VIDEO: Moment magjik për Armando Brojën, shënon golin e parë në Premier Ligë dhe i jep fitoren ekipit të vet

16 Tetor 2021, 17:55Sport TEMA

Ditë e shënuar për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar golin e parë në Premier Ligë, në ndeshjen e parë si titullar me Southemptonin.

Futbollisti 20-vjeçar ka realizuar në pjesën e dytë të ndeshjes me Lidsin, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Ishte një kundërsulm vrastar i Southemptonit me protagonist Redmond, i cili, sapo hyri në zonë, u tregua altruist dhe pasoi për Brojën.

Sulmuesi kuqezi ka gjuajtur saktë përballë portierit kundërshtar, duke tundur rrjetën.

Në minutën e 34-ët, Broja u bë protagonist duke dribluar plot 3 futbollistë por gjuajtja e tij me të majtën u prit nga portieri i Lidsit.

Sauthemptoni me golin e Brojës merr fitoren e parë në këtë kampionat pasi në 7 sfidat e mëparshme kishte dështuar të triumfonte.

Broja po kalon një moment shumë të mirë. Pas atij goli fantastik me Kombëtaren në Hungari, ka gjetur edhe golin e parë në nivelin elitar të futbollit anglez, çka do t’i japë më shumë moral dhe besim për të ardhmen.

Me këtë paraqitje që po bën Broja, vështirë se Çelsi do ta lëshojë sërish në huazim futbollistin e talentuar.

Buena gestión del contragolpe por Southampton, lo finalizó Broja. 1-0.
pic.twitter.com/tu6oz8rj2e

— Tomiconcina? (@Tomiconcina1) October 16, 2021

7 komente në “VIDEO: Moment magjik për Armando Brojën, shënon golin e parë në Premier Ligë dhe i jep fitoren ekipit të vet”

  1. Tipi says:

    Bravo! Well done!
    ???

  2. Alban Dega says:

    LARGO QE NUK PUNON … APO BAJGA ROSKOVECI!?

    1 minute reklama per 15 sekonda video
    Bullshit !
    Jane bere gazetat si pazari i Roskoveci….apo Bajga Roskoveci !

    1. Jeta says:

      Sapo e provova edhe un: shtypa Largo ne 5, doll Largo ne 4, …, shtyp Largo me shigjete, athere iken dhe sheh videon. Do nja 10-15 Drk qe ta heqesh.

  3. Ben says:

    Ti Alban Dega! Cfare muti do me Roskovecin apo do ca bajga? Ne fakt nuk duhet te shkosh shume larg se ai New Yorku yt eshte mbushur me plehra dhe te dhjera qensh. Erdhet ne perendim dhe kurre nuk u bete njerez..Rrace.muti!

  4. Jorgo says:

    edhe 200 te tjere ne premier league

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje