Bashkia Devoll ka shpërndarë një video ku pasqyrohet gjendja e mjeruar e të ashtëquajturës “shtëpi muze” e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli në vendlindjen e tij në Menkulas.
Ajo që dëshmohet nga pamjet, është një indiferencë totale ndaj një prej figurave më të shquara kombëtare i cili ka dhënë kontribut të vyer në disa fusha.
Kryebashkiaku Eduard Duro apelon që qeveria të hedhë sytë nga ky projekt i lënë në mëshirë të fatit për të nderuar birin e krahinës dhe letrarin e madh të të gjithë shqiptarëve.
Teksa Partia Socialiste ka hyrë në mandatin e saj të tretë qeverisës duke shpalosur ambicien e saj, ajo që bie në sy është injorimi që i bën prej vitesh figurës së ish deputetit dhe patriarkut Dritëro Agolli.
Edhe pse është premtuar shpesh nga zyrtarët socialistë fushatë pas fushate, “shtëpia muze” ngelet thjesht një ëndërr e dashamirësve në mbarë botën apo bashkëfshatarëve që presin që dikush të kthejë sytë nga ta për të bërë këtë investim.
Me gjasa, kostoja e këtij projekti që trumbetohet prej vitesh është e barabartë me kosoton e një prej makinave luksoze të deputetëve të sotëm që mbase as nuk e dinë se kush është Dritëro Agolli. (TemA)
Po juve devollinjve nuk ju vjen turp per mos angazhimin tuaj per kete muze.
Ne mbare boten muzeume te tilla i ndertojne bashkite bashke me ndihmen e banoreve te krahines.Po ta ngrini ju kete muze me leket tuaja do te behet shpejt,bukur si ta doni dhe do ta ruani si gjene tuaj dhe jo te dhuruar nga qeveria.
Ja bre sa re zgjuar jemi,.. perse thone qe devollinjte i hipin gomarit se prapethi…. jo bre jo…. ???