Skandali “Calciopoli”, Moggi: Mendova vetëvrasjen, etiketimi si hajdut më bëri keq

14 Tetor 2021, 18:50Sport TEMA

Luciano Moggi është bërë protagonist me rrëfimin e tij në një dokumentar të “Netflix” të quajtur “Ana e errët e sportit”.

Moggi ka folur për “Calciopolin”, kur ai ishte pjesë e Juventusit, skuadër e cila në vitin 2006 u rrëzua nga Serie A në Serie B, pasi akuzohej për mashtrim dhe korrupsion.

Moggi, i cili tashmë ka 84 vite mbi supe, rrëfen përjetimin, pas asaj që ndodhi me “Calciopolin”, ku tregon vështirësitë dhe thotë se mendoi edhe vetëvrasjen.

“Më vinte turp të ecja në rrugë dhe në ato momente, mund ta pranoj se kam menduar shpesh edhe vetëvrasjen.

Ishte diçka e tmerrshme, pasi dukej sikur ishe në një dhomë dhe po të dilje prej aty, të gjithë do të të qëllonin. Etiketimi si hajdut më ka bërë të ndihem shumë keq”, deklaroi Luciano Moggi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje