Shkoi me Ferrari në votime, kandidati nuk pajtohet me humbjen: Këta ta marrin dheun ndër këmbë

18 Tetor 2021, 09:44Rajoni TEMA

Kandidati i NISMA-s Socialdemokrate për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani, nuk është “pajtuar” me rezultatin zgjedhor.

“Këta ta marrin dheun ndër këmbë”, ishte reagimi i bërë mbrëmë pas publikimit të rezultateve paraprake.

Hasani po ashtu tha se do të kërkojë “rinumërimin” e votave.

Xhemajl Hasani, ishte bërë i njohur me deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Ai pati deklaruar se “ka një makinë modeste të tipit Ferrari”. Ndërkohë pikërish këtë makinë e përdori edhe për të shkuar në qendrën e votimit. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje