FOTOT/ Wanda shfryn ndaj Icardi-t: Shkatërrove familjen për një k**vë, kush është aktorja që po ndan çiftin

17 Tetor 2021, 13:36Sport TEMA
FOTOT/ Wanda shfryn ndaj Icardi-t: Shkatërrove familjen për një

Wanda Nara dhe Mauro Icardi po i japin fund martesës? Të shtunën, në mbrëmje, familja Icardi u trondit nga lajmi që erdhi nga Argjentina, sipas të cilit ish-kapiteni i Interit e ka tradhtuar bashkëshorten e tij VIP. Ishte vetë Wanda ajo që nxiti thashethemet me një cicërimë, në të cilën shkruante:

“Ke shkatërruar një familje tjetër për shkak të një kurve”.

Mesazhi i drejtohet pikërisht Mauritos, një hipotezë e mbështetur nga fakti se Wanda nuk e ndiqte më bashkëshortin e saj në rrjetet sociale.

Por me kë do ta tradhtonte sulmuesi i Paris Saint-Germain gruan e tij? Me Eugenia Suarez, një aktore shumë e famshme 29-vjeçare në Argjentinë dhe një mikeshë (tashmë ish-mikeshë) e Wanda Naras, që ka zhdukur nga profilet e saj shumë foto me Mauriton.

Ndarja e çiftit mund të hapë skenarë të rinj: dihet mirë se Wanda ishte vendimtare në zgjedhjen e sulmuesit për të lënë Interin. Gjithashtu është raportuar se  Wanda Nara i ka dërguar një mesazh privat një shoqeje të saj, duke zbuluar ndarjen e saj të afërt nga Icardi. Shoqja e saj më pas e ndau mesazhin në rrjetet sociale.

Maria Eugenia Suarez njihet edhe për origjinën e saj japoneze. 29-vjeçarja ka patur dy lidhje të mëparshme nga të cilat ka sjellur tre fëmijë, një vajzë nga marrëdhënia me aktorin argjentinas Nicolas Cabre në 2013-ën dhe një vajzë dhe një djalë nga lidhja 6-vjeçare me aktorin kilian Benjamin Vicuna nga i cili është ndarë vetëm para pak muajsh.

 

2 komente në “FOTOT/ Wanda shfryn ndaj Icardi-t: Shkatërrove familjen për një k**vë, kush është aktorja që po ndan çiftin”

  1. icardi ate karaktere te dobet ka pasur edhe ne fushe .
    Wanda nuk lihej ,
    sakrifikoj qa shume per icardin ,i cili i detyrohet shume üer karieren si futbolliste .
    Tipat mosmirenjohes e bukeshkale jane me karkatere te dobet e ordinere .
    Natyrishte qe ishte nji lidhje pak e pazakonte por icardi ne kte rast e ka shfrytezuar Wanda-n .
    Sigurishte qe ka plot femra sexi e terheqese sot ngado te hedhesh syte ,por nji mashkull i vertete ,
    i qendron betimit .
    Te lendosh tjetren eshte fare e thjeshte sot sidomos ,ku gjithcka eshte sheshit dhe e parezistueshme ,
    por mendo njiher qe ajo Femer qe do ky ta tradhetoje dhe hedhe posht si nji levozhge portokalle-je .
    (

  2. Neroni says:

    U ndave nga burri i pare me te cilin kishe 3 femije per Ikardin. Bere 2 femije dhe me Ikardin e ai te tradhetoi. Tani qe u tradhetove vet duhet ta kuptosh si u ndje burri i pare kur e tradhetove ti. Ndonjehere bota me te vertete sillet si portokall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje