Nga Adriatik Doçi
Pas katër muajsh, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka nisur shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, i cili akuzohet nga Parlamenti për cenim të marrëdhënieve me SHBA, nxitje të veprimeve të dhunshme, marrje të kompetencave të institucioneve të tjera, shantazh ndaj drejtësisë dhe ambasadorëve, cenim të sigurisë, dëmtim të imazhit të vendit, shkelje të 20 neneve të Kushtetutës etj. Kushtetuesja e ka shqyrtuar çështjen ‘Meta’ në seancë paraprake, duke vendosur kalimin për shqyrtim në seancën plenare.
Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon një procedurë të veçantë në rastin kur Kuvendi kërkon shkarkimin e presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Nëse paditë dhe kërkesat e zakonshme në seancë paraprake, pra dhomë këshillimi, shqyrtohen nga trupa gjykuese me nga tre anëtarë, në seancën paraprake për shqyrtimin e vendimit për shkarkimin e Presidentit duhet të marrin pjesë shumica e anëtarëve, pra të paktën 5.
Madje, sipas nenit 62 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kalimi i çështjes për shqyrtim në seancë plenare vendoset me votat e shumicës së anëtarëve të saj, pra duhet të votojnë pro të paktën 5 anëtarë nga 9 anëtarë që ka Gjykata Kushtetuese.
Në rastin konkret, Kushtetuesja ka 7 anëtarë, ku të paktën 5 nga të cilët kanë votuar për kalimin e çështjes për gjykim. Pika 1 e nenit 62 të ligjit për Kushtetuesen parashikon se edhe seanca paraprake duhet të zhvillohet në formën e një seance publike, pikë e cila në rastin e presidentit Meta nuk është zbatuar nga Gjykata Kushtetuese.
Po cilat do të jenë hapat e mëtejshëm deri në vendimmarrjen për fatin e Presidentit?
Gjykata Kushtetuese tashmë do do të nisë përgatitjet për gjykimin e çështjes, duke caktuar edhe një datë për zhvillimin e seancë plenare. Por, që Kushtetuesja të mblidhet në seancë plenare, të shqyrtojë çështje si dhe të marrë vendime, duhet të sigurojë një kuorum jo më pak se 6 anëtarë. Këtu nuk përjashtohet mundësia e një surprize, duke bllokuar seancën plenare, pasi zhvillimi i saj është në dorën e dy anëtareve, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, të emëruara nga Ilir Meta.
Sonila Bejtja është bashkëshortja e Andi Bejtes, një analist pro PD-LSI, bashkëpronar i televizionit të familjes Berisha, ndërsa Marsida Xhaferllari ka lidhje të shumëfishta me Berishën dhe Metën. Nëse dy anëtaret bashkohen, mund të bllokojnë seancën plenare. Pra egziston mundësia që Berisha dhe Meta të ndikojnë për të sabotuar mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkaq, në seancë do të njoftohen palët, në rastin konkret Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre pro dhe kundra vendimit të shkarkimit. Ilir Meta mund të paraqitet vetë në seancë plenare ose të autorizojë një përfaqësues ligjor. Refuzimi i mundshëm i Metës për të marrë pjesë, ashtu siç edhe refuzoi komisionin hetimor, nuk e ndalon Kushtetuesen për të vijuar shqyrtimin e vendimit të Kuvendit, i cili e shkarkoi nga detyra.
Përpos presidentit dhe Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mund të thërrasë edhe persona të tjerë në gjykim. Pas dëgjimit të palëve, Kushtetuesja do të vendosë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra ose për rrëzimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij. Që Meta të shkarkohet nga detyra duhet të votojnë pro shkarkimit të tij të paktën 5 anëtarë nga 7 anëtarë që ka sot Gjykata Kushtetuese.
Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që Gjykata Kushtetuese, për të shtyrë në kohë dhe lehtësuar veten nga pesha e një vendimmarrje të vështirë, t’i drejtohet për një opinion Komisionit të Venecias, nëse Meta e ka shkelur ose jo Kushtetutën.
Një lëvizje të tillë, Gjykata Kushtuese, e ndërmori edhe për çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, edhe pse Komisioni i Venecias ishte shprehur një herë, duke legjitimuar zhvillimin e zgjedhjeve dhe hedhur poshtë si të paligjshëm dekretin e Metës për t’i anuluar.
Venecia përsëriti pothuajse të njëjtën përgjigje, duke lënë në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nëse Kushtetuesja do ta përsërisë këtë manovrim edhe në rastin e presidentit, vendimmarrja përfundimtare mund të shtyhej pasi Metës t’i përfundojë mandati si president.(Shqiptarja.com)
Nuk e di pse merreni me kete gjënë. Ajo dihet qe Kushtetusja nuk ka fuqi…pasi atje jane miqte e tij te perbetuar.
Por, kjo ska rendesi. Ai mbetet edhe me shume President pa moral qe rri aty vetem se nuk e shkarkojne dot me ligj, por ai eshte teresisht i mbaruar politikisht dhe moralisht.
President fshatar injorant dhe hajdut i degjeberuar.
Kur te dënohet,do ja mbathi si llalla.Fshatarët e degjeneruar nuk njohin dinjitetin dhe etikën.
Gjithë ndyrësirat që ka krijuar rraca njerëzore jane mbledhur ne shqipëri,fatkeqsisht.
DUKE PATUR PARASYSH SE GJYKATA KUSHTETUESE PERBEHET NGA GJYQTARE PA BYTH DHE QE JANE PJELLE E POLITIKES ME E MUNDSHME ESHTE QE ÇESHTJA META TE HIQET ZVARE DERI SA ATIJ TI PERFUNDOJE MANDATI. TE SHKARKOSH ILIR METEN DO GJOKS DHE PERGJEGJESI PER TE SHPETUAR VENDIN NGA TE KEQINJTE KU ILI XHEP META E SALI RAM BERISHA KRYESOJNE. KETE GJOKS NUK E KANE AS GJYQTARET E KUSHTETUESES DHE AS KOLEGT E TYNE VETERANE. KESHTU QE MOS PRISNI NDONJE VENDIM TE DREJTE.
Ka vetem nje skenar, vilat , pasuria , shtepite ne Londer dhe flori i i vjedhur…le te qendroje President me pas…..dhe te pij kafe me Tualet Pallen po te doje.Gjithshaka tjeter ska kuptim
=
Po keshtu edhe per Berishen
dhe Hajdutin Mbret Global:
Edvin Rama.
=
Fuck bastardeve…..
Andi Bejtja,eshte bashkepronar ne Televizorin,e Berishes..Ky televizor esht me Ilir Meten dhe Sali Berishen..Keta dy jane kundra reformes ne Drejtesi, kunder Shteteve te Bashkuara dhe Europes..Ndera Sonila Bejtja antare e gjykates kushtetuese emeruar nga MEta..
Ketu qendron ironija,dhe se si po ndertohen organet e reja Gjyqeqere.Cprisni nga kjo gjykate,?? Ne keto rethana Sonila Bejtja duhet te jape dorheqen,ose organe kopetente duhet te veprojne qe nje ciban i tille te mos helmoje drejtesine..Po keshtu edhe xhaferllari..Ku i gjeti Andi Bejtja qe u be pronar me Zenin parate..? E bukur eshte qe mazhoranca hesht..Organi qe e zgjodhi Sonila Bejten eshte i koruptuar nga Meta e Berisha..
Edhe analistet, ata me te guximshmit;po heshtin..Edhe Amerikanet,duhet urgjend ta shpallin Nongrata,Andi Bejtjen dhe te shoqen..
Me mire ta shkrijme Gjykaten Kushtetuese me qe kemi Komisionin e Venecias. Ata sa marrin rrogen kot se nuk vendoskan dot per asgje.
Nese kjo gjukate esh-t rreformuar mbas rreformes ne drejtesi, Ilir Meta qe esht shkarkuar nga parlament shqiptar korik te keti viti per shkejet kushtetuse,* duhej te ish shkarkuar me kohe. Megjithate, me mire vone se kurre. Asnjehere sesht vone.
Problemi qe shoh une ,nuk eshte shkarkimi apo jo i nje njeriu delenxhi e maskara ,nje hajduti e nje karagjozi qe nuk perfaqson jo me partine e tij dhe lere pastaj republiken shqiptare por tek gjykata kushtetuese .Per cfare paguhen keta gjyqtare te larte ??? Per cfare na duhet Venecia qe duhet pyetur per cdo gje?Nqs na ben pune venecia atehere keta duhet te dorehiqen e te shporren nga keto poste qe kane sepse jane te paafte per kete pune .Me mire na bie te paguajme venecian dhe ta fleme mendjen se te mbajme nje gjykate qe nuk kupton a eshte shkelur ligji apo jo.Cudi e madhe kur kemi kaq shume juriste e smund te japin dot nje vendim .Flini gjume se rrogat e majme i merrni,prisni venecian pastaj do prisni SHBA,pastaj Europen e deri sa te prisni edhe Kinen ,legena…
Eshte fare e thjeshte per kete gjykate!Pas ndigjimit te Seances Plenare per shkarkimin e te shkarkuarit,ajo do ti drejtohet Kom.te Venecias ku per relator do te çoje Arian Vasiarin !Kur e pyeten se perse do te çojne Vsiarin njeri prej anetareve te kesaj trupu pergjigj:Sepse ai eshte aq trap sa qe ka per te prishur pune ne vend qe te rregulloje!