Psikologia Elisa Bërdica: Në Gjermani kurse të ndihmës së shpejtë për shëndetin mendor

14 Tetor 2021, 21:50Sociale TEMA

Ka shumë probleme të shëndetit mendor, edhe pse për to flitet pak. Për këtë u diskutua sot në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV ku të ftuar ishin specialistë të fushës. Psikologia Elisa Bërdica nga Gjermania tregoi se një iniciativë mjaft e rëndësishme që po ndërmerret atje është kursi i ndihmës së shpejtë për shëndetin mendor.

“Që prej vitit të shkuar në Gjermani, po ofrohen kurse të ndihmës së shpejtë të shëndetit mendor.

Është një program i licencuar që fillimisht nisi në Australi dhe tani është përhapur në të gjithë botën. Përmes këtij programi njerëzit mësojnë si të flasin me të tjerët për problemet e shëndetit mendor. Së shpejti kjo do të jetë e domosdoshme për këdo, njësoj si ndihma e shpejtë për shëndetin fizik që është e detyrueshme nëse do të marrësh patentën apo për disa vende pune.

Në këtë program mëson se si mund t’i afrohesh dhe t’i flasësh personave që mendon se mund të kenë probleme të shëndetit mendor. Mënyra më e mirë është të jesh direkt, por të gjesh momentin e duhur, pa njerëz të tjerë përreth.

Mund t’i thuash personit tjetër që ti po shqetësohesh për të dhe ke dëshirë ta ndihmosh. Njësoj sikurse ndodh kur dikush ka një problem fizik, ashtu edhe në këtë rast për shembull mund t’i thuash që performanca në punë nuk është më e njëjta, ose je i stresuar apo ka diçka që nuk shkon dhe a mund të flasim rreth kësaj.

Kështu mund t’i shpëtojmë jetën dikujt. Shpresoj që ky kurs të vijë shpejt edhe në Shqipëri në mënyrë që edhe njerëzit të edukohen rreth problemeve të shëndetit mendor”, u shpreh psikologia Bërdica nga Gjermania. Ajo është pjesë e universitetit të Mannheim ne Gjermani, ku punon momentalisht si pedagoge ne Departamentin e Psikologjise Klinike dhe Biologjike.

1 komente në “Psikologia Elisa Bërdica: Në Gjermani kurse të ndihmës së shpejtë për shëndetin mendor”

  1. Als Albaner fürchte ich mich heute zu Tage in unserem Gesellschaft von diese Bedrrückende Stille :
    1- Pasionet e braktisura shoqerore nga ne shqiptaret si ne Shqiperi por edhe neper Bote
    2 – mungesa e interesimit per gjendjen katastrofale ne Atdheun tone ,par kjo nga ai Kendveshtrim psikoshoqeror-depresion
    3- mosvetedija si shqiptare per te gjetur Rolin e vet ne kte jete vs shoqerise shqiptare
    —-
    Ju e nderuara zonje/zonjushe padyshim keni te drejten tuaj ti beni “Werbung” kudo ne medie etj Biznesit tuaj ,
    por s’do ishte aspak keq te kthenit pa koken edhe nga shoqeria Shqiptare atje ,e cila eshte lene ne meshire te fatit
    dhe nen nji terrorr te pashembullt qe ushtrohet permanent i behet cdo dite nga Mediet atje ,qe po i shkaterrojne
    jovetem anen psikollogjike te shqiptareve duke i cuar ne depresione e te meta mendore ,te cilat sic e dijme ktej ,
    problemet ne tru ,shkarkohen ne organet e brendeshme dhe i dobesojne ose shkaterrojne ato ,nepermjet semundjeve
    te renda qe i shkakton Truri .
    Me kte do desha te sensibilizoja (nqs komenti lejohet sepse Djalli eshte kudo Prezent ne jeten e shqiptareve )
    qe ju e shume te tjere te behemi te vetedijshem per Rolin tone ne kontributet qe duhet ti japim shoqerise tone ne Shqiperi
    dhe kjo duke krijuar psh nga Ju si Psikolloge nji Shoqate ku te diskutoni e ngrini zerin ne Shqiperi per keqtrajtimin e terrorizimin
    e Opinionit shqiptare nga media ,qofte ajo e shkruar apo Tele visive ,
    qe po shndron shqiptaret ne gjithcka tjeter se duhet si njeri e qytetare .
    Si mundet te heshtet ne Shqiperi nga gjithe ajo Tufe Psikollogesh per gjendjen Alarmante ne Shqiperi ?
    Sdo desha te keqkuptohem (si ndodh rendom mes shqiptaresh )
    Ju drejtova juve por desha te sensibilizoj gjithe Psikolloget Shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise qe te ndehyne menjiher
    dhe ngrene Zerin ne ate vend per degradimin e Shendetin Mendore qe kane pesuar shqiptaret kto 30 -vjet Terror injorance dhune mentale
    Brain Washing inkriminalizim i shoqerise nderkohe qe me pasojat ndeshemi cdo dite Lajmeve Shqiptare .

    Aktivimi dhe sensibilizimi i Psikollogeve Shqiptare ne mbrojtje te Shendetit Mendore ne ate shoqeri
    duhet te Aktualizohet sa me shpejt te hete e mundur dhe ju keni shume gjera ne dore ta ndikoni ne kte proćes e kujdes sociale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje