Gazetarët e pyesin për satelitët në orbitë, Rama: Qeshni, qeshni se ju bën mirë për shëndetin

15 Tetor 2021, 10:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Një nga pyetjet që gazetarët i bënë ishte lidhur me satelitët shqiptarë “Albania 1” dhe “Albania 2” që do ngrihen në orbitë, deklaratë kjo e vetë Ramës dje në seancën parlamentare.

Duke parë një lloj ironie në pyetjen e gazetarëve, Rama u përgjigj po me ironi: “Kini durim, qeshni se e qeshura shëndet është dhe ju bën mirë të gjithëve”.

“Shqipëria do ketë satelitë shumë shpejt për të kontrolluar rendin, do ketë edhe dronë inteligjentë që do na shërbejnë. Janë mjete të një teknologjie të re që do monitorojnë shumë gjëra, që nga kufijtë, te ndërtimet, tek informacioni që i duhet strukturave të shtetit për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike, për të mbjellat e bujqësisë, për shumë çka si dhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme.

Do shmangin policët e korruptuar. Nuk ka nevojë të jesh vend shumë i zhvilluar për të bërë një kapërcim të tillë përtej imagjinatës. Satelitët do jenë shumë shpejt, ashtu si dhe dronët dhe do rrisë kapacitetet e kontrollit të territorit në të gjitha aspektet, për zjarret, për emergjencat civile,” shtoi kryeministri.

4 komente në “Gazetarët e pyesin për satelitët në orbitë, Rama: Qeshni, qeshni se ju bën mirë për shëndetin”

  1. Po ky ???? says:

    Ky Turku i vogel me emrin Rama ka kaluare ne delire çmenduri si Sali Vrasi.. Ne akoma ne Shqiprie vuame per uje drita kanalizime ujrat e zeza derrdhen ne plashet e shqiprise mbeturina Jane ku do neper Shqiprie si te ishime ne Afrige .. ky pa pike turpi del e na flet broqkulla … More Turk muti ne rradhe te pare rregulllo ujin dritat dhe kanalizimet pastaj merru me qjellin

  2. Driti says:

    Shqiptaret kane kujtese te dobet. Harrojne shpejt sa kryeministra te botes ftohen ne zyren ovale

  3. BeqireBalluku says:

    Projekti I EDramës është fare I thjeshtë dhe feasible.
    1. Ndertimi I linjës detare me 5 korsi Surrel- Hënë-Saturn-Neptune-Surrel. ( një korsi është për not)
    2. Ndërtimi I autostradës Surrel – Surreli Hënor. (Lunar Surrel City)
    3. Spostimi I diellit me afër Vunoit.
    4. Mbyllja e brimës së Ozonit ( pasi ta kaloje Lali Eri me qëllim që zdromsi të ngelet në hapësirë këmbësor)
    E ku është problemi këtu ? Shqupista !

  4. RAIFI says:

    Rama po të ishte shqiptar së paku do e përmente gjuajtjen e eksplozivit apo mjetit shpërthyes në Ambasadën Shqiptare në Beograd nga huliganët serb.çdo shtet në botë do reagonte në formë përkatëse duke kërkuar gjetjen e fajtorëve duke dërguar note proteste apo duke e thirr në Ministrinë e punëve të jashtme Ambasadorin e shtetit përkatës në këtë rast atë të Serbisë.Rama nuk e bëri asnjërën sepse Shqipërinë e ka shendrruar në protektorat të Serbisë.Dihet publikisht se Rama është në shërbim të Vuçiqit po si nuk shkruajti asnjë politikan tjetër në Shqipëri,asnjë analist apo ua ka fut të gjithve Rama trutë e gomarit.Ndoshta po u pëlqen protektoratin nën Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje