De Biazi: Jam i gatshëm të drejtoj Kosovën

13 Tetor 2021, 18:28Sport TEMA

De Biazi pritet që të jetë trajneri më i ri i Kosovës. Ish-tekniku i Shqipërisë pritet që të mbyll eksperiencën e dështuar te Azerbajxhani dhe në bazë të rezultateve negative, nuk do të ketë më rinovim.

Nga krahu tjetër Kosova ka shkarkuar trajnerin e saj, Shaland, pas humbjes së djeshme me Gjeorgjinë.

“Pas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi për “Indeksionline”.

Por sa do të përshtatej italiani te Kosova? Kjo ngre shumë dyshime pasi Kosova ka ecur gjithmonë me filozofinë sulmuese.

Ndërkohë me afrimin e De Biazit, dardanët do të punonin më shumë në mbrojtje dhe kjo do të limitonte sulmuesit që të tregojnë aftësitë e tyre.

5 komente në “De Biazi: Jam i gatshëm të drejtoj Kosovën”

  1. Whitesnake says:

    Pse nuk vazhdon me ate Azerbajxganin ti o mut?!

    1. Whitesnake ,
      Paske nji Kulture Talibani e te papranueshme per kte shoqeri .
      Nuk kam degjuar deri me sot qe nji Njeri ti drejtohet nji Njeriu e personi te nderuar me kte gjuhe muti !!!!!!!!!!!
      me cudit qe edhe kafshet e zvarraniket , marrin pjes ne te tilla tema te shoqerise Njerezore .

  2. Tull says:

    Nqs bejne De Biazin trainier,Kosova do te kete ekipin me lojen me te shemtuar ne Evrope. Pothuajse gjithe ndeshjet do te kene zero ose nje gjuajtje ne porten kundershtare.

  3. Shkodrani says:

    Kosova ka sulm te mir, tashti do te kishte edhe mbrojtje. Do ti ngjante Juventusit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje