Zv. ministrja e Mjedisit: Vjosa Park Kombëtar kaloi në KKT, shumë shpejt në qeveri

16 Tetor 2021, 09:58Sociale TEMA

Ornela Çuçi, zv. ministre e Mjedisit tha në RinOn se me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, Vjosa tashmë është zonë e mbrojtur dhe për shumë pak kohë ky vendim do të marrë miratimin në qeveri.

A do të duhet që Vjosa të jetë Park Natyror? Ishte kjo pyetja që ngriti Çuçi, ndërsa përkufizoi dhe termin.

“Park Natyror është zonë e konservuar dhe kur ti thua zonë e konservuar e kupton që s’mund të prekësh as gjethen sepse duhet ta lësh të ruhet ashtu siç është. Në fakt buzë Vjosës jetojnë 55 mijë banorë në qytete,” – tha ajo.

Ministrja solli në vëmendje se Shqipëria është i vetmi vend në gjithë rajonin që ka tre lumenj të shpallura si zona të mbrojtura, lumi i Vjosës, lumi i Bunës dhe lumi i Shalës.

3 komente në “Zv. ministrja e Mjedisit: Vjosa Park Kombëtar kaloi në KKT, shumë shpejt në qeveri”

  1. Laberia ime says:

    Edhe qeverriun ndermjet njeri tjetrit e kane ndare te degjeneruaret, kjo cuci ka te beje me çuçin e policise patjeter…brenda llojit martohen, shekerdhehen, ndajne edhe pushtet edhe pasuri, me nje fjale gjithcka qe fillon me “P”

  2. Mali says:

    Jemi i vetmi vend ne rajon qe kemi tre lumenj te shpallur park kombetar!.. Eshte zgjidhja me e drejte? Une mendoj se eshte zgjidhje ekstreme: Vetem mjedis. Edhe vendet e tjera nuk jane armiq te mjedisit dhe ekologjise. Por rruga me e drejte eshte qe rrjedhat lumore te perdoren sipas parimeve/kritereve moderne qe i perdor e gjithe Eurpoa: Shfrytezim ne perputhje me nevojat e komunitetit, mjedisit dhe te zhvillimit kompleks si bujqesia, turizmi, energjia e etj… Kjo behet me studime komplekse nga institucionet shkencore, qe sot nuk i kemi. Shfrytezimi i njeanshem eshte i demshem. Psh jo i gjithe Lumi Vjosa mund te perdoret per rafting, bile shopqata e raftingut ne Europe ka bere nje studim dhe ka caktuar ku mund te behet rafting. Atehere perse pjesa tjeter te mos shfrytezohet per nevojat e tjera te komunitetit dhe te zhvillimit?! njeanshmeria eshte e demshme, shume e demshme, pra nuk ka perse te mburremi!.. Mali

  3. Shif e shkruj lol !
    Emri tingellon si bukur ,pamje e bukur femre qe tregon qytetarim ,
    femra seksi qe ke qejf ti kesh pran
    nga e bukura vjen gjithcka e mire e bukur .
    Brravo z.zv/Ministre per iden e Parkut Kombetare ne interes te Ambjentit por edhe zhvillimit
    te Turizmit etj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje