EXIT POLL i zgjedhjeve në Kosovë: PDK kthen Prizrenin, Totaj në epërsi ndaj Haskukës

17 Tetor 2021, 19:26Rajoni TEMA

Sipas EXIT POLL-it të Albanina Post, Shaqir Totaj, i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar garën zgjedhore në Prizren me 39.4% të votës së përgjithshme.

I dyti, ka dalë kryetari aktual i Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, me 35%.

Në vendin e tretë është Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 16.7%.

Ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Zafir Berisha me 4.8%.

I pesti është Lulzim Kamberi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me 2.8%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje