Jo vetëm krizë çmimesh e energjie: Tani mbyllen edhe urbanët

18 Tetor 2021, 10:50Sociale TEMA

Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik kanë njoftuar qytetarët e kryeqytetit se duke filluar nga dita e sotme do të përgjysmohet numri i urbanëve që operojnë në Tiranë.

Shkak për këtë, sipas Unionit të Transportit Publik është bërë mosplotësimi i kërkesave të tyre nga ana e organeve shtetërore për sa i përket ndihmës ekonomike në kushtet e pandemisë.

Unioni thekson se kompanitë e transportit publik gjenden të pafuqishme për të vijuar të operojnë me kapacitet të plotë, sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar,

Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e isntitucioneve përgjegjëse.

2 komente në “Jo vetëm krizë çmimesh e energjie: Tani mbyllen edhe urbanët”

  1. Shqiptari says:

    U hiqni licencat. Bejne lufte per tiarre pastaj hedhin vickla.

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Rama (beqirave): arapet e mi,mos e qethni fare erdoganin,autobusat do te shkojne drejt……qiellit/allahit.
    Gezuar ramazonin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje