14 tetor 2014 të gjithë shqiptarët e mbajnë mend këtë datë të rëndësishmë për Shqipërinë.
Pikërisht në këtë datë është luajtur sfida e shumë komentuar për shkak të tensionit të lartë që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Janë bërë 7 vite sot kur në këtë ndeshje fluturoi lart mbi Beograd flamuri me “Hartën e madhe të Shqipërisë, figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit”.
Shqipëria e fitoi këtë ndeshje 3-0 në tavolinë kundër Serbisë, nga ku përjetoi për herë të parë emocionet e europianit, “Euro 2016”.
Autori i kësaj vepre ishtë Ismail Morina i njohur tashmë nga gjithë shqiptarët anëmbanë botës me emrin “Ballist”.
Në këtë 7 vjetor nuk kishte si të mungonte një reagim nga Ballisti. Morina nuk ka nguruar që këtë përvjetor t’ia kushtojë Policies së Kosovës, që ditën e fundit ka qenë active në shumë aksione.
“Gëzuar ditën e AUTOCHTHONOUS!” Ky përvjetor i dedikohet profesionalizmit të Policisë se Kosovës”, shkruan Ballist Morina në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Ismaili ka pasur vazhdimisht probleme me aktakuzën që i ka shpallur shteti serb për këtë ngjarje, që për shqiptarët është historike.
Kur ndodhi kjo ngjarje, djemve tane ne fushe ju rrezikua jeta. Plus trajtimi i bere gjate futjes ne tunel dhe brenda ne tunel, ishte poshterues. Cfare ndodhi me pas ishte qe ky tipi, shpetoi paq. Pra ne nje shtet super te kontrolluar si ai Serb, me nje sherbim sekret qe ne bashkepunim me FSB apo GRU rusen perbejne nder sherbimet me te forta ne bote, ky tipi ja del te shpetoje. Kjo solli edhe anullimin e vizites se Edi Rames ne Beograd, ku ne nentor do te kerkonte pavaresine e kosoves. Te gjitha keto veprime te ketij tipit duken shume te dyshimta. Nuk eshte e veshtire te luash me ndjenjat patriotike te nje kombi te shtypur. Nejse koha do e vertetoje cfare realisht ka ndodhur dhe nga kush eshte sponsorizuar.
Ballist je i modh! Gjigand!
Morina, superhero,
Fitore,Fitore,Fitore!!!
Asgje nuk eshte per te dyshuar. Edhe ne vendet me te kontrolluara trimat nuk mungojne. Sa per ate qe lojtaret u rrezikuan pas ketij veprimi, mund te mos qendroj. Rreziku ne vendet fashiste eshte gjate gjithe kohes. Lojtaret e dinin rrezikun pra se te mberrinin. E pane sa zbriten ne aeroport, kur qendruan ne hotel, dhe tmerrin kur dolen ne fushe. 30 mije vete duke perfshire edhe politikanrt me te larte ulerinin “vdekje shqiptareve”. Veprimi i tije u dha krenari te vecante. Mjafton te te kujtoj Gerardo Gatuzon, qe ne ate kohe ishte tranjer te OFI Krete, qe i vleresoj me fjalet “ata ishin heronj”. Respekte per djalin e maleve.