Kriza energjitike, Policia e gjen zgjidhjen me arrestimin e abonentëve që vjedhin

15 Tetor 2021, 19:30Sociale TEMA

Policia e Shtetit ka nisur sot një operacion për rastet e vjedhjeve të energjisë elektrike. Në një njoftim për mediat, policia sqaron se policia në bashkëpunim me OSHEE-në kanë zbuluar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në përfundim të operacionit janë arrestuar në flagrancë 10 persona në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, procedohen penalisht 10 të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë.

Policia shton do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Në fund autoritetet apelojnë për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

4 komente në “Kriza energjitike, Policia e gjen zgjidhjen me arrestimin e abonentëve që vjedhin”

  1. Mario says:

    Shtet i ndryre. Ska bythe me kap bizneset qe vjedhin (dhe po flasim per vjedhje miliona) por e fillon me individe.

  2. gjergji says:

    Bravo policia.Me dore te hekurt kunder hajdutave.Mario : cdo shtet normal ket veprim ben.Ne se din se vjedhin bizneset apo persona te vecante e ke per detyre qytetarie(si cdo qytetar ne bote) te lajmerosh policin e jo te hedhish fantazina te hajduteve qe vjedhin miliona.Se pari behu qytetar.

  3. leko says:

    Nuk flitet pa baze dhe argument, te gjith jane te lire te pakten te Tema te flasin dhe te denancojne cdo individ apo biznes qe vjedh energjine elektrike…
    Hajdutet duhen denuar….

  4. asd says:

    Ka shume qe vjedhin energjine elektrike. Policia duhet te shtoje kontrollet inteligjente dhe sekuestrimin e pronave ku zbulohet vjedhje e energjise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje