Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkroi në Facebook mbi takimin që pati me delegacionin amerikan ditën e djeshme.
“Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin”, shkruan Basha në rrjetin social.
Gjithashtu, Basha bëri me dije edhe temat e diskutuara mbi rajonin: “Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni”.
Si I kane emrat….? Sna e tha….
Çu the e morëm vesh ,po ç’të thanë pse s’na thua…!Kur do shkosh në SH.B.A apo është muzua dhe ,për atë problemin …po s’të shkohet mer raport dhe shtyje mbase mbyllet me proçedurë si thua apo e di vetë …!