Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar përmes një deklarate pas dështimit të saj në organizimin e ndeshjes kundër Polonisë, ku u krijuan disa incidente të rënda nga tifozeria.
FSHF mundohet të justifikohet se të tilla ngjarje ndodhin dhe në stadiume të tjera, ndërsa shton se ata që provokuan të parët ishin tifozët polak.
Pas atyre ngjarjeve FSHF bën me dije se rrezikohet finalja e Conference League që do luhet në “Air Albania”, ndërkohë që UEFA so sjellë disa ekspertë të saj për të ndjekur disa ndeshje të Abissnet Superiores dhe kryesisht derbit ku ka prani më të madhe tifozësh, për të strukturuar në mënyrë perfekte organizimin për të tilla ndeshje.
NJOFTIMI.
Të martën patëm mundësi të shijonim një ndeshje, e cila nuk pati rezultatin që të gjithë do dëshironim të kishim. Të gjithë shqiptarët ishin me sy nga djemtë e Kombëtares tonë, që kanë zhvilluar një edicion të shkëlqyer deri më tani. Rezultati nuk ishte në favorin tonë, por ne dhamë gjithçka në fushën e lojës. Fati dhe mungesat e shumta që kishim ndaj Polonisë janë faktorë, që nuk duhet t’i harrojmë në asnjë moment. Futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda, por ne duhet të jemi krenar me këtë skuadër, e cila na ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme.
Trajneri Reja dhe e gjithë skuadra duhet të jenë gjithashtu krenarë për çfarë kanë bërë deri më tani dhe të vazhdojnë punën për të çuar përpara projektin e nisur, për të bërë realitet objektivat e dëshirat e të gjithë shqiptarëve për rikthimin në Kampionatin Europian dhe pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror.
Ndeshja na shfaqi gjithashtu disa probleme të rënda, që duhet zgjidhur dhe adresuar sa më parë. Incidente që nuk na nderojnë aspak ne, Shqipërinë dhe tifozët e saj të mrekullueshëm.
Federata Shqiptare e Futbollit ishte duke punuar prej muajsh me UEFA-n në lidhje me një aktivitet të rëndësishëm përsa i përket sigurisë në stadiume, edhe në kuadër të finales së Conference League që do të organizojmë në 25 maj 2022. Pas ngjarjeve në ndeshjen me Poloninë ky aktivitet bëhet edhe më emergjent, në mënyrë që të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në të tilla çështje të bëjmë më të mirën për organizimin e një ndeshjeje.
Ekspertët e UEFA-s do të jenë këtu për të ndjekur disa ndeshje të Abissnet Superiores dhe kryesisht derbit ku ka prani më të madhe tifozësh, për të strukturuar në mënyrë perfekte organizimin për të tilla ndeshje.
Ne jemi të vetëdijshëm se incidentet e të martës në mbrëmje nuk na nderojnë. Duhet të nxjerrim të gjithë mësime përsa na përket si organizatorë. Kishim 22 mijë tifozë të shkëlqyer dhe vetëm dhjetëra individë na njollosin gjithçka të mirë që skuadra ka bërë deri më tani.
Një gjë është shumë e qartë: Ne nuk kemi tifozë të dhunshëm, nuk kemi një historik të tifozëve problematik, përkundrazi sjellja e shkëlqyer dhe mbështetja që tifozët tanë japin në ndeshjet dhe jashtë fushe është bërë objekt krenarie për ne.
Ngjarjet e djeshme janë pasojë e një provokimi të vazhdueshëm, dhe një sjelljeje shumë agresive nga ana e tifozëve polak që kanë goditur për gati 2 orë tifozët tanë në dy tribuna. Tifozët polak njihen për të tilla sjellje dhe prej ditësh të gjithë autoritetet e përfshira në ndeshje kanë bërë maksimumin për të parandaluar ngjarje më të rënda.
Nuk duhet të harrojmë se në të njëjtën orë me ndeshjen tonë në “Air Albania” Stadium, tifozë polak kanë qenë në Wembley në ndeshjen Angli-Hungari dhe kanë pasur përplasje të shumta me tifozë vendas dhe policinë vendase. Ne nuk i shmangemi përgjegjësive tona, i njohim ato, por duhet të jemi gjithmonë pranë të vërtetës, sepse vetëm ajo na shërben për të ecur para. Në asnjë moment, askush, nuk duhet të drejtojë gishtin e akuzës dhe të shpallë fajtorë, por së bashku duhet të reflektojmë dhe të përmirësojmë punën tonë.
Ne të parët, si dhe të gjithë aktorët e tjerë që kanë përgjegjësi për organizime të këtij niveli. E kemi të qartë se sa më shumë rritemi e bëhemi konkurrent, sa më shumë na besohet organizimi i aktivitete prestigjioze europiane, aq më e vështirë bëhet organizimi në perfeksion. Kjo është arsyeja që kemi nisur punën së bashku me autoritetet përkatëse për të rritur kapacitetet tona organizative. Shqipëria është një realitet tashmë në futbollin europian dhe ne duhet t’i përshtatemi këtij realiteti të ri. Nuk kemi mundësi të zgjedhim.
(TemA)
C’eshte kjo sjelle prej Pederastesh para Mafiozeve te FIFA-s ?
Ne vend qe kjo FSHF te ngrej zerin e perplasi surratit Faktet ,videot e Gjukimit Skandaloze te Gjyqtarit
dhe kerkoje Denimin e tij me forc ,madje edhe Tifozerise Polake e cila ishte pjes e Loles Kurdisur ne Prapaskene
me sa duket qysh me pare mes Mafioze-ve zvicerian dhe Federates Polake ,
ulin breket poshte duke pranuar paaftesine e tyre si FSHF por edhe se jane njerez paDinjitet e thjeshte funderina
me te cilet mundet ti shkerdheshe gjithcka ne shtepine e tyre .
–
Ne vend qe te qiteshin Video nga Ndeshjet te Huaja ,perplasje e xheste Huliganesh ne Stadiumet e Botes dhe
se si ka Reaguar ne ato raste FIFA kundrejt atyre Vendeve e Federatave ,
siedhe te Kaloheshin ne WAR gjykimi i Arbitrit shkerdhate Franzese , c’bejn zagaret e xhambazet e FSHF-se ?
Hapin bythet e tyre UEFA-s !
Te gjithe i njohim Polaket se kush jane . Nuk kam pare ndopnji ndjeshje qe Polaket te sillen kaq agresive e brutale
por edhe Trima kundrejt te tjereve ne asnji ndeshje apo Stadium ,sepse njihen ne pergjithsi si popull i qet dhe korrekte .
Me ra menjiher ne sy , kur Sulmuesi qe provokoj disa her me nderhyrjet e tija agresive Kumbullen (me duket quhej Bukac s’me kujtohet por nji bjond qe mori karton dhe u ndrua pastaj )
bente nji sjellje qe te acaronte nervat ,teper provokues por edhe Ordiner ne reagimet e tij , qe i ngjante nji rrugaci rrugesh ,
por jovetem ai edhe disa lojtaret te tjere ,qe shpesh her pas cdo Faulli Brutal qe shkaktonin shkembenin veshtrimet me Putanen –
Arbitrin kte Skuth Francez , qe te linte pershtypjen sikur kishim te benin me nji Deal midis Arbitrit (FIFA) dhe lojtareve Polake
qe cuditerishte na benin si gangsterra ne fushe me ate arrogance te papare ndonjiher !
–
Pra gjithcka isjte nji komplot i planifikuar qysh me pare ,pse jo ndoshta edhe rezultati .
Largimi e skena e aktrimi i lojtareve Polake ,ktyre gangove ne fushe dhe qurrasheve te trenbur per vdekje ,
gjasme nga ca shishe plastike uji ,
ishte pjes e se gjithes ,cfar in prapaskene ishte pregatitur nga FIFA qe Polania te merrte 3-pikeshen kunder Shqiperise
por te inskenohej edhe Skena e lojtareve Polake per Gjoben qe duhet te fitonte FIFA .
Cfar Regjie Mafiozesh ,vertet impresionuese ,qe shpresojme mos te ket pas edhe asistencen ne rolin e huliganit
per ta bere Skenen sa me te besushme dhe te hapnin bythen per Misionaret e UEFA-s duke e ulur veten si FSHF jo por si Shqiptare e treguar Botes ,se ne nuk jemi te afte per asgje ,pra hecni Ju e na shkerdheni si bet me Politiken Misjonaret e BE-se kto 30-vjet
qe cmontuan cdo Vlere e Institucion ne Shqiperi .
–
Sa e turpershme eshte te shitesh si Putane dhe tregohesh njeri pa vlere para te Huajve ,pa Dinjitet ,te injoroshe vendin tend
vetem e vetem te mbashe Postin ne FSHF ptuuuuuuuu
Eshte ne interes te kombetares dhe sportdashesve shqiptare qe qeveria por edhe gazetaret te kerkojne te vene perpara pergjegjesise Armando Duken.Kete njeri inkompetent qe eshte pergjegjesi kryesor per gjitha denimet qe marrim nga FIFA dhe UEFA. Ai perdor tifozet e dhunshem te TKZ,Plisa dhe grupimeve te tjera per arsye politike.I sjell ne stadium te therrasin pro Berishes,te therrasin Rama Ik ne vend qe te kujdeset per organizimin korrekt te ndeshjeve. Ja edhe disa denime te tjera te epokes mafioze Duka.
Nentor 2019
Ne ndeshjen inaguruese te stadiumit Air Albania kunder Frances UEFA denon Shqiperine me 23500 euro gjobe per hedhjen e sendeve ne fushen e lojes.5 mijë euro për shkak të vërshëllimave të tifozëve kuqezinj, gjatë ekzekutimit të himnit të Francës.
https://zeri.info/sport/313686/uefa-denon-shqiperine-kjo-eshte-arsyeja/
11.12.2020
Komisioni Disiplinor prane UEFA-s ka vendosur një gjobë një gjobë prej 5 mijë eurosh Federatës së Shqipërisë së Futbollit, për ndeshjen ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.UEFA dënon Shqipërinë, shkelje e protokollit të “Covid 19”
https://alsat.mk/uefa-denon-shqiperine-shkelje-e-protokollit-te-covid-19/
21 Qershor 2016
UEFA ka dënuar me 20 mijë euro Shqipërinë pas incidenteve të tifozëve në ndeshjen me Rumaninë për shkak të hedhjes së një fishekzjarri nga sektori i tifozëve shqiptarë në fushën e lojës.
https://dritare.net/uefa-denon-shqiperine
21 Qershor, 2016
Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar për sjelljen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen e parë të Kombëtares ndaj Zvicrës. “Qeveria” e futbollit europian ka gjobitur FSHF-në me 20 mijë euro për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë.
http://www.balkanweb.com/site/uefa-denon-shqiperine-per-fishekzjarret-ne-fushe/