Pse humbi Albin Kurti?

18 Tetor 2021, 14:03Politika TEMA

Nga Baton Haxhiu 

Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjat jo më shumë se tri ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për ta harruar atë të para tri ditëve, duke dashur kështu të shpjegohet mbamendja kohëshkurtër, mund të mos jetë aq i vërtetë sa e ka edhe famën.

Në Kosovë qytetarët kanë treguar se mbajnë mend pak më shumë e pak më gjatë se veç tri ditë dhe këto zgjedhjet e fundit tregojnë se memoria e tyre punoi fort kur u afruan pranë kutive të votimit.

Historia tashmë mbi 20 vjeçare e demokracisë kosovare nuk kujton një tjetër rast kur një parti përgjysmohet në vetëm gjashtë muaj dhe dorëzon elektoratin për mbi 50 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje nga 50.28% me 14 shkurt, ka rënë në 25.7% me 17 tetor. Nga 438 mijë e 335 vota me 14 shkurt, ka rënë në 205 mijë e 804 vota. Si mund të humbasësh afër 250 mijë vota brenda gjashtë muajsh?

Arsyet janë të shumta, por adresa shpjeguese është një – Albin Kurti.

Studimet tregojnë se partitë populiste siç është Lëvizja Vetëvendosje kur vijnë në pushtet ndryshojnë shumë. Ato i largohen radikalitetit të opozitës dhe moderohen brenda strukturës shtetërore. Por, ndryshimi i Lëvizjes Vetëvendosje në kaq pak kohë nuk është moderim, është tjetërsim.

Disa video të publikuara të Albin Kurtit në vitin 2011 e 2016 kur fliste për aksionet e policisë në Veri si opozitar dhe ato çfarë thoshte tani mund të kenë çuditur edhe besimtarët më të mëdhenj të tij.

Derisa në vitin 2011 tregonte në Parlamentin e Kosovës se si dorëzimi i kufirit nën përkujdesjen e KFOR-it ishte heqje dorë nga pavarësia, ai në vitin 2021 kërkoi negocim në Bruksel që kufiri t’i dorëzohet KFOR-it.

Derisa në vitin 2011 vetë negocimin për Veriun e konsideronte dorëzim. Në vitin 2021 ai doli në konferencë duke treguar se si ata po duan negociata në Bruksel, por po refuzon Serbia.

Situata e fundit në Veri, e shkaktuar nga vetë Kurti, për hesapet e veta, e tregoi atë ashtu siç nuk e kishin menduar, sidomos mbështetësit. Ai mbase befasoi edhe vetën me situatën e sikletshme në të cilën u gjend. Një përshkrim i figurës së tij në dy konferenca të rralle për Veriun, shpalosnin atë që disa njerëz të afërt të tij, privatisht, e thoshin. Kurti u frikësua dhe frika e tij reflektoi. Atë e tradhtoi qëndrimi dhe mimika, derisa vetë tradhtoi qëndrimet e dikurshme. “Shko në Bruksel dhe prano ç’të japin”, i kishte thënë Kurti Besnik Bislimit.

Një studimi më të përgjithshëm për të arritur në një përfundim më konkret do t’i nevojitet kohë më shumë, por rezultati i mbrëmshëm, ofron hapësirë edhe vetëm një ditë prapa, për të dhënë disa nga arsyet e rrëzimit të Vetëvendosjes në këtë 17 tetor.

Populli i Kosovës me 14 shkurt në zgjedhje të përgjithshme bëri një prerje radikale me tri partitë që udhëhiqnin Kosovën për 20 vjet. Albini pati mundësinë e rrallë të shpalos një plan konkret për sfidat të cilat e presin Kosovën në muajt e vitet në vijim. Një qeveri e udhëhequr nga VV dhe Albin Kurti nuk diti dot t’i adresonte ato, dhe nuk beri asgjë.

Asnjë plan konkret për dialogun, asnjë plan konkret për veriun e Kosovës, asnjë plan konkret për bashkimin kombëtar, ideal ky mbi bazën e të cilit u themelua dhe u rrit VV; dhe asnjë plan konkret për çkapjen e shtetit, i cili ka qenë slogani kryesor i VV gjatë gjithë kohës sa ka qene në opozitë, dhe në emër të të cilës ka udhëhequr protesta të dhunshme në mënyrë të vazhdueshme dhe ka orkestruar një fushtatë të tërë të lincimit publik.

Albin Kurti i cili nuk ka pranuar asnjë simbol të shtetësisë së Kosovës deri në këtë moment, brenda institucioneve lë për të nënkuptuar se të njëjtat do t’i pranojë vetëm pas marrjes së detyrës së tij si kryeministër i vendit.

Në zgjedhjet e kaluara faktor i rëndësishëm ishte edhe Vjosa Osmani. Ajo formoi një Listë zgjedhore pak para zgjedhjeve, mori votat që deshi dhe më pas u zhduk në rolin e parëndësishëm të presidentes. Disa video të fundit tregonin se si strukturat e sapoformuara të Listës Guxo, menjëherë pas zgjedhjeve kishin thirrur Osmanin e deputetët e tjerë për t’i uruar, por askush nuk ua kishte hapur telefonin.

Në politikën e jashtme krejt çka është arritur, janë gabimet e Ministres Donika Gërvalla në statuset e saj të çoroditur. Për 20 vjet kritika se si Kosova nuk di të bëjë politikë të jashtme dhe më pas u lihet i gjithë përfaqësimi i Kosovës në dorë dy njerëzve: Bisnik Bislimit dhe Donika Gërvallës.

Ndërsa në anën tjetër, Albin Kurti pranon simbolet, rrezikon sigurinë e qytetarëve me intervenime në kohë fushate. Kthen frikën e luftës në Kosovë ku plagët janë të freskëta. Ktheu fuqinë e Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe rrezikoi shtetësinë e Kosovës, me kushtin qe ai të jetë Kryeministri i saj.

Mobilizimi i forcave ushtarake serbe, rritja e gjendjes së gatishmërisë në nivel luftarak, lëvizja drejt kufirit me Kosovën dhe pozicionimi i trupave ushtarake serbe në afërsi të kufirit, futja në përdorim e aviacionit luftarak serb si paralajmërim, janë gjëra që vetëm një javë më parë pakkush do t’i imagjinonte, lëre më t’i besonte. Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, Ambasadori Botsan Hartchenko, njeriu i afërt i Putinit në Beograd, përkrah ministrit serb të mbrojtjes, vizitoi trupat luftarake serbe të pozicionuara afër kufirit me Kosovën. Mesazhi i vizitës së tij nuk kishte nevojë për përkthyes! Situatë kjo e krijuar nga Kurti, me të drejtë sepse respektonte një afat, por më pas zmbrapsje totale dhe urgjencë për rikthim në dialog. Në dialogun që aq shumë e kritikonte.

Instaloi frikën në Mitrovicë dhe Kosovë dhe ktheu imazhet luftës duke ofruar trupa serbe në kufi. Vendosi kriteret e intervenimit të panevojshëm duke i dhënë arsye Serbisë ta pushtojë veriun me lehtësinë e padurueshme.

Poshtëroi njësitet speciale të Kosovës duke i tërhequr nga veriu dhe duke i shndërruar ato në polici të zakonshme dhe duke ia humbur fuqinë. Kjo ishte, dhe u pa hapur, fuqia e pafuqishme e Albin Kurtit.

Dhe, njolloi si politikanët e së kaluarës së para luftës, njëri në veçanti, çështjen e veriut dhe serbëve të Kosovës e shndërroi nga një çështje politike dhe dialogun në çështje të luftës kundër krimit në veri.

Krejt çka kishte premtuar për 12 vjet; a) nuk do bisedonte me Serbinë dhe Vuçiçin; b) Nuk do të merrte pjese në dialog c) Do ta merrte veriun pa kushte. C) Nuk do të bisedonte për asociacionin dhe korrigjimin; d) Do ta ofronte Kosovën me Shqipërinë, E) Do te ruante marrëdheniet me Amerikën , ai e beri te kunderten. F) Dhe nuk donte hynte në konflikt me Serbinë dhe nuk do t’i jepte shkas për të hyrë me forcë në Kosovë.

Albini ka rrezikuar me dashje, dhe vetëm për zgjedhje lokale dhe për votën e tij, sigurinë e qytetareve të Mitrovicës dhe Kosovës me dy intervenime me njësinë speciale. Ai ktheu frikën e luftës dhe krejt çka Kosova kishte arritur në arenën ndërkombëtare për 20 vite i humbi për më pak se gjashtë muaj.

Nëse politikanët e pushtetit në Kosovë gabuan për 20 vjet, ardhja në pushtet e Kurtit tregoi se ai nga opozita mashtroi për 20 vjet. Dha një opsion politik, i cili nuk ekzistonte. Me narracione abstrakte krijoi një iluzion te populli se gjithçka është e thjesht, situata nuk është e komplikuar dhe ata po humbasin parajsën se nuk po e zgjedhin atë për t’i qeverisur.

Kurti nuk doli për t’i komentuar rezultatet zgjedhore si lider partie, por për më tepër nuk ka dalur as ta komentojë procesin zgjedhor, meqë i takon si kryeministër.

Por ky duhet të jetë politikani Kurti. Pushteti e ka veshur me fuqi, por e ka zhveshur nga miti që kishte krijuar për vetën. Me të përfundon edhe epoka e politikanëve në Kosovë që duan pushtet për të ardhmen, duke u thirrur në të kaluarën. Nga 17 tetori jo më. E kaluara nuk shërben. Madje e kundërta. Duke ia nxjerrë kontradiktat, e kaluara e tij e ka ndëshkuar Kurtin, duke ia rrënuar rrëfimin për profetin politik.(Albanianpost)

17 komente në “Pse humbi Albin Kurti?”

  1. Tomorri says:

    Kurti,ky dishepull I Saliut,e pesoj si ai ne 1992,qe mbas tre muajesh humbi thell zgjedhjet lokale.Saliu e mbajti pushtetin me dhune ne 26 Maj 1996,po ky bythemuti I LVV-es,krrici Albin Kurti cfare do bej?

  2. Katnari says:

    Kur Je RRK . e me SAMIN e kru , dihet c’ te pret nga mbrapa nje Hu .

  3. Perseri une says:

    I dashur Baton(qe te kam inat)!
    Kete rradhe i ke thene te tera. Nuk kam se cte shtoj asnje presje.
    I vetmi sugjerim i imi eshte qe spjegimet qe ti ben per “bythelevizjet” e Albinit, sikur ai eshte pa nje plan konkret, eshte i gabuar.
    Albini here eshte me diallogun dhe here kunder tij. Ai here eshte me Ameriken dhe here kunder saj. Ai here eshte me Evropen dhe here kunder saj. Ai eshte me Saliun dhe kunder Rames. Ai eshte here ketej dhe here andej.
    Ai duket sikur eshte nje gjarper qe nuk kapet dot, por e verteta eshte se cfaredo qe ben ai, eshte ne funksion te politikes Serbe dhe Ruse per ta kaluar problemin e Kosoves perseri ne OKB. Ai i acaron situatat me qellim te qarte pro-serb, per te treguar se Amerika eshte e paafte. Evropa eshte e paafte. Shqiperia eshte e paafte. Rama eshte ‘koqe kanari’. Boreli eshte spiun i serbit. Merkel nuk e kupton Kosoven… Bile edhe Vuciqi nuk di historine serbe dhe Albini ja tregon atij, ne vend te zgjidhi problemet. etj…etj…
    Pra Albini me kete konfjuzitet i sherben qellimit te Vuciqit per sabotimin e bisedimeve dhe pritjen e koheve me te mira per te. Kohet me te mira jane ahere kur Putini dhe Kina ta marrin ne dore zgjidhjene e problemiit. Deri ahere Kurti do hiqet si “revolucionar i Mao Ce tungut”. Nderkohe ai punon sipas planeve te Vuciqit dhe prandaj ai duket sikuar nuk ka plan.
    Ne thelb plani i tij eshte perhere pro serbit dhe gjitmone kunder interesave shqiptare….
    Levizjet e fundit te tij sic ishin stikerat dhe rrumpalla ne Mitrovice, i sherbyen serbit per te treguar qe Kosova eshte protektorat i OKB. UMNIK, EULEKS, NATO nga nje ane dhe ushtria serbe, tanket dhe avionet serbe, ambasadori rus nga ana tjeter, i tregojne botes qe Kosova eshte problem per tu zgjidhur dhe qe nuk zgjidhet me planet e Evropes dhe Amerikes. Kurti i sherbeu politikes Ruse qe per ta zgjidhur kete problem duhet edhe pjesemarrja e Rusit dhe KESHILLIT TE SIGURIMIT te OKB.. Ky eshte plani i qarte i Kurtit dhe tregon se ju Z. Baton gaboni qe thoni se Kurti nuk ka plan. Ai ka nje plan, por qe nuk e ka hartuar vet.. Ai thjeshte zbaton planin sipas udhezimeve nga jashte. Keto udhezime ndryshojne cdo mengjes dhe e paraqesin Albinin si “bythe levizur”. Ky eshte thjeshte nje “iluzion optik”. E vertata eshe se Albini punon me plane te detajuara, por jo te tilla per tu kuptuar nga ne. Ne keto plane Albini thjeshte mundohet te “spjegoje” patriotizmin e tij. Me sa duket vetem injoratet i marrin keto veprime te Albinit si “patriotizem” dhe ky eshte i vetmi premtim qe Kosova do ja arrije te behet shtet. Popullit po i hapen syte dhe po kupton se Amerika dhe Evropa nuk kane alternative….

  4. Dajti says:

    Shqiptaret e Kosoves duhet urgjentisht ta fusin Kosoven ne shinat e nje shteti normal,me kalamanj inatcinj,dhe te ligj,nuk drejtohen punet e shtetit.Ne zgjedhjet e djeshme shqiptaret e Kosoves vepruan me aresye, dhe jo me emocione.

  5. Nafia says:

    Me thuaj me ke rri, te them kush je,Albini rri me fundrinat e kombit,dyshen Sali-Meta,keshtu qe fundin e tyre do ket.

  6. Pilo Lala says:

    Analize e perkryer e analistit me te zote te Kosoves, Baton Haxhiu.
    Nuk mund ta kundershtosh ne asnje pike.
    Kosova u ndje shume afer tankeve Serbe, gje qe nuk ka ndodhur kurre keto 22 vjet.

  7. 19 says:

    Nje cop kalama i llastuar si cun i beut me duket mua .

  8. XXXL says:

    O Baton budalla eshte edhe nje shprehje popullore :
    “Po me genjeve heren e pare eshte faji yt, ama po me genjeve heren e dyre shte faji im”, keshtu qe koqevaret kete here i kishin lare syte.

    1. TDCI says:

      Nga Gjakova thonë po të shkërdheva për të dytën herë zgjatma dorën

  9. As opingat e Albin Kurtit nuk mund të jeni, ju që e kritikoni atë.

  10. rexha 10 says:

    ALBINI ,gabimin me te madhe e beri me politiken me Shqiperine .Jo se doli kunder Rames ,pore dha pershtypjen se ju bashkua Saliut ,dhe ilirit .Ku ne Shqiperi keta urreheshin si njerze me te dalluar nga bandat e tyre ,dhe qe kishin perfituar kaqe shume te mira nga pushteti duke qeverisur Ngado qe hidhje syte , shikoje vilat e ndertuare ,o ishin te Saliu ,ose te Ilirit.Lere pastaje ngjarjet qe rridhenin njera pase tjeteres ,deri ne vrasjet e njerzeve me te thjeshte qe punonin per nje kafshate buke .Vrasjet ne protesta te 4 personave me duarte ne xhepa.
    Gabimi i dyte ,Albini duhet te kuptoje qe politiken ne Kosove e drejtone vetemSHBA,dhe pa e permendur EUROPEN.Te pakten kjo shikohet kure acarohen gjakerat ndermjet KOSOVES dhe SERBISE,se kushe bene thirrje per te ulur tensionet ,dhe kushe e perkrahe.

  11. Baton Stanišiči says:

    Hejtera te grande Albinit, rendituni, mbani distance, rend dhe higjien orale edhe ejani me ma pushit anakonden mue edhe komplet Vetvendosjes duke mos anashkalue te madhin grande. Ua jebatsha komplet zingjirin gjenetik grekoserb te cilit i takoni.

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Kush e ka shkruar kete koment prej debili? Ky ka përdorur Google Translate per te shkruar shqip, por i ka futur edhe nje “grande” per embelsire.
      Njerez te tillë te trashe nuk duhen lejuar te komentojne

  12. Me kembe ne toke says:

    Ja ke fut kot.

  13. TDCI says:

    Albin Kurtaj është kryeministri ma i aftë ndër kryeministrat por edhe i pa kritere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje