DETAJET/ Tërmeti i fortë, qytetarët në Lezhë dalin në rrugë

17 Tetor 2021, 22:52Sociale TEMA

Një lëkundje e fortë është ndjerë disa minuta më parë në Shqipëri. Sipas matjeve paraprake, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter.

Sipas IGJEUM epiqendra ka qenë në Lezhë, 16 km në verilindje të Shëngjinit në një thellësi prej 20 kilometër.

“Sot në datën 17/10/2021, ora 22:13 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.5 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 19.9 km. Epiqendra është lokalizuar 69 km në Veri të Tiranës, pranë Lezhës. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme“, tha në një njoftim Departamenti Sizmologjisë, në Institutin e Gjeoshkencave.

Ndërkohë në faqen e EMSC kanë komentuar një numër i madh qytetarësh, të cilët theksojnë se lëkundjet kanë qenë të forta.

Shumë nga komentet theksojnë se janë trembur nga lëkundjet e ndjera mbrëmjen e sotme dhe kanë frikë.

Ishte i forte”, shkruan një komentues.

“U ndie sërish, nuk do na lërë me flet rehat”, shkruan një tjetër .

Ndërkohë lëkundjet e ndjera në Lezhë, kanë krijuar shumë panik tek qytetarët.

Nuk ka njoftime për momentin mbi dëme materiale, por raportohet se banorë të pallateve që po rikonstruktohen pas tërmetit të para dy viteve, në Torovicë, kanë dalë jashtë nga paniku.

 

1 komente në “DETAJET/ Tërmeti i fortë, qytetarët në Lezhë dalin në rrugë”

  1. Tani says:

    O zot mbaj dore…..nuk ja dalim dot dhe me nje termet tjeter…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje