“Mishërim i një njeriu të madh”, Yuri Kim mesazh prekës për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan

18 Tetor 2021, 19:46Bota TEMA

Me një dedikim prekës e ka përcjellë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim meszhin e saj për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan Colin Powell. Diplomatja Kim shkruan se Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh që ia kushtoi jetën e tij shërbimit të vendit dhe të të tjerëve.

Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Cilado qoftë sfida dhe kishte shumë, ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje“, shton ambasadorja.

Çfarëdo sfide që dilte përpara, siç shkruan Kim, Powell do i jepte këshillat më të mira presidentit që ta çonte vendin drejt një zgjidhjeje. Duke kujtuar kohën që ka punuar në sekretarinë e tij, Kim thotë se ish-Sekretari pavarësisht angazhimeve që kishte, gjente kohën për t’i dhënë nxitje atyre që e rrethonin.

Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe sado i zënë me punë, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje njerëzve përreth tij, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U prehtë ne paqe”, shkruan Kim.

Colin Pawell, ish sekretari amerikan i parë i shtetit, me ngjyrë, ka qenë pjesë e disa administratave republikane. Ai është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare si pasojë e komplikacioneve të Covid 19. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në administratën e Shtëpisë së Bardhë, ai i dha formë politikës së jashtme amerikane.

2 komente në ““Mishërim i një njeriu të madh”, Yuri Kim mesazh prekës për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Për herë të parë ka qënë në Shqipëri në vitin 1996 së bashku me ish presidentin Xhorxh Bush, (plaku). U dërguan me mision nga ish Presidenti Bill Klinton, për të dëgjuar nga afër se ku ishte shkaku i “dashurisë” kaq të madhe të popullit shqiptar për Partinë Demokratike dhe shokun e lavdishëm Berisha. Në ish vilën e Mehmet Shehut në Vlorë, ata dëgjuan dhe mbajtën shënim gënjeshtrat spektakolare të Berishës në në raport me zgjedhjet parlamentare të mbajtura. Veçanërisht ata shfaqën interes për faktin se ku e kishte burimin kjo dashuri e pakufishme e popullit për Tritan Shehun, i cili e votoi atë në masë dërrmuese (93%)në zonën elektorale ku kandidoi….
    Duke menduar se ky rezultat ishte rrjedhojë e kulturës jodemokratike të ushqyer me dekada në këtë vënd të vogël ishkomunist, ata sugjeruan rivotim në një numër zonash (rreth 40) për t’a sjellë situatë në kufijtë të arsyeshëm. Berisha e zbatoi porosinë, bëri rivotim në 40 zona dhe rezultati nuk ndryshon nga ai i mëparshmi, Berisha i fitoi të gjitha. Kjo, pasi ai donte një numër sa më të madh deputetësh për t’u rizgjedhur president, nuk kishte besim tek të gjithë deputetët demokratë, ndaj i duhej një numër që do ja bënte të sigurt rizgjedhjen. Kjo solli zhgënjim të madh në Washington. Prej atëherë ai nuk është parë më asnjëherë si mik real dhe i vërtetë nga amerikanët.
    Colin Powell ka qënë një politikan brilant, burrë shteti i vërtetë. U prehtë në paqe!

  2. Ne boten seprapthi kriminelat jane heronj says:

    Ky eshte ai qe i tregoi botes ne sallen e OKB nje epruvete me tos robash si arme e shkaterimit ne mase qe kishte Sadami
    Pastaj u be lufta ne Irak edhe sot dihet hapur qe ky genjeu, madje ky nuk kishte as trup ta pranonte vete.
    Lufta edhe sanksionet per Irakun dihet se cfare i kane bere atij populli. Ishin nje shkalle me poshte sec eshte arabia saudite, sot kane energji elektrike 2 ore ne dite, edhe uje nje ore. Por naften e irakut ama sic i pelqente edhe trumpit e ka amerika.
    Per nje gje eshte per te ardhur keq, qe nuk vdiq atje ku i takonte, duke vuajtur denimin si kriminel lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje