Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura: Berisha do ta lidhë fatin e me tij me të PD, por izolimi nga SHBA është vdekja e PD. S'ja bëj qejfin Ramës të flas keq për Berishën

18 Tetor 2021, 18:09Politika TEMA
Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura: Berisha do ta lidhë fatin

Lulzim Basha ka thënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, se nuk do të merret me Sali Berishën dhe nuk do mbledh asnjë strukturë partie, për zgjedhje.

Ai tha se nuk hedh në votim vendime të marra nga SHBA.

“Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekullimeve, genjeshtarve e shpifjeve të ulta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike dhe opinioni publik.

E kam përjashtur dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të një mijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e theshtë: nga përballje të  opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë.

Ketë  kënaqësi apo dhuratë, Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë.  Unë e refuzoj arënën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në Partinë Socialiste, që sot i recitojnë të zemeruarit  dhe të keqkuptuarit me vendimin  tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën  e SHBA për shkak të shpalljes së tij non gratta prej tyre.

E kam  shpjeguar  kontekstin dhe barrën e këitj akti ditën që e  shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve.

Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA.  Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve”, tha Basha.

Ndër të tjera Basha tha se ish-kryeministri Berisha kërkon ta lidhë vendimin e DASH për shpalljen e tij “non grata” me fatin e Partisë Demokratike.

“Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non grata të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për trasparencë e drejtësi. Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non grata me fatin e Partisë Demokratike.

Në një anë ai po thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverise amerikane për shpalljen e tij non grata. Nga ana tjetër po  kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës  që është marrë në respekt të vendimit të SHBA.

A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD? Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij.

Kjo është pa asnjë përpektivë qoftë për PD, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë“, është shprehur Basha.

Kryedemokrati Basha tha se izolimi nga SHBA-të është vdekja e PD-së dhe rrjedhimisht vdekja e shpresës së shqiptarëve.

“Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve.

Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve për rrotacionin e pushtetit dhe normalizmin e demokracisë në vend.

Orientimi perendimor, proamerikan, euroatlantik e proeuropian janë për Partinë Demokartike me shumë se përcaktime ne statutin dhe dokumentet e saj. Janë identiteti i saj, kanë lindur në një orë me të, janë e do të jenë ADN-ja e saj.

Vota e anëtarësisë së Partisë Demokraitke me obligon mua, forumet, të zgjedhurit dhe gjithë anëtarët e PD-së të qëndrojmë në këtë orjentim, ta mbrojmë atë. Po lëshuam këtë busull nuk jemi më Partia Demokratike“, tha Basha.

9 komente në “Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura: Berisha do ta lidhë fatin e me tij me të PD, por izolimi nga SHBA është vdekja e PD. S’ja bëj qejfin Ramës të flas keq për Berishën”

  1. Lojen po e bajne bashke Berisha dhe Basha!

  2. John says:

    Pra, po mos ishte Rama, Luli mund te fliste keq per Berishen. Llogjike femije.

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Boll, or djalë, nuk ke çfarë thua më. Ndonëse vonë, por më mirë vonë sesa kurrë. Amerika është jeta dhe liria e këtij vëndi, goditjet ndaj saj siç po bënë Berisha janë një armiqësi e kultivuar qysh në djep. Berishës nuk i ka faj askush, tërë aktiviteti i tij politik është një shfaqje në dritë të diellit antidemokratike. Mardhëniet e Berishës me këdo janë thjesht mardhënie interesi, atij si ka interesuar kurrë ecja në binarët e demokracisë e këtij vëndi, fjalët në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë të dala nga goja e Berishës janë asgjë më shumë se hipokrizi e kulluar, ato ai ka përdorur dhe vazhdon t’i përdor si jorgan për të mbuluar maskarallëqet.

  4. Lul kastraveci pa fara says:

    O bythec ti nuk ke hallin e rames po nuk ta mban sumatricja te thuash te vertetat e kriminelit sali sepse edhe ai di shume gjera per ty

  5. dordolec bytheci
    se shpejti ne stodhjavul?
    kan mi gzu dashnort e grus miljonat e Vilat e kllounit batha

  6. Ladi says:

    Loja sa po ka filluar.
    Topi eshte ne fushen amerikane.
    Lojtaret jane te gjithe me breke neper kembe..??

  7. Gjon Leka says:

    Të lumtë, Lul. Ke filluar të ftillohesh e të flasësh drejt. Demokratët nuk mund të mohojnë vetveten e të shpallen antiamerikanë e antievropianë. Ata duhet ta hedhin tej tumorin e korrupsionit e të antiamerikanizmit e t’i kthehem vokacionit të tyre e ta shpëtojnë Partinë demokratike. Boll me Saliun, që e ka ngrënë çorbën e prishur me kohë, e që vazhdon të vjellë …

  8. Nje mergimtar says:

    Basha pas ultimatumit Amerikan po perpiqet te shpetoj menderen e tij.Ne qoftese eshte DEMOKRAT te zbatoj parimet e demokracise,ku kogjelialiteti eshte rruga me e mire.Vendimi i Bashes eshte i njeanshem dhe shkel parimet themelore te se drejtes.Pse ka frike Z.Basha nga ballafaqimi ne organet e Partise?Sipas deklarates se tij,se ai eshte i njohur me bemat e Berishes,pse nuk i thote?Pse kjo frike nga transparenca?Ne qoftese eshte per te share pse nuk duhet ti degjoj Edi keto bema,ku qendron e fshehta?Menyra si po veprohet eshte e pa ndershme,megjithese Berisha me bemat e tij ne keto 30-vjer e meriton.Keshtu ka vepruar ai me te tjeret,edhe me keq.

  9. Nishiraku says:

    Logjika te çon qe ata ne bulevard te katet i paske vrare ti o lulzim hoti! Po ankohemi kot per berishen.
    Me kërcënime te tilla ti duhesh klasifikuat si terrorist, dhe bashke me griden e salianjin do quheni organizate terroriste.
    Je thjesht nja maskara o lulzim hoti (basha)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje