Zbardhen vendimet e mbledhjes së sotme të kryesisë së Partisë Socialiste. Sipas informacioneve, në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj do drejtojë përkohësisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.
Veliaj zëvendëson në detyrë Ervin Bushatin, i cili nuk arriti të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërkohë, Lindita Nikolla do të jetë e deleguar për zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Delina Ibrahimi në njësinë Nr.5 në Tiranë, Mimi Kodheli në njësinë Nr.8, Tiranë, Blerina Gjylameti në Nr.4, Tiranë, në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë, Paulin Sterkaj në Nr.11 në Tiranë, Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes, ku ndër të tjerat raportoi për punën e sekretariatit të ri dhe ecurinë e detyrave, Damian Gjiknuri u autorizua të caktojë grupin e punës për ndryshimet statutore në parti.
Në një deklaratë për mediat, Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme. Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së është vendosur hapja e partisë ndaj prurjeve të reja.
ErVelia te drejtoje socialistat ne Tirane? Sigurisht qe gaboheni!
ErVelia me se shumti mund te drejtoje Partonazhistet dhe aq.
Filloi zbythja e Edvin Llapës. Sdromsi fiton terren. Rilindja vs Mjaft&69. PS s’egziston më. Shnderrohet ne inventar I shtëpisë me gjethe. Strategjia e Lal Plehut është ta çojë Ramën në hapësirë. Sëbashku me satelitët. Rama ka frikë nga Sdromsi. I kujtohen ato 3 ditët e studentëve që e detyruan të kandidoje per here te dyte Sdroms Plehun ne bashki. Ju vështirësohet pak të dyve tani që sdo kenë Lulqimin ne krye te PDsë. Bastet jane që Lal Plehu merr edhe Rilindjen. Delet të paktën zbaviten duke parë telenovelën ” Trashëgimia e Ramizit të PPSH” e duke ngrënë bar nga ai I zakonshmi, ai që kullosin gomerët jo bari që mbush hundët Edvini.
Imagjinoni ku eshte PS me organizimin, ku eshte PD.
PD ka nje Kryetar qe ka frike nga anetaret.
Ka nje te degjeneruar, qe po ve anetaret e thjeshte kunder Liderit.
Eshte nje mish-mash, qe nuk e kane mendjen per zgjedhje lokale, por ruajne se mund tu iki koka.