“Shqiptari i parë”, edhe Premierliga i gëzohet arritjes së Armando Brojës

17 Tetor 2021, 12:24Sport TEMA

Armando Broja ka hyrë këtë të shtunë në librat e historisë së klubit të Southampton, por edhe të futbollit shqiptar. Sulmuesi i Shqipërisë, me golin e shënuar ndaj Leeds, është bërë shqiptari i parë që shënon në elitën e futbollit në këtë vend.

Një arritje e shkëlqyer për djaloshin i cili po tregon që në moshë shumë të re se ka gjithçka që duhet për të bërë mirë në një nga kampionatet më të bukura e më të forta në botë.

Ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me urime dhe postime për të, edhe vetë Premier Liga i është shtuar atyre që kanë kujtuar arritjen e djaloshit shqiptar.

“Goli që fitoi ndeshjen për Sauthempton nga Armando Broja, ishte goli i parë i shënuar nga një futbollist shqiptar në Premier Ligë”, theksonte ajo arritjen e këtij djaloshi i cili po shkruan që në moshë të re emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar.

2 komente në ““Shqiptari i parë”, edhe Premierliga i gëzohet arritjes së Armando Brojës”

  1. Ilirjan says:

    Shefi Kuqi mu kujtua, shqiptar i Finlandes, ka shenuar me shume se nje here ne Premier L. me Blackburn… ne 2005-2006.

  2. Epirioti II says:

    Lojtare shqiptar qe kane shenuar ne Angli jane shume. Mua ne vijne ne mendje tani:
    Shaqiri, Xhaka, Ezgjan Alioski, Shkodran Mustafi, Adnan Januzaj, Shefki Kuqi.
    Titulli i gazetes duhet te ishte “Lojtari i parë i Shqipërisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje