Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave në media se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës nga shpallja “non grata” që i bëri Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të këtij viti, pas zgjedhjeve parlamentare.
Kim në një reagim në Twitter shprehet se vendimi i SHBA-së për personat që vendos që të shpallen “non grata” nuk negociohet dhe askush nuk duhet të pretendojë se ishte “ndërmjetës”.
“Përcaktimi i shpalljes non grata nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”.
Ata mund t’ ia vënë fajin konsipracionit, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari për të gjithë ata që përfshihen në korrupsion”, shprehet Kim.
Reagimi vjen pas një deklarate të Baton Haxhiut në emisionin Opinion. Ai u shpreh se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës.
Baton Haxhiu: E para, është person non grata njeriu të cilin e ka dënuar SHBA. Dënimin e tij që e kanë bërë SHBA, t’ja lënë dënimin ose vrasjen Lul Bashës. Po si është e mundur? Ky njeri që është këtu, ka bërë çmos gjithë kohën me qenë ndërmjetësues i situatës për ta shpëtuar Sali Berishën.
Oerd Bylykbashi: Kush ka qenë ndërmjetësuesi?
Baton Haxhiu: Ti!
Blendi Fevziu: Po kjo është shumë e rëndë. Ka ndërmjetësuar Lul Basha me amerikanët?
Baton Haxhiu: S’ka lidhje kush.
Blendi Fevziu: Se kjo u bë e rëndë tani.
Baton Haxhiu: Po e ka shkruar Lapsi mo.
Armand Shkullaku: Jo. Lapsi ka thënë ka ardhur një mesazh një drejtuesi të Partisë Demokratike. Nuk kemi përmendur emra.
Blendi Fevziu: Baton ti duhet të dish ndonjë gjë. Baton ti ia ke dhënë Lapsit këtë?
Baton Haxhiu: Jo nuk ia kam dhënë unë.
Armand Shkullaku: Ky Batoni ka gjithmonë informacione që ne s’i kemi.
Yuri Kim ka shume te drejte kure thote se percaktimi i shpalljes non grata nga SHBA nuk i nenshtrohet”negocimit”. Amerika nuk eshte nje shtet te tallet nga politiqenet e PD. Prandaj ata ta pranojne se Sali Berisha do ta humbasin kete betej,do dalin i humbur. Edhe Lul Basha duhet te zhduket nga PD dhe te vij nje tjeter i ri me ndjenja vertet demokratik.
Jeniceri Bylykbash duhet te ndermjetesoje per shpetimin e “nderit” te kriminelit, hajdutit dhe tradhtarit te popullit shqiptar,
Saleh Vuk Karaxhich ne Parisin, aleat te Beogradit dhe Moskes!
Vazhdon perdhosja e gjuhes shqipe nga gazetaret analfabete te gazetes Tema! Punesoni nje korigjus se late nam.
Perpara disa ditesh kam thene qe Bylykbadhi po perpiqet qe ti mbushi mendjes plakur te Mere qe ta vere ne vend te Lulit. Haha avash avash po vertetohet ajo qe une mendoja, sepse ky ben gjoka sikur negocion per nje gje qe eshte e panegociueshme.
Haha po ai te ve prift Po pastaj te heq ed he ta ben si Lulit qe e kishte beniamini e tij, pastaj te flak tutje po i preke femijet.
Edhe Jaser Arafati e Mandela kane qene shpallur persona “Non Grda” por me vone ju dhane edhe cmimin Nobel per paqen, keshtu Kimitja ja fut kot.
Baton Haxhiu ka informacione me shume se te tjeret se akoma vazhdon te jete spiun veteran i UDB.