Premiera luksoze e filmit të James Bond, Rama tregon pse nuk ishte: Nuk jam elitë, jam katunar Surreli

18 Tetor 2021, 22:27Politika TEMA

Disa ditë më parë në Tiranë u zhvillua premiera e filmit të agjentit 007, James Bond “S’ka kohë për të Vdekur”.

Filmi bëri bashkë politikanë, artistë, këngëtarë, gazetarë dhe ambasadorë duke filluar nga kryebashkiaku Veliaj, ambasadorja Yuri Kim, ministri Bledi Çuçi apo dhe kreu i SPAK Arben Kraja.

Ajo çka ra në sy ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama. Pikërisht, kreu i qeverisë ka zbuluar arsyen se pse nuk ishte i pranishëm në këtë eveniment.

Gjatë një interviste në emisionin “Now”, kreu i qeverisë u pyet se pse nuk ishte në premierën e zhvilluar ku ishin elita e Tiranës. Ai u përgjigj se nuk e konsideron veten elitë, përkundrazi, me batutë e quan veten një “katunar Surreli me gjatësi 198 cm”.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Para një jave u organizua premiera e filmit të James Bond në Tiranë, nuk ishit i pranishëm apo nuk ju ftuan?

Rama: Pse duhet të isha i pranishëm?

Pyetje: Ishte gjithë elita e Tiranës, ishte kryetari i SPAK-ut.

Rama: Unë jam një katunar nga Surreli. Jam një copë katunari 198 cm.

Pyetje: Kështu ju konsiderojnë ata që nuk ju ftuan, prandaj nuk ju ftuan?

Rama: Jo, jo unë nuk jam elitë ta kam fjalën. Unë jam një katunar Surreli dhe nuk i ndjek këto evenimente mondane në Tiranë.

Pyetje: Ishin shkulur të gjithë që të shkonin tek premiera, kryeprokurori, kreu i SPAK, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Rama: Nuk e di, nuk i ndjek këto. Ku është pyetja, apo thjesht kuriozitet.

7 komente në “Premiera luksoze e filmit të James Bond, Rama tregon pse nuk ishte: Nuk jam elitë, jam katunar Surreli”

  1. Lyni says:

    Gjithe katunaria e Tirones dhe jabanxhijte ishin ne premiere,Tironsit e vertete ishin ke shpija.

    1. More Zot i madhe si ka munsi se çdo Shqiptare sa po hipe në pushtet apo ne pozite ndryshone komplet bëhen shume njerze të kqine diktatore hajduta bëhen komplet Lindore.. says:

      Çfare ironies e keti menemadhe ky eshte ber delire komplet kohet e fundit Turke Otomane njeri shume i keq … Po ti more horre ti ke lujture vet filem demek po ti ke qene me vathe ne vesh po ti more horre ke ber sfilade mode… Shume her e kam pyture veten si ka munsi që çdo Shqiptare qe merr pozite ose ku hipe ne pushtet nuk I flitet më me goje ju hipe vetja ne qefte bëhen diktatore hajdute dhe bëhen komplet lindore si Turqit mendone se Jane Zoti i Tokes dhe i Qjellit.. Ky eshte ber komplet ordiner hajdute nje lloje si Sali Berisha Lulzim Basha ilir Meta me shoke po le am na ben edhe ironi ..Ky klyshi i vogel i Erdogani…

  2. zara says:

    Po pra ku është pyetja? Kjo biba që e pyeti ka qënë zëdhënsja e Berishës…të pyeste ish shefin e vet (ju kujtohen lotët e derdhura kur humbi Berisha). Thërrasin kryeministrin të përgjigjet për probleme e përgjegjësi që ka marrë me votën e dhënë nga populli, e pastaj e bëjnë bisedën muhabet kafenesh. Po s’pregatiteni ju fare? Falë Ramës more sot audiencë se s’të shef kush, as Berisha s’të shef moj ti Mëhilli. Po pyetje janë këto? Po kur ju vjen Edi Rama nëpër studio, mirë bëni! Talluni me njerëzit. Ai vjen të flasë për interes të popullit, ju merreni me biseda të dorës së tretë, as të dytë jo…e këtë përgjigje do merrni.

  3. Lili says:

    Zara qe nuk di a nuk do te kuptoje: pyetja eshte a ishit i ftuar a jo n’ate shfaqje. Nese po , pranohet pergjegja e KM , nese jo lindin shume pyetje se ambasadoret e amerikes e anglise kur nuk veprojne pahiri…dmth pyetja eshte a je shpallur non grata nga UK a KM ishte pyetja mbasi nuk e paske kuptuar!
    Perndryshe Lyni ju dha pergjegjen per kush ishte n’ate mbremje!

  4. viçidoli says:

    Kjo medie dhe keta gazetare jane turpi dhe fatkeqsia e ketij vendi,mire jua ben kryeminstri qe tall b….. me ju.
    Por problemi eshte se a do te harrini qe ta kuptoni ndonje here se jeni komplet kot e te pafte e idiote para Edi Rames.

  5. Ndoshta says:

    Ishte duke mbledh mare per raki ne Dajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje