Ndeshje perfeksioni e Marash Kumbullës që “e futi në xhep”, ekspertët polakë e pranojnë: Ky ishte Lewandowski më i keq

13 Tetor 2021, 14:13Sport TEMA

Nëse më parë kishim Lewandowskin që shpëtonte Poloninë, këtë herë është Polonia që shpëton Lewandowski-n.

Në një mbrëmje perfeksioni për Marash Kumbullën, sulmuesi i Bajernit u venit në “Air Albania” dhe ishte i parrezikshëm. Këtë e kanë pranuar edhe ish-futbollistët dhe njëkohësisht ekspertët në Poloni. Wojciech Kowalcyk është shprehur se kjo ka qenë ndeshja më e keqe e Lewandowskit:

“Nëse e sheh kapitenin tonë, Lewandowski, ka qenë më i keqi në fushë, nuk ishte nën ritmin e ndeshjes”. Nga ana tjetër Michal Pol ka thënë:

“Shumë herë Leëandoëski është në gjendje të ndihmojë Poloninë, por Polonia nuk do të jetë shumë herë në gjendje për ta ndihmuar Leëandoëskin”, tha Pol duke paralajmëruar sulmuesin e Bayern.

Gjithashtu edhe tifozët në Twitter kanë qenë të pakënaqur nga performanca e këtij lojtari.

1 komente në “Ndeshje perfeksioni e Marash Kumbullës që “e futi në xhep”, ekspertët polakë e pranojnë: Ky ishte Lewandowski më i keq”

  1. Jorgo says:

    ata erdhen morren3 piket e u kthyen ne shtepi ju i beni koment….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje