Kryeministri Rama deklaroi gjatë seancës së sotme plenare se qeveria ka plan që të dërgojë dy satelitë në hapësirë deri në vitin e ardhshëm. Sipas kryeminsitrit, do të jenë dy satelitët “Albania1” dhe “Albania2” që do të fluturojnë në hapësirë gjatë vitit tjetër, ndërsa nuk dha më detaje se si do të realizohet ky projekt.
Deklarata e tij bëri bujë sot në media dhe në rrjetet sociale duke marrë mjaft komente mbështetëse dhe ironizuese. Pavarësisht sherreve dhe shamatës së çdo jave, deklarata të këtij niveli, edhe prej vëmendjes që marrin, bëhen rrallë në parlamentin e Shqipërisë, prandaj e pamë të arsyeshme që të rendisim disa nga thëniet më të bujshme të kryeministrave të viteve të fundit në Parlament.
Berisha: Do të ndërtojmë central bërthamor në Shkodër
Deklarata e ish-kryeministrit Berisha, gjatë një vizite në Itali sipas të cilit Shqipëria do të ndërtonte një central bërthamor në Shkodër mori vëmendje të madhe ndërkombëtare duke shkaktuar jo pak frikë edhe në Malin e Zi fqinj. Nuk dihet se nga u frymëzua Berisha për të bërë një deklaratë të tillë, ndërkohë që Europa ishte dhe është në përpjekje për të ulur sasinë e energjisë së prodhuar nëpërmjet energjisë bërthamore. Megjithatë, mund të thuhët se në atë kohë ish-kryeministri përdorte shpesh togfjalëshin “Shqipëria, një super fuqi e vogël energjetike”.
Rama: Ju dukën mushkonjat si avionë
Ndërkohë që opozita e akuzonte në fillim të mandatit të tij të parë se vendi ishte kthyer në një qendër të trafikut të lëndëve narkotike përmes acvionëve të vegjel që uleshin nga jugu në veri, kryeministri Rama i qesëndiste ata duke thënë se iu dukeshin mushkonjat e Myzeqesë si avionë. Nuk zgjati shumë dhe nga këto “mushkonja” u rrëzua në Divjakë duke u bërë avioni i parë që përdorej për transport kanabisi që kapej në vend. Më pas, ai do të ndiqej nga avionë të tjerë që do të pësonin defekte teknike apo përplaseshin në territorin shqiptar duke qenë plotë më kanabis.
Berisha: Do të fusim kinezçen për mësim në shkolla
Shumë nuk e mbajnë mend, por deklarata e ish-kryeminsitrit Berisha në parlament se fëmijët shqiptarë do të mësonin kinezçe në klasa shkaktoi mjaft të qeshura gati një dekadë më parë. Berisha po mbante një fjalim të zjarrtë në foltoren e Kuvendit dhe teksa po ngacmohej nga deputetët e opozitës, tha fjalinë e famshme: Kemi në plan të fusim kinezçën si lëndë mësimore në shkollat tona.
Pandeli Majko: Të ndërtojmë tunel nënujor Shqipëri-Itali
Ministri italian i Mbrojtjes Antonio Martino nuk u besoi veshëve teksa nga homologu i tij shqiptar Pandeli Majko dëgjoi propozimin për ndërtimin e një tuneli nënujor Shqipëri-Itali. Majko ia bëri këtë propozim Martinos në vitin 2002 kur ishte në një vizitë zyrtare atje, ndërsa ai iu përgjigj se më parë duhej bërë një studim i mirëfilltë mbi përfitimet dhe kostot e një projekti kaq të madh.
Sali Berisha: Do të heqim Lekun dhe fusim Euron si monedhë zyrtare të Shqipërisë
Askush nuk mund të thotë se nga u frymëzua ish-kryeministri Berisha në vjeshtën e vitit 2010 për të thënë se qeveria do të hiqte Lekun dhe në vend të tij do të përdorte Euron si monedhë zyrtare, por kjo deklaratë pasditen e një të enjteje shtatori shkaktoi jo pak tronditje në tregun e këmbimit valutor në atë kohë.
Menjëherë pas deklaratës së Berishës, një euro filloi të këmbëhej me 141-142 lekë ndërkohë që pak orë më parë kursi i këmbimit kishte qenë 134-135 lekë. Gjithçka u stabilizua disa ditë më pas, por sigurisht që bizneset dhe individët që duhej të blinin euro në ato orë patën kosto të mëdha.
Sali Berisha: Jemi të dytët pas Gjermanisë
Ekonomia e Gjermanisë ka qenë vazhdimisht si pikë reference për shtetet e BE-së për nga eficenca. Madje edhe qeveria shqiptare ka guxuar të krahasohet me potencialin e ekonomisë Gjermane, ku në vitin 2012 ish-kryeministri Berisha do të deklaronte se ekonomia e Shqipërisë ishte e dyta pas Gjermanisë për nga zgjerimi i saj gjatë asaj periudhe. Deklarata shkaktoi jo pak të qeshura dhe habi në atë periudhë, kur vendi po përpiqej të dilte nga efektet e krizës ekonomike të viteve 2008-2010.
Edi Rama: Të rinjtë nga Korça marrin paga deri në 8 mijë euro
Kryeministri Rama deklaroi në shkurt të këtij viti se janë të paktën 100 të rinj të Korçë që marrin paga nga 1 mijë deri në 8 mijë euro për shkak të punës që bëjnë sipas tij në internet. Rama tha se të rinjtë ofronin shërbime për kompani të huaja nëpërmjet internetit prandaj edhe kanë të ardhura kaq të larta. Deklarata u shpërnda shumë në rrjetet sociale, ku një pjesë bënë edhe ironi, por Rama iu përgjigj duke i takuar disa nga këta të rinj që sipas tij merrnin paga deri në 8 mijë euro. (ABC News)
Qershia mbi torte nga marrezite kryeministrore eshte tuneli.
Po çfare prte tjeter nga Edi Ramen Erdogani Turku dhe Sali Vrasi.. Nga Edi Rama ne kemi pase shume shpresa te mdha tani eshte kthyer ne nje Turke muti Otomane bene Xhami vend e pa vend neper Shqiprie dhe propaganda boshe ku akoma neve ne Shqiprie na mungone gjejate me elementare te jetes siqe Jane dritat uji i pishem dhe me u pastrue dhe sigurija per jeten shkollat per kalamajte dhe spitalet
O popull i mbushur me injorante dhe analfabete funksionale, 30 shtete afrikane kane satelite ose do kene para vitit 2025. Shikoni artikuj si ai i CNN i para dy javesh dhe ai i Quartz. Nje satelit i thjeshte kushton e shumta 10 milione dollare, nje hotel apo kulle ne mes te Tiranes me shume.
Ai qe e ka shkruar kete artikull ka qene tap-topi ose mendon se jeton ne mesjete dhe jo ne Boten e teknologjise.Per ate te fundit ne Greqi dolen shifrat e disa vipave qe benin Giveaway,postime dhe story nga kompani te ndryshme dhe dolen qe shifrat varjonin nga 5000 Euro deri ne 20.000 Euro.Para 10 vjetesh punoja tek nje kompani qe pronari im punonte nga shtepia ne PC gjithe diten dhe merrte e pakta 10.000 dollar deri ne 50.000 dollar.
Duhet që shqiptari injorant të përditësohet me teknologjinë.
Nuk është fare e vështirë që një raketë e lëshuar nga SHBA, ose Franca, ndërmjet 5 apo 6 satelitë e që lëshon, dy ti hedhë në hapësirë në favor të Shqipërisë.
Mjafton që Shqipëria të paguajë….
Mirë e ke ,se Shqipërisë vetëm satelitët I mungojnë se Sala e bëri kaluar Zvicrës.
O gazetar i Meros !
Mire qe nuk di ,por pse nuk pyet ? Sqaro me pare vehten tende pastaj ngatero te tjeret ,o kazan !
Kjo tregon se ky komb prodhon vetem budallenj.
Kur jane kaq budallenj keta qe na kane drejtuar ne keto 100 vjet dhe vecanerisht ne keto 30 vjet ,imagjinoni se sa budalla eshte populli qe i voton dhe i beson…
Luli qe do te behet KM eshte akoma me idiot me mufkat qe keput dhe fajson ramen se ja hodhi 4 vjet se ishte i ri por edhe 40 vjet te kalojne ky do ngelet kastravec
KM flet tama si nji Qeverritare
kllounet e kazaneve i interpretojne ne forma gallate duke tentuar keshtu
budallepsin opinonin .
Eshte dicka banale kjo nga medie e mesiguri ne loje jane ata qe i paguan dikush
te japi nji pamje joReale te KM Shqiptare dhe Shqiperise .
Kujdes nga krimbat e janullatos qe zvarriten halese Medieve shqiptare e qelbin kudo
kunder Shqiperise dhe KM tone Gjigand qe meriton cdo rrespekte cfar ka ber e ben per vendin tone .
Sidomos kur thote se flen pak apo nuk flen fare duke menduar si te zgjidhe hallet e popullit. Si ajo kenga e dikurshme: “S’kishin gjume malet/ s’kishte gjume Enveri …”
Ne nuk kemi territorin e Rusise apo SHBA qe e ben te nevojshem minitorimin satelitor.Ky sherbim mund te blihet.Shpresoj Kryeministri mos te shkoj pas mendjes se coroditur te nje deliranti si Artan Lame.
Po ore demkokar,pardon demokrat,shërbimi mund të blihet,por populli thot:ku të kruan dora jote nuk të kruan dora e huaj.
PO RAMA ESHTE NJE SHTETAR I MADH,AI NUK BËN HUMORE PROPAGANDISTIKE KUR FLET -SIDOMOS NGA KUVENDI DHE POZICIONI I TIJ ZYRTAR-PER PJESË TË REFORMIMIT TË FUSHAVE TE NDRYSHME TE ZHVILLIMIT TE VËNDIT.EDHE PER RASTIN NË FJALË, RAMA SYNON TEKNOLLOGJINE DIXHITALE PERMES KONTROLLIT TE TERITORIT ME SATELIT.NUK JENI SHUMË TË VËMËNDSHËM NDAJ ECEJAKEVE TË TIJ NËPËR BOTË,SE DO TA KISHIT KUPTUAR.RAMA SI NJË REFORMATOR I MADH, ËSHTË I AFRUAR NË LIDHJE ME KOKAT BOTERORE TË FIRMAVE TE TEKNOLLOGJISË DIXHITALE.DHE AI ATJE NUK DUKET PER KURIOZITETET PERSONALE, POR PER NEVOJAT E ECURISË SË REFORMAVE NË VËND,SI OBJEKTIVA PARËSORE TË POLITIKËS QË AI KA MARRË PËRSIPËR PARA POPULLIT DHE VËNDIT.
Neqofte se injoranca do te kishte emer, jam i sigurt se do te quhej “BALLKANAS “!!!
Duhet ti kene porositur Satelitet tek Uzina Autotraktoreve berthamore tek Pirro Mani te blere me eurot qe prodhon-Stampon Banka E Shqiperise meqe Jane te dytet pas Gjermanise,opsioni gjuhes kinezce qe do e nisin nga tuneli i Italise se ndryshe nuk kap trajektoren per ti rene nga Korca se kan nga 8000 euro porosi per ca cuna qe punojn online mer eeeeejjjj Cfare plani eeeeeee????? Lum Lumi
Po pse o njerez nuk besoni? Ne kemi nje jete te tere qe “po hame me luge floriri”,pse te mos kemi dhe”satelitet tane”?