DESHTIMI spektakolar: Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk merr asnjë komunë deri tani, 21 komuna në balotazh

18 Tetor 2021, 09:05Rajoni TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale që u mbajtën ditën e diel në vend.

Bazuar në të dhënat e KQZ, 17 komuna në Kosovë tashmë e kanë një fitues, ndërsa 21 të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të balotazhit.

Deri tani Lista Serbe ka fituar në komunat Leposaviq, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpc, Partesh, Ranillug, Zveçan Zubin Potoku dhe Kllokot.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë katër komuna; Mitrovicën, Ferizajn, Hanin e Elezit, Skenderajn.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna Deçan dhe Suharekë. Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna Lipjan dhe Pejë.

Surprizë është lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, e cila nuk ka marrë asnjë komunë në raundin e parë.

Qendrat e votimit në Kosovë u mbyllën në orën 19:00, ku sipas KQZ-së kanë votuar 43% e totalit ose 770 mijë e 171 votues.

5 komente në “DESHTIMI spektakolar: Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk merr asnjë komunë deri tani, 21 komuna në balotazh”

  1. On says:

    Nuk blen e vjedh vota Albini si Ps,Lsi, pd e pdk…….

    1. Kamber Cano says:

      Sipas llogjikes suaj do te thote se zgjedhjet parlamentare te 14 shkurt it i ka blere se ndryshe nuk shpjegihet ky renim I VV ne 8 muaj.

  2. Goni says:

    Nje nga arsyjet e humbjes eshte , qe popullit nuk i pelqen sjellja e keqe ndaj Serbve ,sepse e njejta qe i ka ndodhur dhe vet Kosovarve nder shekuj.

  3. Tr says:

    Mbase zoti i ndihmon kosovaret qe te hapin syte. Spresoj te jete keshtu edhe ne votimet parlamentare.
    Sa me shpejt iken albini aq me shpejt do kete nje rruge dalje

  4. Shqiptari says:

    Bravo Kosova.und ta genjesh per ca kohe popullin por jo pergjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje