Trembet Oerd Bylykbashi: Basha mund të më heqë edhe mua si Flamurin, ai është diktator

14 Tetor 2021, 22:45Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur sot rreth situatës në të cilën ndodhet PD. Bylykbashi ka bërë një analizë të 8 viteve të Bashës në krye të partisë, duke thënë se vetëm është bërë autokrat sa herë që humbiste zgjedhjet.

Sipas deputetit, i cili është rreshtuar në krah të kundërt me Bashën në betejën e brendshme të PD, në të ardhmen do të ikin dhe të tjerë siç iku dhe Flamur Noka.

“Modeli që ka prodhuar Lulzim Basha gjithë këto vite, është që ai humbet dhe prodhon model më autokratik brenda partisë. Në 2013 në PD ka pasur debat, ka pasur figura. Kishte një debat dhe ishte i pranueshëm. Në vitin debati u hesht. Priste grupi Parlamentar kur Basha merrte vendimin me aleatët dhe të gjithë mbanin shënime.

Ne i dhamë shansin Bashën dhe ai mori vendime katastrofike. Ja ku jemi sot në 2021. Pas 25 Prillit kemi një Lulzim Basha që merr vendime dhe nuk pyet askënd. Siç iku flamur Noka do iki unë, do ikin dhe të tjerë që i rrinë rrotull sepse ai nuk ndryshon. Lulzim Basha kishte shansin që të rishpikte veten pas 25 Prillit, ai nuk e bëri këtë”, tha deputeti.

3 komente në “Trembet Oerd Bylykbashi: Basha mund të më heqë edhe mua si Flamurin, ai është diktator”

  1. Lomy says:

    Oerta qurravecja…

  2. Shoku says:

    Ju jeni me te poshter dhe me maskarenj se Lulzim Basha. Ju ( edhe ti ) kini kaq kohe prane Bashes dhe asnjehere nuk e kini hapur gojen para tij. Po te kishit folur ,do ishte marr vesh,spse si thot poulli : ” Doli fjala nga dhemballa e mori vesh e gjithe mehalla’ Tani qe foli Berisha ,sigurisht per halin e tij e jo tuajin,ju po shikoni interesin tuaj nga do te kapni ndonje llomke. Ndaj ju jeni me pisa se LUli.

  3. DIELLI says:

    Çunak ,politika do kellqe,nuk mund te fshihesh pas babait te ” vdekur” lufta zhvillohet edhe brenda shtepis ,por edhe ne rrethin familjar,nese e quani PD, FAMILJE TE MADHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje