Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena. Shkak ka qenë COVID-19. Prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium.
Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.
“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi” mbyllet postimi.
Edhe vëllai i tij, Ilir Tepelena, përmes një postimi prekës në facebook shpreh dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut të afërt.
“Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…
Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!”, shkruan vëllai i gazetarit.
Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.
Ngushellime familjes. Nje humbje e madhe per ta e gazetarine Shqiptare. U prefsh ne paqe. Tju kete lene uraten te dashureve te tij.
Oh sa keq po me vjen. Shume njeri modest, i thjeshtë nje gazetar shume i mire. Nje humbje shume e madhe. Ngushellime familjes!
Me vjen keq per jeten qe e mbylli dhe ngushellime familjes ,eshte bere e thene gjithmone mbas vdekjes qe ka qene njeri i mire ,kujtoni kete gazetare ne vitet 1990 nje klysh i Berishes mashtrus mashtrus
Ne kokem tende tani o Dash Kaloqja
Nje trishtim i madh. U largua nga ne nje njeri i mire dhe shok i dashur. U prefsh ne paqe, Tani i dashur!
Ngushellime Mira! Te rroni vete, te te rroje djali. Te rroni e ta kujtoni Tanin. Miqte e shoket e tij do ta kujtojne me dashuri.
Agroni
Simbol i qytetarise dhe model i gazetarise, per te paren konfirmuar qe nga gjimnazi, per te dyten pa asnje ngjashmeri me te ashtu quajturit gazetare
Ngushellime familjes! Gazetar I mrekullueshem. U prefte ne paqe!
A nuk ishte ky Koqe gazetar qe mblidhte eshtrat e ballisteve dhe kolaboracionisteve te fashizmit dhe na i paraqiste si patriote!? Gazetar me te neveritshem dhe qesharak se ky, zor se gjendet!