eshte e ndaluar te beje veprime masive ne Veri te Kosoves. Keto jane kryesisht detyre e EULEKS. Albini nuk duhet te kish shkuar kaq larg, sic shkon ai vazhdimisht. Evropa dhe Amerika kane shume mjete per ta rregulluar kete pune. Ata e nisen me EULEKS dhe NATO dhe po mbeshtesin policine dhe ushtrine e Kosoves. Ckerkon Albini me teper? Ai mund te kerkoje edhe gjera qe nuk jane ne perfshire ne rruget dhe menyrat qe Evropa dhe Amerika ta beje Kosoven shtet me vehte. Po te jet kjo, Albinit i vihen 100 pyetje. Nje nga ato mund te jete: Mos ai mendon qe 1000 ushtare nga Serbia duhet te dislokohen ne Mitrovice, per te ruajtur rendin??????????Pikerisht per kete enderon Vuciqi qe gjithmone ngul kembe ne “Marreveshjen e Kumanoves”…..Prandaj Albini duhet te mendoj 100 here dhe te presi 1 here. Ai kohet e fundit nuk mendohet, por vetem vepron…..

    1. tjetri says:

      E ke thene vete qe jam “Kot” vertet i tille ne kte qe shkruani

    2. Illyrian says:

      Sa here qe ka folur me Euleksin ato operacione kane dështuar ore ashtu kot … apo te fliste qe prape te dështonte kjo është ajo qe po thua????

  2. Korçari says:

    Ashtu kot ajde gamisu pederast

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje