Covid-19, një seri aksidentesh apo një komplot i planifikuar?

17 Tetor 2021, 15:38Politika TEMA

Nga Peter Skurkiss “American Thinker”

Që nga momenti i shfaqjes së koronavirusit në Vuhan të Kinës në fillimin e vitit 2020, SHBA ka pësuar dëme të mëdha. Ne kemi kaluar nga përdorimi i gjithëkohshëm i maskave të fytyrës tek mbyllja e ekonomisë, deri tek nisja e shpërndarjes me shpejtësi të vaksinave të paprovuara, dhe së fundmi deri tek miratimi i ligjeve për vaksinimin e detyrueshëm të popullatës.

Dhe me gjithë këtë proces torturues, liritë që dikur në SHBA merreshin si të mirëqena, tashmë janë kufizuar në mënyrë të qëndrueshme. Madje ne kemi qenë dëshmitarë të vjedhjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, nëpërmjet zgjerimit të pazakontë të votimit përmes postës, kohëzgjatjes së kohës së votimit dhe përmbysjes së ligjeve zgjedhore në rang shtetesh nga një numër guvernatorësh dhe prokurorësh të përgjithshëm.

Preteksti për këtë ishte mbajtja nën kontroll e përhapjes së virusit të Vuhani, dhe ishte ai që bëri të mundur manipulimin e zgjedhjeve në shkallë të gjerë.

Duke kthyer kokën pas dhe duke riparë atë që ka ndodhur, ngrihet vetvetiu një pyetje:A është e gjithë kjo rrëmuja e Covid-19rezultat i një serie aksidentesh të rastësishme, dhe vendimesh të këqija nga ana e institucioneve shëndetësore? Apo është një mashtrim, i cili ishte planifikuar paraprakisht?

Kjo e fundit na çon në territorin e teorisë së komplotit. Dhe këto të fundit janë një përzierje. Shumica janë plotësisht të çmendura dhe pa shumë baza. Gjithsesi, disa të tjera kanë në fakt një bazë dhe logjikë të shëndoshë.

Sot, ajo që etiketohet shpesh si një teori konspirative, nuk është asgjë më shumë se diçka, të cilën klasa sunduese e konsideron si të pakëndshme për ta diskutuar.

Nëpërmjet përdorimit të pasurisë dhe ndikimit që ka, elita drejtuese i nxit agjencitë qeveritare dhe mediat e saj të përqeshin dhe përçmojnë çdo lloj debati që i nxjerre ata në pozitë të keqe.

Ky është realiteti në të cilin jetojmë. Kini parasysh një fakt:Një numër teorish konspirative po qarkullojnë le të themi që nga vitet 1960. Secila prej tyre është demaskuar shumë herë nga burimet zyrtare të qeverisë dhe mediat pranë establishmentit.

Në rregull. Por duke pasur parasysh atë që duhet tani mbi luftën e fshehtë të zhvilluar kundër ish-presidentit Donald Trump nga elementë të caktuar në qeverinë federale, madje edhe nga disa zyrtarë në administratën e tij, dhe mediat e establishmentit, a duhet hedhur poshtë ideja e ndonjë komploti?

Për t’ua bërë të qartë këtë, ja ku keni një shembull të qartë. E mbani mend “konservatorin e drejtpërdrejtë” Bill Barr? Ai tha se pas një  hetimi “të plotë”, Departamenti i Drejtësisë i drejtuar prej tij arriti në përfundimin se Xhefri Epshtein kreu vetëvrasje në qelinë e tij të sigurisë së lartënë ishullin Rikers në vitin 2019.

Media e pranoi atë si versionin “zyrtar”, dhe tani për ta hedhur poshtë këtë teori ju etiketon juve si teoricienë konspirativë. Unë ju pyes, a ka vend për të dyshuar në këtë rast?

Duke u kthyer pas në kohë, ish-presidenti Frenklin Delano Ruzvelt tha në një rast:“Nëse ndodh diçka në politikë, mund të vini bast se ajo është planifikuar të ndodhë ashtu”.

Dhe Ruzvelt ishte një njeri me shumë përvojë në këtë drejtim. Ai u zgjodh 4 herë si president i SHBA-së. Kush mund të jetë pas një komploti të Covid-19? Duke luajtur rolin e Avokatit të Djallit, unë sugjeroj se fajtorë janë globalistët apo nëse doni mafia e Davosit dhe pjesëtarët e saj.

Dhe çfarë dëshiron kjo elitë botërore? Sipas deklaratave të tyre publike, disa prej të cilave ata i kanë përsëritur vazhdimisht për dekada, ata bëjnë thirrje për një ose më shumë nga sa vijon:

1.Forcimin e organizatave ndërkombëtare.

2.Ecjen drejt qeverisë globale dhe zhdukjen e kufijve kombëtarë.

3. Krijimin e popullatave të vetëkënaqura.

4. Zvogëlimin e popullsisë botërore përmes infertilitetit dhe mjeteve të tjera.

5.Ngadalësimin e ekonomive për të parandaluar ngrohjen globale, për të cilën ata mendojnë se është një kërcënim.

6.Transferimin e pasurisë nga shtresa e mesme tek ata vetë.

7.Fuqizimin e teknokratëve.

8. Eliminimin e demokracisë përfaqësuese për të krijuar situata si Bashkimi Evropian, ku janë burokratët e Brukselit ata që diktojnë gjithçka.

Secili nga këto synime globaliste ka ecur përpara në një shkallë apo tjetrën falë pandemisë së Covid-19. Donald Trump ishte një pengesë për axhendën globaliste. Pa dyshim, reagimi i tepërt ndaj Covid-19, luajti një rol të rëndësishëm në largimin e tij nga detyra.

Pra, a është e gjitha kjo rastësi… apo gjërat ishin planifikuar të ndodhnin në këtë mënyrë? Është në dorën tuaj ta vendosni. Por para se ta bëni, duhet të kuptoni se klasa sunduese ka si motivin po ashtu edhe mjetet për ta bërë këtë. Dhe kush do t’i demaskonte ata? Mediat? Agjencitë qeveritare?

https://www.americanthinker.com/blog/2021/10/covid_a_series_of_accidents_or_a_planned_conspiracy.html

16 komente në “Covid-19, një seri aksidentesh apo një komplot i planifikuar?”

  1. Ju shitoftë Zana po vazhduat më kësisoj artikujsh says:

    I nderuar moderator i forumit, te kerkoj qe mesazhin me poshte ta kalosh tek Mero Baze.
    Nuk e kalove ti, apo Mero nuk e heq kete shkrimin, per mua njelloj eshte. Nuk do e lexoj me gazeten TEMA deri ne 2023 dhe do filloj marketing negativ per te. Meros gjithsesi do gjej rrugen dhe do ja coj mesazhin personalisht.

    Mero Baze, ne emer te vleresimit te jashtezakonshem qe kam per ty si analist dhe gazetar, te bej thirrje qe mos ta perdoresh Gazeten TEMA si nje vitrine te jashteqitjeve te psikopateve dhe keqberese te planetit.
    Ky artikull ben dem. Ben ekstremisht dem, se hyn ne trurin e njerezve pa filtra logjik dhe nuk del me. Ky prodhon zombie per kauza te rrezikshme.

    1. Korcari1 says:

      Po ti cke,mos ben pjese ne globalistet?
      Kjo eshte nje gje e perditshme ne perendim qe ka humbur shume nga lirite e vendosura prej shekujsh.
      Per ata qe kane veshe te degjojne dhe te hapin syte.Per cudi gjithe prodhuesit e ketyre jane cifute,100% ,qe nga Phizer,Moderna,Astra Zeneka ,Novavax dhe shumica pjese e Cabal.

      1. Who says:

        Ska mundesi te zyrtarizohet injoranca ne kete fare feje. Lanë lesh e trru njerzimi neper konspiracione…. Te jete natyra e natyres vallë ky lloj degradimi i arsyes? Tema nuk e prisja nga ju kete!

    2. Informacione te reja dhe ilace qe te shpetojne jeten nga covid-19 says:

      Ja nje lajm zyrtar nga Irlanda, per te hapur syte ata qe mendojne se jane vaksinuar dhe ja kane hedhur. Lajmi eshte nje raportim i 369 vdekjeve nga Prilli 2021 ne Tetor 2021. Ka patur 369 vdekje ne total. Midis tyre 200 nga 369 (54.2%) kane vdekur mbas marrjes, te se paku, nje doze vaksine; 155 nga 369 (42%) kane vdekur pas marrjes se dy dozave te vaksines dhe 169 nga 369 (45.8%) kane vdekur nga ata qe nuk e kane marre vaksinen. Pra, rezulton qe 200 persona nga 369 vdiqen nga covid-19 ne Irlande nga nje total pre 369 (54.2%) edhe pse te vaksinuar. Sigurisht qe 169 te vdekur ishin te pavaksinuar, por ishin me pak se te vaksinuarit. Atehere, ku eshte vlera e vaksinimit? Ky virus te vret, sepse eshte zhvilluar ne laborator qe te vrasi dhe nese te kap mund ta kalosh lehtazi dhe te fitosh imunitet per jete ose mund ta kaloshb pak me rende, por prape mund te shpetosh ose vetem 0.07% mund te jene shanset qe te vdesesh. Lajme te ngjashme me fakte shkencore jane dhene edhe nga Izraeli. Nese doni te lexoni njoftimin nga Irlanda mund ta gjeni ketu: https://www.bagenalstown-online.com/blog/vaccination-status-of-covid-19-deaths-in-ireland-between-1st-april-2021-and-9th-october-2021
      Ne Amerike ka mjekim qe te ngre ne kembe edhe kur je rende me covid-19. Per te gjithe ata qe desherojne te shpetojne ju lutem perdorni budesonide. Nje studim shkencor nga Britania ka provuar qe sprucimi ne hunde i ilacit te astmes budesonide te sheron, madje me mire se edhe cdo ilac tjeter qe perdoreet ne spitale. Ja artikulli shkencor ketu: https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/33844996/. Po ashtu Regeneron qe eshte nje ilac qe permban antitrua monoklonal te ngre ne kembe 5 ore pas injektimet edhe pse i semuri mund te jete me tuba per frymemarrje. Regeneron prodhohet nga nje kompani ne Amerike. Kam frike se ilaci nuk mund te shitet ne vende te tjera sepse sasia qe prodhohet eshte e vogel. Por shikoni lajmin nga Komisioni Europian qe ka nenshkruar nje marreveshje me Eli Lilly qe te blejne antitrupa monoklonale kunder covid-19. Ju uroj sherim atyre qe besojne dhe mirekuptim atyre qe nuk besojne. Lexoni me shume, do te shpetonin jete.

  2. Taku says:

    E more tema o majmune rrace

  3. ?????? says:

    Si ka mundesi qe Tema te botoje nje artikull anti-Soros anti-globalist? Mbase minjte po ndjejne termetin qe do vije shume shpejt e po kthejne pllaken e gramafonit ose gabim qe i ka shpetuar censures.

  4. Vranakonti says:

    Nje shkrim shume interesant dhe per tu marr srriozisht ne konsiderat.

  5. BB says:

    Ushqim per bagetine.
    Bravo bre Peter Scurkiss, a lot of BS.

  6. Ju lutem botoheni dhe lexojeni - Eshte e rendesishme per ju te gjithe says:

    Me se fundmi dikush ne Gazeta Tema e kuptoj dhe doli nga korniza qe gjithcka qe po ndodh me kete flame po e con njerezimin drejt shkaterrimit ne dobi te globalisteve. Ju falenderojn dhe ju pershendes per guximin dhe shprehjen e lire te mendimeve. Personi qe ka shkruar kete artikull nuk diskuton se cfare eshte ne vaksinen qe po ju injektohet njerezve dhe perse te gjithe duhet te vaksinohen. E para, vaksina nuk eshte vaksine por terapi gjenesh. Sipas vete FDA cdo produkt qe permban RNA ose ADN eshte terapi gjenesh. Qeliza te shumnta ne organet e njeriut te vaksinuar do te prodhojne ate qe quhet proteina spike, pjese e virusit. Duke prodhuar kete proteine qelizat imune te organizmit do te sulmojne keto qeliza sepse i njohin si te infektuara dhe i vrasin. Kjo sjell deme te medha ne organe te ndryshme dhe nese kjo ndodh ne qelizat e trurit atehere pasojat jane te kuptueshme (truri kontrollon te gjitha veprimtarite e njeriut). E dyta, vaksina permban 95-98% oxid grafini (graphene oxide shkurt GO). Kjo eshte provuar me analiza te kryera ne Spanje (shikoni ketu artikullin e shkencetarit spanjol: https://static.securetherepublic.com/State-Documents/Arkansas/87z5xmeRIx-graphene-oxide-detection-official-interim-report-in-english-(university-of-almeria)-june-2021.pdf) dhe nga shkencetare te tjere qe i kane raportuar gjetjet e tyre. Ky komponim eshte nje lende toksike e rrezikshme qe shkakton mutacion gjenesh, koagulim gjaku, probleme te renda te frymemarjjes dhe kancer te mushkerive duke cuar ne probleme akute respiratore. Po ashtu ky komponim nxit formimin e trombeve dhe sigurisht goditje ne tru apo organe te tjera. Njihet qe ky komponim gjithashtu shkakton infertilitet dhe miokardit dhe inflamacion ne shume organe. Ja nje studim i kryer ne Britani ne 2018 ku pershkruhen te gjitha efektet negative te GO ne minj: https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S2352940718302853. Duhet te kemi parasysh qe ky komponin gjithashtu ka veti magnetike. Dhe nese perfundon ne qelizat e trurit atehere situata behet e qarte. Shume shkencetare kane shprehur friken se permes teknologjise se re te 5G (wifi) mund te aktivizohen GO ne tru dhe sigurisht qe efektet jane te tmerrshme. Qelizat nervore funksionijne mbi bazen e elektricitetit dhe nese nje komponim me veti magnetike futet ne neuronet e trurit ato nuk funksionojne normalisht. Keto jane shume shkurtimisht efektet e tmerrshme te GO mbi njerezit.

    1. Ilir says:

      I shkreti z. President Biden, c’paska per te hequr! Ka mare dozen e trete… Duan ta heqin qafe! Dikush ta lajmeroje nga ju qe merni vesh nga keto gjera!

      1. Korcari1 says:

        Nuk i ben njeri vaksine te vertete Biden.Sa per biden media publike nuk shkruajne te verteta.
        A ke degjuar si i theresin komunistit amerikan ne stadiume
        LET’S GO BRANDON!!

  7. Melek says:

    Analize e besueshme pasi kemi patur shume pikpyetje ne mendjet tona per ecurine e Covid-19.Deklaratat kontradiktore te OBSH ,perzgjedhja e virusit per moshat e treta dhe vaksinat qe duheshin 10 vjet u bene per 10 muaj jane fakte te pamohuesme keto qe vertetojne enigmen e planifikuar Covid-19.NJe gje s,kuptojme ,si u bene pula udheheqesit boterore perpara ketyre fakteve ? :Kahsapana e moshave te treta nuk mund te quhet elite boterore por holokausti i te cmendurve te orgjive .ZOTI i denofte|

  8. Melek says:

    Analize per tu besuar plotesisht.Shume pikepyetje ne mendjet tona per Covid-19 . Deklaratat kontradiktore te OBSH-se dhe Faucit,perzgjedhja e virusit per moshat e treta dhe vaksina qe donte 10 vjet per tu miratuar u be per 10 muaj vertetojne se keto jane fakte ta pamohueshme se Covid -19 u planifikua nga elita e orgjive . ZOTI i mallkofte dhe denofte sa me pare!

  9. Hani pini says:

    O ilir, ti qe “shqetesohesh ” per te shkretin Biden se paska marre dozen e trete! !!!
    Je i sigurte qe, apo çfare ka marre Biden? ??!!!

    1. Ilir says:

      Une po i bashkohem shqetesimit te ketyre qe dijne shume è shkruajne pafund, ta lajmerojne Bidenin se eshte plak njeri dhe… me dozen e trete, sipas ketyre te mencurve qe bejne komentet me te gjata se vete artikulli… kushedi c’i ndodh… Ja kane bere kastile te shkretit?

  10. Beni says:

    NJE BRAVO E MADHE TEMA PER GUXIMIN QE TRGUAT PER BOTIMIN E ARTIKULLIT SEPSE ELITAT E DEGJENERUARA NA TRAJTOJNE SI NUMURA JO SI NJEREZ DUKE NA MBYTUR ME PRAPAGANDE TE MAJTE.DO JEM LEZUES I RREGULLT I JUAJI DHE PER SHUME KOHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje