Shkarkimi i Metës: Kushtetuesja merr në shqyrtim kërkesën e Kuvendit

15 Tetor 2021, 14:37Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Vendimi i parlamentit do të shqyrtohet në seancë plenare publike nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi e shkarkoi Presidentin Ilir Meta më datë 9 Qershor. 104 deputetë të legjislaturës së shkuar votuan për ta hequr Metën nga karrigia e kreut të shtetit për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Sipas akuzave të socialistëve, Meta ka qenë përgjegjës për nxitjen e konfliktit me deklaratat e tij para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në këtë mënyrë, Ilir Meta bëhet presidenti i parë i shkarkuar nga parlamenti në historinë e shtetit shqiptar. Tani, vendimi përfundimtar i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Për largimin e Metës nga detyra nevojiten 5 vota të anëtarëve të kësaj gjykate.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Ky vendim i është dërguar Gjykatës Kushtetuese me shkresën nr.1368 prot., datë 14.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë dhe është regjistruar në këtë Gjykatë në datën 14.06.2021, me numër të Regjistrit Themeltar 6 (K) 2021.

Gjykata e ka marrë në shqyrtim paraprak këtë çështje në përputhje me afatet procedurale të parashikuara në ligjin e saj organik dhe në Rregulloren e Brendshme, ndërkohë që veprimtaria e saj për shqyrtimin e të gjitha çështjeve ka qenë e pezulluar për periudhën 1 gusht 2021 deri në 10 shtator 2021, e cila përkon me lejen vjetore të gjyqtarëve, në bazë të nenit 18, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, bazuar në nenin 62 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata vendosi: “Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike”, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedurale të gjykimit kushtetues.

6 komente në “Shkarkimi i Metës: Kushtetuesja merr në shqyrtim kërkesën e Kuvendit”

  1. Shaqir says:

    Do te dale ndonje nga institucionet qe te kerkoje falje publike tani qe Venecia u shpreh? Presidenca do te marre pergjegjesite? Apo shprehen me heshtje..

  2. SPAK says:

    Cdo vendim tjeter perveq shkarkimit te ketij banditi do ishte anti-kushtetus dhe rrjedhimisht, anti kombetar!

  3. Franz Kafka says:

    Gjykata Kushtetuese si senskoin i PD+LSI jo vetem nuk do e shkarkoj Meten por do japi vendim qe te dekorohet nga Tedi Blushi

    1. God-less Commies says:

      Sakte vec se harrove PS, apo e ke seriozisht!?
      Ps +Pd+Lsi = edmetberisha= PPSH

  4. Moni says:

    I shkarkuar mbetet gjithesesi….
    Nje cope bajge ,katunar,bastard….sjell verdalle..

  5. Arion says:

    Asgje nuk ka per te ndodh. Do e lene aty derisa te mbaroje mandatin dhe kjo i intereson edhe vete Rames, edhe pse eshte i shkarkuar nga parlamenti i shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje