Përfundon numërimi i votave në Prishtinë Prizren dhe Pejë, disfatë e thellë për Albin Kurtin

18 Tetor 2021, 13:55Rajoni TEMA

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në dy komunat më të madhe të Kosovës, atë të Prishtinës dhe Prizrenit.

Bazuar në rezultatin preliminar të Komisionit Qendror Zgjedhor, pas numërimit të 238 vendvotimeve, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia ka arritur të grumbulloj 35 mijë e 433 vota apo 42,33 për qind.

10 mijë e 906 vota më pak ka arritur të grumbulloj kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama kështu duke fituar 29,35 për qind të votave.

Kryeqyteti i Kosovës nuk ka arritur të shpall fituesin në raundin e parë kështu, Kandidati i LVV-së Vitia do të garojë me atë të LDK-së Rama në balotazh me 14 nëntor të këtij viti.

Ndërsa Urani Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës është renditur i treti kështu duke arritur të grumbulloj 18 mijë 119 vota apo 21,64 për qind. Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 3 mijë 769 vota apo 4.50 për qind dhe Gëzim Mehmeti i Aleancës Kosova e Re me 1 mijë 582 vota apo 1.89 për qind.

Në anën tjetër në Prizren kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka ka marrë 23 mijë e 504 vota apo 40.43 për qind.

Kështu Haskuka për të udhëhequr Prizrenin edhe për një mandat si kryetar komune duhet të ballafaqohet në balotazh me kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës, Shaqir Totaj i cili ka arritur të marrë 18 mijë e 78 vota apo 31.10 për qind.

I treti është Anton Quni i LDK-së me 8 mijë e 705 vota apo 14.98 për qind.

Numërimi total i votave ka përfunduar edhe në Komunën e Pejës kështu që kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka arritur të fitoj të drejtën për të udhëhequr komunën e Pejës edhe për një mandat tjetër duke grumbulluar kështu 22 mijë e 778 vota apo 60,41 për qind.

I dyti në komunën e Pejës ka dalë Gazmend Agusholli nga LVV duke grumbulluar 8 mijë e 431 vota apo 22,36 për qind të votave.

Rrustem Berisha nga radhët e AAK-së ka grumbulluar 6 mijë e 173 vota apo 16,37 për qind.

 

6 komente në “Përfundon numërimi i votave në Prishtinë Prizren dhe Pejë, disfatë e thellë për Albin Kurtin”

  1. Treguan se dijne te regojne si qytetaret e gjithe Botes
    perballe Politikave te mbrapshta e demogegeve Politikane
    dhe se fundmi ,
    treguan qarte se Politikat Serbe nuk kan shanc me te manipulojne popullin shqiptare ne Kosove .
    Rrespekt rrofte Kosova Heroike ??

  2. Franz Kafka says:

    Ore cfare flitet keshtu??? Fakti qe nuk fitoi 70% si ne shkurt por 60% nuk quhet humbje!!!!!! Serisht kosovaret vazhdojne ta besojne kete person te rrezikshem njesoj si shqipot vazhdojne besojne ende Berishen e Meten ne Shqiperi

  3. Yp xhinxhi yp says:

    Po ku asht Disfata ketu se sjena tuj mar vesh gjeseni ?????????

  4. Goni says:

    Shum e thjesht .
    Ky debili Albin donte te fuste ne lufte Kosoven me Serbet.
    Mirpo populli Kosovar Shqipetar dhe Serb ne Kosove jetojn ne varferi,korrupsioni,krimi i organizuar.
    E veshtire eshte te jetosh ne Kosove.
    Keto jan te njejtat probleme per Serbet dhe Shqipetaret.
    Me mir ngadal dhe problemet do zgjidhen.

  5. Trapajane says:

    Edi Rama ka bere masaker elettorale ne kosove.Te mblidhet urgjentisht komisioni i posacem parlamentar.

  6. dreni says:

    Populli i Prishtines ne asnje menyre nuk duhet te votoi per pleren Vitia ketij ushtari qorr te Albin Kurtit qe eshte nje percares i kombit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje