Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka bërë të ditur përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou se gjatë tetorit nuk është në gjendje të paraqes dosjen paraprake në rastin ndaj ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Po ashtu, ZPS ka thënë se dosjen paraprake do të ishin në gjendje ta paraqesin më 17 dhjetor të vitit 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“ZPS kërkon që, nëse gjykatësi i procedurës paraprake ka parasysh që të caktojë afatin për paraqitjen e dosjes paraprake më 17 dhjetor 2021, që afati i fundit për dorëzimin e tabelës së Rregullës 109 (c) të caktohet për 28 janar 2021”.
“Ose, nëse afati për paraqitje të datës paraprake caktohet për ndonjë datë tjetër, ZPS kërkon një minimum prej 30 ditësh nga ajo datë për paraqitjen e tabelës së Rregullës 109 (c)”, thuhet në këtë parashtresë.
Më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Sipas akuzës, së Gjykatës Speicale midis marsit të vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.
Po ashtu, të enjten e 14 tetorit, është duke vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ku po gjykohet ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa i njohur me nofkën komandant Cali.(Albanianpost.com)
para 98 i akuzonin pse ekzistonin dhe donin te flisnin shqip ne shtepine e tyre, ndersa mbas 98 i akuzojne se perse duan te kontrollojne jetet e tyre ne shtepine e tyre…
Si mund te privosh lirine e Personit, ndersa nuk e ke kopsitur plotesisht akt-akuzen ndaj Tij ?
Kjo qe Bota Perendimore po ben ndaj udheheqsve te UCK-se eshte e padrejte.
Po parlamenti i Kosoves, perse nuk reagon ? Perse nuk i heq veshjen ligjore Gjykates Speciale , te cilen e miratuan sy-mbyllur duke nenshkruar nenshtrimin ndaj Perendimit ?
E vetmja zgjidhje , mendoj se eshte vendimarrja e Parlamentit, per ta cvleresuar nje vendimarrje te bere pa u menduar thelle, ndersa Albin Kurti i paralajmeroi per kete nxitim dhe burim te padrejtesive qe do te mbulonte kreret e UCK-se.
Keto Jane poshtersi te ndyra dhe akuza fallco qe ngrihen vetem per shqiptaret kudo ne bote ngrihen dosje ne baz opiniesh e poshtersish vetem se jemi shqiptar si mundesh te ngesh akuza per nje popoll te pushtuar per génocide kjo eshte te japesh ulerimen po thaci beri gabim qe u dorhoq si president a nuk e pat rastin e haradinaj 2 her I pafajshem dhe 5 vite burg qe I shkateroj karieren po edhe thaci me Shoke prokurori do zgjasi gjithe afatet e paraburgimit per te denuar ne mynyr arbitrare per te then se kam prova site e kam mote kaluan 2 vjete pastaj te Dalin te pafajshem Ata ben gabim te madh qe u dorzuan mund ta nd>qnin gjyqin me detyrim paraqitje si njerez normal se Ata nuk kan akuza flagrante Por vetem coj dhena opinione e pislleqe te montuara.