Çështja e vaksinimit të detyruar për studentët, ka qenë kryefjalë e dtiëve të fundit teksa ditën e djeshme nisi edhe viti i ri akademik.
Ishte parashikuar që studentët të cilët nuk ishin vaksinuar apo nuk kishin një test PCR negativ, nuk do të lejoheshin të futeshin në auditore, por kjo gjë nuk është zbatuar.
Në rrjetet sociale, nuk kanë munguar dhe replikat mes komentuesve dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje. Një prej komentuesve i ka kërkuar që mos të bënte me detyrim vaksinën pasi në këtë menyrë studentët do detyroheshin të paguanin nga 100 euro për të blerë certifikatën fallco të vaksinimit.
Komentuesi: O Edi mos e bej me detyrim vaksinen se i fike sudentat duke e blere 100 euro certifikaten fallco te vaksinimit ! Me kete tutel po pasuron nji pjese te atyre qe sot meren me vaksinimin duke mos arritur qellimin real te vaksinimit..!
Ndërsa kryeministri nuk ia ka kursyer përgjigjen duke thënë se edhe në vend e tjera të botës, vaksinimi i studentëve është i detyrueshëm.
“Po mire o djale po tere bota qe nuk te le te hysh asgjekundi pa treguar certifikaten e vaksinimit jane budallenj apo jane cmendur te gjitha qeverite e planetit dhe kane perveshur menget te marrin ne qafe njerez?! Po si mendon ti jane cmendur fare fare edhe te gjitha mediat e gazetaret serioze te botes qe nuk e nxjerrin kete sekret te madh, te cilin e paskan zbuluar ca njerez qe nuk kane lidhje as me shkencen, as me shkollen, as me dijen?!
Po si eshte e mundur qe kur shkojne ne spital pastaj vuajne e humbin jeten pikerisht ata qe nuk jane vaksinuar apo edhe kjo eshte loje thuaj?! Jo o mik jo, nuk eshte loje kjo dhe nuk luhet me jeten si me skedinen e futbollit, po i vihet gishti kokes e nuk degjohen tallagjaret e marrezise njerezore qe nuk dine cfare flasin, po degjohet shkenca qe shpeton njerez e sheron njerez!”-shkruan Rama.
Lexoni sot ne CNN,shkrim i mbeshtetur ne statistika (mbani parasysh se SHBA,eshte vendi ku pasojat e Covid’it,ishin me te rendat ne Bote,dhe ende vazhdojne)………. Ne te argumentohet qe personat e pa vaksinuar jane 6 here me te rrezikuar te infektohen,krahasuar me ata te cilet jane te vaksinuar. Gjithashtu,personat e pavaksinuar,jane 11 here me te rrezikuar per te vdekur nga Covidi,krahasuar me personat e vaksinuar,etj.,etj. …………. Po çfaqim shume injorance ne perceptimin dhe rreziqet qe mbart kjo pandemi………. Shikoni Italine,ku mbi 90% e popullsise mbi 16 vjeç eshte e vaksinuar ……. Suedia,se fundi ,ka miratuar vaksinimin e femijeve te moshes 12 deri ne 16 vjeç….. Mendoni se jane vendime te pa mbeshtetura ? Se fundi,shtypi,duhet medoemos tu jape vend informacioneve (edhe si ato me siper),per te ndergjegjesuar publikun,ne vend te info’ve te “bukurosheve me bikini”,etj…….. Shtypi duhet te edukoje,aq sa mundet ! Lymi Tutit
KEQARDHJE
Duke ndjekur emisionin e Fevzos mbreme ne OPINION sinqerisht me erdhi keq per dy gjera :
E para= Niveli teper i ulet i studenteve te cilet nuk ishin ne gjendje te japin asnje argument se pse ishin aty dhe pse kundershtonin vaksinimin POOOOR kishun mesuar permendesh shprehjen :”po na vaksinojne me detyrim dhe kjo eshte shkelje e te drejtave te njeriut”(A thua se te drejtat e njeriut jo vetem ne Shqiperi po ne mbare boten perendimore ,ku ndiqen politika te tilla te vaksinimit do ti mbrojne keta ANALFABETE ) ku kulmi i kesaj injorance ishte studenti iMjeksise **mos e thente Zoti qe ai te behet mjek dhe largqoft te kete ne dore jeten e dikujt**
E dyta = me vjen keq per vete dhe per te gjithe qytetaret qe presin nga keta qe te marin ne dore fatet e vendit dhe te ndryshojne Shqiperine.
Pas emisionit te djeshem po filloje te mendoje per marre rruget e botes megjithese e kisha bindje apsolute se UNE do te isha shqiptari i fundit qe do te braktisja vendin tim. SA TRISHTE