Rinovimi i patentave, Drejtoria e Transportit ul çmimin

15 Tetor 2021, 11:26Sociale TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se duke nisur nga muaji Nëntor i këtij viti do të ketë ulje me 43% për rinovimet e patentave të klasit “B”.

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejëdrejtimin me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat!

Nga nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë. Krahas modernizimit, drejtoria e transporteve njofton se enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje