Meta dekreton ligjin për marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina

15 Tetor 2021, 17:55Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina anti-covid.

Marrëveshja në fjalë mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, parashikon blerjen e 500 mijë vaksinave.

DEKRET

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””.

Nr. Dekretit 13266

Tiranë, më 12.10.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

 

1 komente në “Meta dekreton ligjin për marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina”

  1. E pabesushme !!!!!!!!!!!!!!
    akoma si ka akorduar Usa dekoraten Non -Gratta ktij Terroristi islamik ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje